LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i pamëshirshëm, fiton thellë ndaj Southamptonit të Armando Brojës

Liverpooli i pamëshirshëm, fiton thellë ndaj Southamptonit të Armando Brojës

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka marrë fitoren e radhës në Ligën Premier, duke fituar pa vështirësi ndaj Southamtonit dhe duke i qëndruar si hije liderit Chelsea.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Reds, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe tri gola.


Reds hapen serinë e golave pas vetëm dy minutave me anë të Diogo Jota, i cili shënoi për 1-0, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 32-të për 2-0.

Në minutën 37-të ishte Thiago Alcantara që shënoi për epërsinë 3-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Vlen të përmendet se në ketë pjesë, sulmuesi shqiptar, Armando Broja pati dy raste të mira, por pa arritur t’i konkretizojë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte përsëri skuadër më e mirë, e menaxhoi lojën dhe shënoi edhe një gol tjetër për të siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të dhe ishte Virgil Van Dijk, i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin 4-0, që doli të ishte edhe përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Reds e shohin veten në pozitën e dytë me 28 pikë apo një më pak se Chelsea i pari, ndërsa Southamptoni zë vendin e 14-të me 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli luan në udhëtim derbin ndaj Evertonit, teksa Southamptoni e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wgNPfPAXeeY

https://www.youtube.com/watch?v=XL5kF282knc

https://www.youtube.com/watch?v=Em1FSthZbh8

https://twitter.com/TrentXtra_/status/1464628023563538446

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori