Liverpooli me ofertë të parefuzushme drejt Napolit për Hamsik

Gazetari italian Emanuele Giulianelli, ka zbuluar se Liverpooli është i gatshëm të sjell Marek Hamsik në Anfield gjatë verës.
Sipas Giulianelles tashmë klubi anglez ka bërë edhe ofertë drejt Napolit, oferta e cila është vështirë e refuzushme madje.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
"Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka marrë një ofertë rreth 45 milionë euro për yllin sllovak, ndërsa lojtarit i është ofruar një kontratë katër vjeçare me një pagë gjashtë milionëshe në vit".
28-vjeçari është një nga lojtarë më të mirë të Sllovakisë në Euro 2016 dhe me paraqitjet e tij duket se ka bindur edhe më shumë Jurgen Klopp. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































