LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nis bisedimet me lojtarin i cili do ta zëvendësojë Alexander-Arnold pas largimit

Liverpooli nis bisedimet me lojtarin i cili do ta zëvendësojë Alexander-Arnold pas largimit

Liverpooli ka nisur bisedimet e para me një kandidat potencial për zëvendësimin e Trent Alexander-Arnold, sipas raportimeve të fundit. 

Kalimi i Alexander-Arnold tek Real Madridi është tashmë vetëm çështje kohe dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet kur të dy palët të nënshkruajnë kontratën. 

Pavarësisht se 26-vjeçari do të mbetet pak kontratë në verë, Liverpooli pritet të fitojë miliona euro nga Real Madridi. 


Një marrëveshje ende nuk është arritur plotësisht, por puna drejt kompletimit të transferimit ka arritur në fazën përfundimtare. 

Zbulohen detaje nga kontrata luksoze që Alexander-Arnold pritet ta nënshkruajë me Real Madridin
Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga kontrata luksoze që Alexander-Arnold pritet ta nënshkruajë me Real Madridin

Alexander-Arnold është në muajt e fundit të kontratës së tij ekzistuese dhe largimi nga ‘Anfield’ po konsiderohet diçka e mirëqenë. 

Tani sipas raportimeve të fundit, klubi anglez tashmë ka bërë lëvizjen e tyre për zëvendësimin e tij. 

Sipas The Independent, Liverpooli ka nisur bisedimet fillestare për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong. 

Bisedimet nuk kanë arritur në faza të avancuara, por ‘Të Kuqtë’  shpresojnë se do ta fitojnë garën me ekipet e tjera për shërbimet e reprezentuesit holandez. 

Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë po ashtu të interesuara për transferimin e Frimpong. 

Këtë sezon, Frimpong ka bërë 40 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar katër gola./Telegrafi/