LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mund të bie edhe më poshtë, Salah po mendon largimin nga klubi

Liverpooli mund të bie edhe më poshtë, Salah po mendon largimin nga klubi

Mohamed Salah u bë rekordmeni i Liverpoolit për numrin e golave ​​të shënuar në Ligën Premier, pasi shënoi dy gola në fitoren e madhe prej 7-0 ndaj Manchester United.

Sulmuesi egjiptian ka luajtur gjithsej 293 ndeshje për Liverpoolin, pjesë e të cilit është që nga viti 2017, ku ka shënuar 178 gola dhe ka asistuar në 74.

Pyetja është se sa do të rriten këto shifra, pasi mediat po shkruajnë se ai po kërkon të largohet nga klubi.


Pasi Sadio Mane u largua nga Liverpool për në Bayern Munich verën e kaluar dhe me raportimet se Roberto Firmino do të largohet nga klubi si lojtar i lirë në fund të sezonit, largimi i Salah do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për klubin nga Anfield.

Salah i pandalshëm me golat e tij, në çdo sezon te Liverpooli ka realizuar mbi 20 gola
Lexo po ashtu Salah i pandalshëm me golat e tij, në çdo sezon te Liverpooli ka realizuar mbi 20 gola

Nëse këto lajme bëhen të vërteta, Liverpool mund të jetë pa treshen nga golat e së cilës kanë përfituar për një kohë të gjatë.

Gjithashtu thuhet se dëshira e Salah është të shkojë në La Liga, ndërsa klubi që përmendet më shumë është Real Madridi.

Liverpool dhe Salah kanë një kontratë deri në fund të qershorit 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori