LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ka hapur bisedimet me Napolin për huazimin e Chiesas

Liverpooli ka hapur bisedimet me Napolin për huazimin e Chiesas

Liverpooli ka hapur negociatat me Napolin për një marrëveshje të mundshme huazimi për sulmuesin Federico Chiesa.

Sipas FootMercato, Napoli është i etur për të siguruar shërbimet e Chiesas dhe pritet që së shpejti të prezantojnë një ofertë për huazimin e italianit deri në fund të sezonit.

Liverpooli thuhet se tashmë është pajtuar që ta lejojnë përkohësisht largimin e tij, me idenë që të rikthehet për sezonin 2025/2026, pas një takimi me agjentin e tij Fali Ramadani.


Kontaktet kanë filluar që atëherë me trajnerin Antonio Conte dhe presidentin Aurelio De Laurentiis.

Chiesa ishte blerja e vetme e Liverpoolit gjatë verës pas largimit të Jurgen Klopp, duke iu bashkuar atyre nga Juventusi për 10 milionë euro.

Ai më herët kishte qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Italisë në Euro 2020, por pësoi një këputje të ligamentit në fillim të 2022 dhe që prej atëherë pati probleme fizike.

Liverpooli pritet ta rikthejë në ekip lojtarin që shkaktoi probleme në klubin ku ishte huazuar
Lexo po ashtu Liverpooli pritet ta rikthejë në ekip lojtarin që shkaktoi probleme në klubin ku ishte huazuar

Kjo pra mund ta arsyetojë edhe faktin pse Juventusi pranoi që ta lejojë largimin e tij për një shumë të vogël parash.

Një lëndim që pësoi kohë më parë bëri që Chiesa të mbetet jashtë fushave për dy muaj, duke bërë që ai të marrë vetëm 123 minuta me ngjyrat e Liverpoolit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori