Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton ndaj Ajaxit dhe i gëzohet fitores së parë

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Liverpooli ka marrë fitoren e parë në Grupin A duke mposhtuar Ajaxin (2-1) në Anfield në raundin e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Mohamed Salah e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të të takimit pas asisitimit nga Diogo Jota.

Mirëpo, dhjetë minuta më pas, Mohammed Kudus e barazoi rezultatin (27’), i asistuar nga Steven Berghuis.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Një nga rastet e mira për mysafirët në gjysmën e dytë e pati Daley Blind që nuk arriti ta mposhtte portierin kundërshtar.

Redsat iu gëzuan fitores me golin e Joel Matip (89’), i cili u asistua nga Konstantinos Tsimikas.

Këto ishin pikët e para për Liverpoolin që e kishte humbur sfidën e parë, derisa Ajaxi qëndron në kuotën e tri pikëve në Grupin A. Rangers dhe Napoli luajnë nesër (e mërkurë). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Iyzl50-zrYM

https://www.youtube.com/watch?v=r8VEnCrFIJw

https://www.youtube.com/watch?v=2nwcHED-s3U

Exit mobile version