Liverpooli finalizon transferimin e parë, mbrojtësi i shkëlqyer mbërrin në Angli

Holandezi Jeremie Frimpong ka mbërritur në Angli për të finalizuar transferimin e tij te Liverpooli, pasi i ishte nënshtruar tashmë një ekzaminimi mjekësor, raportuan sot mediat britanike.
Frimpong ka luajtur shkëlqyeshëm për Bayer Leverkusen në dy sezonet e fundit dhe mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose në mesfushë.
Këtë sezon, përfaqësuesi holandez shënoi pesë gola dhe dha 12 asistime në të gjitha garat.
Ai mbërriti te Bayer Leverkusen katër vjet më parë nga Celtic në një transferim me vlerë 11 milionë euro.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































