Liverpooli është mundur nga West Bromwich Albion me rezultat 2-3 dhe kështu është eliminuar nga FA Cup.

Reds ishin më të mirë në takimin e 1/16, por nuk u treguan konkret para portës kundërshtare dhe kështu u eliminuan nga gara.


Virgil van Dijk (Getty Images)

I pari që shënoi në takim ishte Roberto Firmino në minutën e pestë, ndërsa mysafirët barazuan dhe pastaj kaluan në epërsi me anë të Jay Rodriguez (7', 11').

Firmino humbi një penallti në minutën e 27-të, ndërsa Joel Matip shënou autogol në minutat shtesë të pjesës së parë.

Alfie Mawson Festa e vendasve te goli i parë (Getty Images)

Mohamed Salah shënoi në minutën e 78-të në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi.

Kundërshtari i ardhshëm i WBA-së do të mësohet me anë të shortit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6dszfq

telegrafi sport app