LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli e do transferimin e Neuhaus, por oferta e tyre është më e vogël se sa kërkon Gladbach

Liverpooli e do transferimin e Neuhaus, por oferta e tyre është më e vogël se sa kërkon Gladbach

Florian Neuhaus është dëshira e madhe e Liverpoolit për repartin e mesfushës.

Mesfushori gjerman pëlqehet shumë nga trajneri i The Reds, Jurgen Klopp që e kërkon transferimin e tij në Anfield.

24-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Borussia Moenchegladbach duke qenë lider i kësaj skuadre.


Neuhaus që luan në rolin e mesfushorit qendror, në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Megjithatë marrëveshja mes palëve duket ende larg, pasi oferta e Liverpoolit nuk është afër me kërkesat e Gladbach.

Mediat gjermane kanë raportuar se The Reds kanë ofruar 30 milionë euro për lojtarin, por Gladbach kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë, derisa vet Neuhaus ka mirëpritur një transferim të mundshëm në Anfield.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori