Liverpooli e ka nisur me humbjen vitin e ri 2021, pasi ka pësuar humbje nga Southampton 1-0.

Vendasit në këtë takim erdhën pas një krize ku në katër ndeshjet e fundit kishin barazuar në tri prej tyre dhe kishin një disfatë.


Në anën tjetër Liverpooli kishte barazuar në dy takime radhazi dhe pikët ishin shumë të nevojshme për të dyja skuadrat.

Megjithatë Southampton e nisi për mrekulli ndeshjen, ku vetëm pas dy minutash lojë kaluan në epërsi.

Eq6oItCW4AAk8E5

James Ward-Prowse bëri një asistim fantastik për sulmuesin Danny Ings i cili paraboloid bukur portierin Alisson për të shënuar për 1-0.

Përkundër që goli i shënua në minutën e dytë, doli të jetë i vetmi në këtë sfidë, pasi më nuk pati gola të shënuar.

Eq6wbSWXUAAw8Dq scaled

The Reds krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur të barazojnë rezultatin.

Vlen të përmendet se në këtë sfidë luajti edhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri që u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të.

Përkundër humbjes, Liverpooli mbetet lider në Ligën Premier me 33 pikë sa ka edhe Manchester United që ka një ndeshje më pak, ndërsa Southampton zë vendin e gjashtë me 29 pikë.

Eq6jqd4XYAEZIUA

Ndeshjen e ardhshme The Reds e luajnë në shtëpi ndaj rivalit më të madh Manchester United.

Në anën tjetër Southamptonin e pret një udhëtim i vështirë te Leicester City. /Telegrafi/

https://twitter.com/Piquelme21/status/1346185802003333120