Liverpooli ka bërë një hap para për të siguruar shërbimet e Alexander Isak.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sulmuesi suedez tashmë ka një marrëveshje verbale me klubin nga "Anfield".


Isak ka pranuar të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin këtë verë.

Kushtet e marrëveshjes janë të ngjashme me ato të Hugo Ekitike, i cili iu bashkua Reds pak javë më parë.

Sulmuesi 24-vjeçar dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Arne Slot dhe ua ka lënë klubeve negociatat për shumën e transferimit.

Newcastle pritet të marrë së shpejti një ofertë zyrtare nga Liverpooli për kartonin e tij.

Ky hap vjen pasi Liverpooli shiti Luis Diaz te Bayern Munich, duke liruar hapësirë për përforcime në fazën ofensive.

Besohet se transferimi i Isak te Liverpool do të bëhet për një shumë rreth 150 milionë eurove. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app