Pas arritjes së një paramarrëveshje me Joel Matip, Liverpoolit nuk po ndalet së kërkuari lojtar te skuadra e Schalke 04 .

E përditshmja gjermane Bild, raporton se The Reds janë duke synuar transferimin edhe të mbrojtësit Sead Kolasinac.


Këtij të fundit kontrata me ‘mbretërit e kaltër’ i mbaron në vitin 2017.

Mediat gjermane pothuajse janë të sigurta se Kolasinac nuk do të rinovon kontratën me Schalken dhe 22-vjeçari do të kalojë në radhët e gjigantit të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app