Kampionati Botëror “Katari 2022”, po afron dhe sot më 1 prill nga ora 18:00 është mbajtur shorti.

Gara më e madhe në botë në futboll fillon më 21 nëntor, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.


Nuk kanë munguar grupet e forta të dala nga shortit, ku spikat grupi ku është Zvicra, pasi do të përballet me Serbinë, Brazilin dhe Kamerunin.

Kjo do të jetë hera e dytë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë kundër Serbisë, pasi fitores 2-1 në Rusi para katër vitesh.

Më poshtë gjithçka çfarë ndodhi në short, minutë pas minute.

01/04/2022 19:21-Grupi H

Portugali, Uruguai, Korea e Jugut, Gana.

01/04/2022 19:21-Grupi G

Brazil, Zvicra. Serbia, Kameruni

01/04/2022 19:20-Grupi F

Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada.

01/04/2022 19:20-Grupi E

Spanja, Gjermania, Japonia, (Kosta Rika - Zelanda e Re).

01/04/2022 19:20-Grupi D

Franca, Danimarka, Tunizia, (Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe).

01/04/2022 19:17-Grupi C

Argjentina, Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite.

01/04/2022 19:16-Grupi B

Anglia, SHBA, Iran, (Uells/Skoci-Ukrainë). Fituesi i ndeshjes Skoci - Ukrainë do të luajë me Uellsin për një vend në KATAR 2022.

01/04/2022 19:14-Kompletohet Grupi A

Katari, Holanda, Senegal dhe Ekuadori do të garojnë për dy vendet e para .

01/04/2022 18:54-Kompletohet grupet e Katar 2022

Grupi A: Katari, Holanda, Senegal, Ekuadori.

Grupi B: Anglia, SHBA, Iran, (Uells/Skoci-Ukrainë).

Grupi C: Argjentina, Meksika, Polonia, Arabia Saudite.

Grupi D: Franca, Danimarka, Tunizia, (Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe).

Grupi E: Spanja, Gjermania, Japonia, (Kosta Rika - Zelanda e Re).

Grupi F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada.

Grupi G: Brazil, Zvicra. Serbia, Kameruni.

Grupi H: Portugali, Uruguai, Korea e Jugut, Gana.

Screenshot 72

01/04/2022 18:49-Fillon shorti, Katar tashmë dihen që në grupin A

Ka filluar shorti dhe tashmë është tërhequr gogla e parë e dirigjuar, ku dihej që Katari do të ishte në grupin A.

Screenshot 71

01/04/2022 18:42-Treshja Lloyd, Jenas dhe Johnson, do ta udhëheqin shortin

Carli Lloyd, Jermaine Jenas dhe Samantha Johnson do të formojnë ekipin që do të dirigjojnë shortin në Doha.

Këtë do të ndihmon nga emra të njohur si:   Cafu (Brazil), Lothar Matthäus (Gjermani),  Adel Ahmed MalAllah (Katar), Ali Daei ( Iran), Bora Milutinovic (Serbi/Meksikë), Jay-Jay Okocha (Nigeri), Rabah Madjer (Algjeri) dhe Tim Cahill (Australi).

Screenshot 70

01/04/2022 18:35-Didier Deschamps, dorëzon trofeun e fituar katër vite më parë

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka dorëzuar trofeun e Kupës së Botës, që e kishte fituar katër vite më parë në Rusi.

Ishte hera e dytë që Franca e fitoi Kupën e Botës, ndërsa Deschamps e fitoi edhe si lojtar në vitin 1998.

Screenshot 69

01/04/2022 18:33-Përkujtohen Banks, Maradona, Rossi dhe Muller

Katër emra të mëdhenj që kanë ndërrua jetë në vitet e fundit janë përkujtuar nga FIFA.

Gordon Banks, Diego Maradona, Paolo Rossi dhe Gerd Muller, ishin emrat e mëdhenj që u nderuan nga FIFA dhe në karrierën e tyre e kishin fituar Kupën e Botës.

Screenshot 62

Screenshot 64

Screenshot 65

Screenshot 66

01/04/2022 18:31-T'i kujtojmë edhe njëherë 29 skuadrat e kualifikuara

Më poshtë i gjeni 29 skuadrat e kualifikuara deri më tani në KATAR 2022.

Kanë mbetur edhe tre vende të lira për tu kompletuar të gjitha.

01/04/2022 18:25-Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përgëzon ekipet e kualifikuara dhe kërkon të ndalet lufta 

I pari i FIFA-s, Infantino, mbajti një fjalim para se të fillojë shorti, ku përgëzoi 29 ekipet e kualifikuara deri më tani.

Ai tha se duan që ky Kampionat Botëror të jetë për bashkim, duke kërkuar që të ndalen luftërat.

Screenshot 60

01/04/2022 18:21-"Hayya Hayya (Better Together)", kënga zyrtare e Kupës së Botës Katar 2022

Kënga Hayya Hayya, është kënga zyrtare e Kupës së Botës Katar 2022.

Kjo këngë këndohet nga treshja Trinidad Cardona, Davido dhe AISHA. Ritmi i saj do të na ngohë zemrat në muajt nëntor dhe dhjetor.

[related-to url="https://telegrafi.com/publikohet-kenga-zyrtare-e-kampionatit-boteror-2022-hayya-hayya-better-together/"]

01/04/2022 18:15-Elba dhe Chowdhury fillojnë prezantimin

Idris Elba dhe Reshmin Chowdhury dalin në skenë dhe fillojnë prezantimin për shortin e Kupës së Botës

Screenshot 58

01/04/2022 18:10-La'eeb, maskota e Katar 2022

La'eeb, do të jetë maskota e Katar 2022.

01/04/2022 18:08-Shijoni një nga stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet në Katar 2022

Janoub Stadium në Katar, një nga stadiumet mikpritëse të Kampionatit Botëror.

Ky stadiumi ka një kapacitet prej 40 mijë ulësesh dhe do të zhvillohen disa ndeshje të Katar 2022.

01/04/2022 18:02-Elba dhe Chowdhury do ta drejtojnë shfaqjen e shortit

Aktori fitues i shumë çmimeve kinomatrografike Idris Elba dhe moderatoja e njohur Reshmin Chowdhury do të prezantojnë shfaqjen.

“Kam qenë në shumë skena më parë, por kjo do të jetë shumë e veçantë. Kam kënaqësinë t'ia prezantoj botës këtë shfaqje të bukur, së bashku me Reshmin. Do të jetë një shfaqje klasike dhe disi e guximshme”, tha Elba.

Screenshot 54

01/04/2022 17:57-Trofeu i famshëm i Kupës së Botës prezantohet para të pranishmëve

Trofeu ikonë i futbollit, ai i Kupës së Botës, është vënë në një hapësirë ku të gjithë të pranishmit mund ta shohin.

01/04/2022 17:54-Emra të njohur të futbollit botëror prezent sot në Katar

Emra të njohur nga bota e futbollit kanë zbarkuar sot në Katar ku do të mbahet shorti për Kupën e  Botës.

Andre Pirlo, Kaka, por edhe trajnerët Didier Deschamps dhe Gareth Southgate kanë kaluar në tepihun e kuq.

01/04/2022 17:51-Vazo 4

Kanada, Kamerun, Ekuador, Arabi Saudite, Gana, (Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe), (Kosta Rika/Zelanda e Re), (Uells/Skoci-Ukrainë).

01/04/2022 17:50-Vazo 3

Senegali, Japonia, Irani, Serbia, Maroku, Koreja e Jugut, Polonia, Tunizia.

01/04/2022 17:49-Vazo 2

Shtetet e Bashkuara, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zvicra, Uruguai dhe Meksika.

01/04/2022 17:49-Vazo 1

Katar (vend pritës), Argjentinë, Belgjikë, Brazil, Angli, Francë, Portugali dhe Spanjë.