Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin e mbajtjes së votimeve në Kosovë për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
77 deputetë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim
Kjo rezolutë po bëhet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, dhënë pas takimit të djeshëm me vendet e QUINT-it, ku njëzëri i thanë “jo”, kërkesës së Serbisë për të mbajtur referendum në territorin e Kosovës.
Pak para fillimit të seancës, deputetët e LDK-së e AAK-së janë parë në Kuvend.
Ndryshe nga ta, deputetët e PDK-së nuk e shohin të arsyeshme mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. /Telegrafi/
LDK kërkon të shtohet një pikë në rezolutën e referendumit për Serbinë, Kuvendi shkon në pauzë
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që të shtohet edhe një pikë në rezolutën për referendumin e Serbisë.
Gashi ka pohuar se pasi të shtohet kjo pikë, ata do ta mbështesin në votim rezolutën, transmeton Telegrafi.
“Ne si grup i LDK-së, kemi një propozim rezolutë. LDK duke marrë parasysh gjendjen e krijuar, dhe paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me detyrat e saj kushtetuese duke marrë në konsideratë shqetësimet e qytetarëve në lidhje me tendencat për shkeljen e sovranitetit vendit nga Serbia. Propozojmë projekt rezolutë, që Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të zbatojë të gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe sovranitetit shtetëror”, ka thënë ai.
Kuvendi ka shkuar në një pauzë 10 minutësh.
Kurti i përgjigjet deputetit serb, Simiq: Qeveria jonë nuk është anti-serbe
Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të Listës serbe, duke thënë se qeveria që ai drejton nuk është kundër serbëve.
Kurti e bëri këtë deklaratë pasi në seancën e jashtëzakonshme për referendumin, deputeti i Listës serbe tha se po veprohet kundër serbëve.
“Qeveria jonë nuk është anti-serbe, ne kemi një ministër nga komuniteti serb, madje është kryetari i Listës Serbe, pastaj kemi edhe zëvendësministra e këshilltar… Është Serbia ajo që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres ekonomik e për avancim në agjendën evropianë e euro-atlantike”, është deklaruar Kurti.
Simiq: Ndalimi i referendumit është një nga shumë veprime anti-serbe
Kryetari i GP të Listës Serbe, Igor Simiq gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës do të ndalojnë serbët e Kosovës të votojnë.
Ai u shpreh se edhe pse seanca po mbahet, tema e referendumit ka epilogun.
Simiq u shpreh se Kosova nuk do të lejojë serbët të votojnë, dhe kjo sipas tij është vetëm njëri ndër veprimet “anti-serbe” që po bëhen në Kosovë.
Haradinaj: Referendumi i Serbisë në territorin e Kosovës është jo kushtetuese, të reagojnë ndërkombëtarët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij kundërshton mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, kërkoi nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues, transmeton Telegrafi.
“AAK vlerëson se referendumi kushtetues i Serbisë në territorin e Kosovës është jo kushtetues dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe në zyrën ndërlidhëse përmbush standardet ndërkombëtare. AAK kërkon nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues. AAK fton qytetarët që të respektojnë ligjet e Kosovës. Ne si AAK ftojmë Bashkësinë Ndërkombëtare ta përkrahin Kosovën”, ka pohuar ai.
Abdixhiku: Referendumi i Serbisë përveç antikushtetues është në kundërshtim edhe me parimet bazike të demokracisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se tema që i ka sjellë sot në seancë nuk ka kuptim të trajtohet gjatë.
Ai madje tha se kjo temë nuk ka nevoje për trajtim parlamentar.
“Tema në pakuptimin e vet që na është sjellë këtu nuk ka nevojë për trajtim të shumtë, madje nuk mendojmë se ka nevojë për trajtim parlamentar. Për ne, mbajtja e referendumit kushtetues të një shteti tjetër është e mbyllur para se të nis. Përveç jo-kushtetutese dhe jashtë normave aktuale e ligjore të vendit tonë. Është praktikë e papranueshme ndërkombëtare dhe praktikë në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë”, theksoi Abdixhiku.
Disa nga pikat e rezolutës për referendumin e Serbisë që pritet të miratohet në Kuvend
Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një rezolutë për synimin e organizimit të referendumit për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.
Pikat e rezolutës për synimin e Serbisë për organizimin e referendumit në Kosovë:
Pikat e rezolutës:
Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shprehë qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës cënon sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe me normat dhe praktikat ndërkombëtare;
Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, nga mbajtja e referendumit të një shteti të huaj në territorin e Republikën së Kosovës;
Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës së Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës;
Në këtë frymë, Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmon të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi të Republikës së Kosovës, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Në rastin konkret, të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë u garantohet e drejta që të votojnë nëpërmjet postës apo Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, sikundër edhe përfshirja e grupacioneve apo strukturave ilegale në një organizim të tillë përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare.
Kuvendi i Republikës së Kosovës shprehë kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serb të Republikës së Kosovës, në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës;
Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetjen për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës, meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund të garantohet stabiliteti, demokracia dhe fryma euro-atlantike e rajonit tonë.
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë.
Kusari Lila: Nëse do të lejonim organizimin e referendumit të Serbisë do ta shkelnim Kushtetutën e Kosovës
Shefja e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se kjo seancë rastësisë të jetë në një datë të paharruar, atë të Masakrës së Reçakut.
Kusari Lila tha se kjo seancë mbahet për të tregtuar qartë qëndrimin e grupeve parlamentare pse nuk duhet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë.
“Me lejimin e këtij procesi do të shkelnim Kushtetutën e Kosovës…”, tha ajo.
Kusari- Lila tha se nëse Kosova ka gabuar si shtet deri tani, është momenti vendimtar që të mësohet nga këto gabime.
Më tej, Kusari Lila tha se është i pazëvendësueshëm kontributi i aleatëve ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Kurti: Askush, askujt s’po ia cenon të drejtën e votës, por Kosova është shtet i pavarur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se qasja e Qeverisë është parimore dhe nuk është për të diskriminuar askënd.
Kurti theksoi se “Kushtetuta jonë përcakton shprehimisht që të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë”.
“Votimi për referendumin që do të mbahet nga Serbia i garanton komuniteti jo shumicë serbë, në bazë të Kushtetues dhe Ligjeve të Kosovës të votojë. Por, votimi duhet të bëhet nën ombrellën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës. Askush, askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Të gjithë e dimë që mbledhjet e kutive të botimit e ka bërë OSBE-ja, e ka bërë pas marrjes së pëlqimit. Mirëpo organizimin e kanë bërë strukturat ilegale të Serbisë, të paguara e të dirigjuara nga Beogradi. Kjo praktikë e gabuar nuk duhet të vazhdojë”, tha ndër të tjera Kurti.
Ai ka prezantuar edhe pikat e rezolutës që pritet të miratohet në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendumin për ndryshim të kushtetutës, në territorin e Republikës së Kosovës.
Lista Serbe po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme
Edhe deputetët e Listës Serbe janë duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të ketë diskutim në lidhje me synimin e Serbisë për të organizuar referendumin kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.
Pasi ka filluar seanca ata janë parë Kuvendit të Kosovës, teksa kryeministri Kurti, po mbante fjalim.
Një minutë heshtje për të rënët në Reçak
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës nisi sot me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut.
Sot kur po mbahet seanca e jashtëzakonshme, në orët e paradites është mbajtur edhe ceremonia në Reçak në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut.
LDK e AAK marrin pjesë në seancën për referendumin e Serbisë në Kosovë
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet në lidhje me referendumin e Serbisë në Kosovë.
Pak para fillimit të seancës, deputetët e LDK-së e AAK-së janë parë në Kuvend.
Ndryshe nga ta, deputetët e PDK-së nuk e shohin të arsyeshme mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.
Krasniqi: Kurti po fshihet prapa seancës së Kuvendit për referendumin e Serbisë në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pse të fshihet prapa seancës së Kuvendit.
Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Kurti, pasi “nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar”.
“Qëndrimi i Qeverisë për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë është i drejtë. Partia Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera opozitare i kanë shprehur qëndrimet e tyre që janë në linjë me qëndrimin e Qeverisë. Andaj, çfarë arsye ka që të mbledhet Kuvendi për të diskutuar më shumë për këtë temë? Për t’ia rishprehur këto qëndrime njëri-tjetrit? Apo për të gjuajtur përgjegjësinë nga Qeveria te Kuvendi? Nëse ky është qëllimi, atëherë Kryeministri po frikësohet. Sepse, kompetenca dhe autoriteti është i Qeverisë për të vendosur moslejimin e referendumit dhe për ta zbatuar atë vendim. Pse pra kërkon Kryeministri seancë, nëse ligjërisht kjo është e panevojshme?”, shkruan Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025