12:47. Aktivistet e Lëvizjes Eco Guerilla kanë filluar të shpërndajnë maskat kundër helmit. Gjithçka gati. Tetova thërret, sheshi po pret. Të githē tani, më të bashkuar së kurrë sepse ne nuk mund ta ndalim frymëmarrjen kurse ata mund ta ndalin helmimin. Boll Moo. Mos fillozofo, Protesto!, thuhet nga kjo lëvizje. /Telegrafi/


1(312)

12:55. Qytetarët në qendër të Tetovës janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. 'Duam ajrër të pastër; Nuk duam koncerte, duam ajër; Plani vrasës në Kumanovë A-47, kurse në Tetovë PM10, këto janë disa mbishkrimet që shihen në plaketat e durëve të qytetarëve. /Telegrafi/ 

********************************************************************************

13:09. Lëvizja Eco Guerilla fillimin e protestës e ka shoqëruar me këngën solemne të emisionit humoristik 'Portokalli' që satirizon politikanët në Maqedoni. /Telegrafi/

*******************************************************************************

13:20. Momentalisht në sheshin 'Iliria' numri i protestuesve ka arritur mbi 2 mijë. Poashtu çdo moment protesta bëhet sa më masive. Poashtu ata akuzojne kryeministrin 'Gruevski, vrasës i Tetovës'. /Telegrafi/

*******************************************************************************

13.28. Gjatë protestës së sotshme në Tetovë përveç qytetarëve, protestën e kanë përkrahur edhe artistët tetovar. Grupi i mirënjohur 'Elita 5', aktorët Sopi dhe Jacki si dhe një vajzë e vogë me mesazh emocional, i drejtohen politikës në Maqedoni si fajtor kryesor për ajrin e ndotur në Tetovë. /Telegrafi/

******************************************************************************

13:38. Lëvizja 'Nëna dhe fëmija' në një fjalim të shkurtër u drejtohet politikanëve me: 'O ju ndaleni Jugohromin ose ne juve'. /Telegrafi/

*******************************************************************************

13:50. Gjatë protestës në Tetovë kundër ajrit, poashtu ka mbajtur edhe një fjalim para qytetarëve udhëheqësi i lëvizjes Eco Guerilla duke thënë: 'Ata nuk mund ta ndalin frymëmarrjen tonë, ata munden dhe e kanë patjetër ta ndalin lotin'. /Telegrafi/

Fjalimi i plotë i Arianit Xhaferit: 'Të nderuar bashkëqytetar, po edhe ju që keni ardhur nga qytetet tjera. Qeveria e Republikës së Maqedonisë tashmë një kohë të gjatë ka dështuar t’i jap fund ekocidit mbi qytetarët e Tetovës. Qeveria me arrogancë shpërfill kërkesat tona legjitime, duke u munduar ta defokusoj opinionin me forma e mënyra të turpshme. Kjo qeveri neve nuk na konisderon si njerëz por na numëron si vota. Qeveria e Maqedonisë u jep afate shtesë ndotësve për të mbushur xhepat e pronarëve të tyre, por edhe për t’i kënaqur oreksin interesxhinjve qeveritar. As Qeveria e as Komuna nuk arritën ta shndërrojnë Tetovën në qytetin më të pasur në vend, siç na premtuan. Përkundrazi u ngjitëm në vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit.

Mjaft pritëm të vetëdijësohen, nuk u vetëdijësuan. Kjo është ultimatum, kjo është kërkesë, të ndërpritet prodhimi në Jugohrom, pika e dytë është zhvendosja e deponisë në hyrje të qytetit të bëhet sa më parë dhe pika e tretë ndalimin e qarkullimit të të gjitha automjeteve që pa standarde ekologjike lëvizin nëpër qytet. Këto pika kërkojmë që të realizohen deri në mesnatën e ditës së premte, data 25 dhjetor, keni afat Qeveri, keni afat Komunë. Merreni këtë ultimatum seriozisht sepse ne e kemi shumë seriozisht ose përballuni me revoltën e qytetarëve', kështu përfundon fjalimi i Arianit Xhaferit nga lëvizja Eco Guerilla. /Telegrafi/

11(87)

10(45)

9(66)

8(82)

 

6(128)