Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së pa asnjë votë kundër, gjithçka çfarë ndodhi në Kuvendin Zgjedhor
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka mbatur sot (e mërkurë) Kuvendin Zgjedhor me fillim nga ora 11:00 në objektivin ku operon dhe Agim Ademi është rizgjedhur kryetar me një mandat katërvjeçar.
Pas shumë zhurmave, paqartësive dhe kontestimeve, Kuvendit Zgjedhor të FFK-së i ka ardhur dita.
Ky Kuvend u mbajt sot (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00 në objektet e FFK-së.
Kandidat i vetëm për kryetar ishte, Agim Ademi, i cili nga 43 delegatë të pranishëm mori 42 vota dhe 1 abasenim .
Me këtë votim, Ademi mori një mandat të plotë katërvjeçar për ta udhëhequr FFK-në.
Mbyllet me sukses Kuvendi Zgjedhor i FFK-së
Kuvendi Zgjodhor i FFK-së ka mbyllur punimet pas zgjedhjes së kryetarit dhe votimit të raportit financiar për vitin 2021.
Agim Ademi: Falëminderit për besimin, punën do ta bëjmë bashkërisht
Kryetari i zgjedhur i FFK-së, Agim Ademi ka marrë fjalën menjëherë pas votimit.
Ademi ka falënderuar delegatët për besimin, teksa ka thënë se do të punojnë bashkarisht.
“Agim Ademi nuk mund ta mbajë vetë futbollin. E mbajmë bashkë me ju. Ju falënderoj për kontributin që po e jepni. Faleminderit për besimin që ma keni dhënë dhe këtë obligim jashtëzakonisht të madh”.
“Këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju dhe ju dua afër në çdo aspekt. Punën do ta bëjmë bashkërisht”, ka thënë Ademi pasi u zgjodh kryetar i FFK-së.
Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së
Delegatët e Kuvendit kanë votuar Agim Ademin për kryetar të FFK-së.
Agim Ademi ka pasur 42 vota nga nga 43 delegatë.
Asjë votë nuk ka qenë kundër dhe vetëm një abstenim.
Ademi e merr një mandat të plotë 4-vjeçar.
Votim i hapur për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së
Delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Komisioni konfirmon shumicën dhe votimin e hapur.
Opozita duke e ndjekur Kuvendi Zgjedhor nga kafeneja, paralajmëron konferencë shtypi
Opozita e Agim Ademit nuk po merr pjesë në Kuvend Zgjedhor.
Ata janë parë duke e ndjekur Kuvendin Zgjedhor nga një kafene, teksa kanë paralajmëruar edhe një konferencë për shtypi.
Agim Ademi merr fjalën dhe shpalos edhe një herë programin para votimit për kreun e FFK-së
Kandidati i vetëm për kreun e FFK-së, kryetari aktual, Agim Ademi ka marrë fjalën për të shpalosur programin para votimit në Kuvendin Zgjedhor.
“Jam shumë i lumtur sot që e kam gjithë këtë përkrahje dhe mandati im po fillon sot, pasi keni respektuar punën time dhe personalitetin tim pasi e kam marrë një mandat nga një njeri nga një legjendë si Fadil Vokrri”, ka thënë fillimisht Ademi.
“Realisht ta pasosh një legjendë si ai është shumë e vështirë, por unë jam munduar ta tregoj emrin e tim edhe pse emri im me të atij dallon shumë, edhe pse kam qenë edhe vetë futbollist”.
“Emri i Fadil Vokrrit do të përmendet gjithmonë, teksa e kemi vendosur edhe në objekte sikurse ai i stadiumit”.
Tutje, Ademi ka vazhduar të tregojë për programit e tij nga edukimi, deri tek masivizimi, vendosja e VAR-it dhe shumëçka tjetër që e kanë arritur në këtë vazhdim ta mandatit dhe pret t’i zhvillojë edhe më shumë.
Miratohet raporti i Komisionit Verifikues në Kuvendi Zgjedhor të FFK-së
Sevdai Robelli ka konfirmuar se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është në bazë të rregullores së federatës dhe bazuar në rregullore ai i ka të gjitha predispozitat që të vazhdojë me punën.
Kryetar i Komisionit Verifikues bëri të ditur po ashtu se i gjithë raporti punues u është dërguar delegatëve të pranishëm, që në total janë 43.
“Kemi bërë shikimin e korumit, duke u bazuar në rregulloret e koventit punues, mund të konstatojë se është gjithçka në akord me rregulloren, së bashku me delegatët e pranishëm që janë 43-të”, ka deklaruar Robelli.
“Në bazë të kësaj, mund të konfirmojë se në bazë në nenit 29, ka kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar me këtë Kuvend Zgjedhor”.
“Këtë raport e ka pranuar secili delegatë i FFK-së, dhe tani do ia dorëzojmë komisionit punues”, ka shtuar më tej ai.
Zgjidhet kryesia e punës së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së
Nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri ka propozuar kryesinë e punës në Kuvendin Zgjedhor, propozim që është votuar nga të gjithë delegatët e pranishëm në kuvend.
Krahas nënkryetarit Burri dhe u.d të sekretarit të përgjithshëm Taulant Hodaj, në kryesi të punës janë përfshirë edhe delegatët Enver Duriqi, Labinot Ibrahimi e Naim Ferizi.
Pas kësaj, kryesuesi Enver Duriqi ka udhëhequr mbledhjen duke propozuar edhe komisionin verifikues dhe proces mbajtësin.
Të gjitha propozimet e kryesisë së punës janë miratuar nga 43 delegatët e pranishëm. Të gjithë ishin pro, nuk pati asnjë kundërshtim apo abstenim.
Konfirmohet shumica e delegatëve, Kuvendi Zgjedhor vazhdon me procedurat tjera
43 delegatë të pranishëm nga 58 gjithsej llogariten të jenë shumica e nevojshme dhe Kuvendi Zgjedhor i FFK-së ka vazhduar me procedurat tjera.
43 delegatë prezentë në Kuvendin Zgjedhor
Nën kryetari i FFK-së, Bakir Burri dhe U.D së sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj kanë folur për prezenën e delegatëve.
Sipas tyre të pranishë janë 43 delegatë nga 58 gjithsej.
Përfaqësuesi i FIFA-s, Alessandro Gramaglia: Jam i lumtur që jam këtu
Përfaqësuesi i FIFA-s, Alessandro Gramaglia ka folur me një fjalë rasti në hapjes e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Është hera ime e parë në Kosovë. Është nder të jem këtu. Së pari do të doja t’iu përcjell mesazhin dhe përshëndetjet nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino, sekretares së përgjithshme, Fatma Samura dhe si nga gjithë administrata e FIFA”.
“Java e kaluar ishte shumë javë e rëndësishme për FIFA në historinë e re. Ishte hera e parë që nga fillimi i Covid-19 që FIFA mund të mblidhej në një takim me prezencë fizike, për të diskutuar për Kupën e Botës 2022”.
“FIFA ishte jashtëzakonisht e lumtur që mirëpriti edhe Kosovën, të përfaqësuar nga presidenti Ademi, në kongresin e FIFA për Kupën e Botës”.
“Kalova shumë pak orë këtu në Kosovë, sepse erdha mbrëmë vonë, por mund të ndjejë pasionin për futbollin në këtë vend. Përkundër se Kosova nuk u kualifikua në Kupën e Botës, por jam i sigurt se kjo do të arrihet në vitet e ardhshme, me investime në infrastrukturë dhe te të rinjtë. Vullneti dhe dëshira është e gjallë”.
“Siç jeni në dijeni, FIFA dhe FFK bashkëpunojnë dhe posaçërisht në programe si ‘Forëard’. Ne kemi kënaqësinë që shohim zhvillime në futbollin e Kosovës dhe që ka të harmonizuar secilën rregullore sipas FIFA dhe UEFA. Kemi pasur kënaqësinë edhe për faktin që Kosova ka zbatuar projektin e VAR. Kemi pasur mundësi ta përkrahim këtë projekt dhe ky projekt ndodhi fillimisht në shtete të tjera, por jemi të lumtur që edhe Kosova zbaton këtë”.
“Në fund, dua të shfrytëzoj mundësinë për thirrje për unitet në futboll dhe për qeverisje të mirë në struktura të futbollit. Inkurajojmë FFK për të vazhduar kontaktin me FIFA dhe UEFA dhe të rishikojë statutet e veta për të qenë gjithmonë në harmoni me pikat më të mira të FIFA dhe UEFA”, ka thënë Gramaglia.
Duka para pjesëmarrësve në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së: Në futbollin kosovar është bërë shumë
Armand Duka është i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, aty ku do të zgjidhet kryetari i ri, e që kandidat i vetëm është Agim Ademi.
Presidenti i FSHF-së ka folur për infrastrukturën e futbollit kosovar dhe me punën që është bërë, ndërsa i ka falënderuar edhe zyrtarët e UEFA-s që janë të pranishëm në këtë kovent.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi me fjalë rasti
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (FFK), Ismet Krasniqi ka folur pas hapjes së Kuvendit Zgjedhor.
Krasniqi ka marrë një fjalë rasti, teksa ka folur për zgjedhjet për kryetar të FFK-së.
“KOK ka ndjekur me vëmendje këtë proces. Siç jemi deklaruar më parë, deklarohemi edhe këtu. Kërkojmë nga ju të respektohen të gjitha aktet normative”.
“Ndodhem këtu për të monitoruar këtë Kuvend, ku shpresoj të shkojë gjithçka mbarë, në suaza të Fair Play. KOK do të vazhdojë të ketë raporte të mira me FFK, për të avancuar futbollin si sportin më masiv në vendin tonë”, ka thënë Krasniqi.
U.d i sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj hap punimet e Kuvendit Zgjedhor
Ushtruesi i detyrës i sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj ka hapur punimet për Kuvendin Zgjedhor për kryetar të FFK-së.
Në një fjalë rasti ka hapur punimet, ku ka treguar se si kanë ardhur deri tek Kuvendi Zgjedhor për të parin e FFK-së.
Hodaj gjithashtu ka falënderuar të gjithë të pranishmit për prezencën.
Nis Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, të pranishëm delegatët e FIFA-s, UEFA-s dhe Armand Duka e Muhamed Sejdini
Kuvendi Zgjedhor i FFK-së ka nisur nga ora 11:00.
Përveç kandidatit për kryetar Agim Ademit dhe delegatëve të Kuvendit, aty ka edhe të ftuar tjerë.
Delegatë të FIFA-s, UEFA-s, dhe kryetarët e FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FSHMV, Muhamed Sejdini janë pjesë e Kuvendit.
Delegatët e Kuvendit fillojnë të mblidhen në FFK, të pranishëm edhe përfaqësuesit e MKRS
Delegatët e Kuvendit zgjedhor kanë nisur të mblidhen në objektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni.
“Kuvendi i Rregullt Zgjedhor” pritet të fillojë në orën 11:00, teksa kandidati i vetëm është kryetari aktual, Agim Ademi.
Të pranishëm në kuvend janë edhe përfaqësuesit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sigurimi privat dhe Policia prezente te FFK-ja para nisjes së Kuvendit Zgjedhor
Pak minuta para nisjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së janë shtuar edhe masat e sigurisë.
Në objektin e FFK-së, tashmë shihen edhe sigurimi privat dhe Policia e Kosovës.
Gjykata Themelore e Prishtinës refuzon ankesën e Gamoz Vokrrit, FFK thotë se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor u konfirmua se ishte i ligjshëm
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar përfundimisht ankesën e Gramoz Vokrrit për pezullimin e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.
Gramoz Vokrri ishte njëri nga kandidatët për kryetar dhe ishte ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor i organizuar më 6 prill është i parregullt.
Ai madje kishte kërkuar që të pezullohet edhe veprimtaria e u.d. Sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, duke kërkuar që t’i hiqen kompetencat.
Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dalë me vendimin final sot, duke thënë se nuk është kompetente në pikëpamjet ligjore për ta gjykuar këtë lëndë duke e refuzuar.
“Bashkë për futbollin”, Agim Ademi shpalos programin e presidentit për mandatin 2022-2026
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku presidenti aktual Agim Ademi ka shpalosur programin e tij për mandatin e ri.
Sipas vendimit të marrë nga KE i FFK-së, Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për mandatin e ri të presidentit do të zhvillohet më datën 6 prill.
Në një konferencë, presidenti Ademi tregoi planin e tij për mandatin e ri, 2022-2026 nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni.
Pse u refuzua kandidatura e Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së?
Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit Zgjedhor për kryetar të FFK-së ka verifikuar kandidaturat. Kandidatura e Agim Ademit është aprovuar, ndërsa ajo e Gramoz Vokrrit është refuzuar.
Në arsyetimin 6-faqësh të Komisionit janë dhënë edhe arsyetimet e aprovimit, përkatësisht refuzimit të kandidatëve për kryetar të FFK-së.
Komisioni ka vlerësuar se Vokrri nuk i ka plotësuar kriteret për të qenë kandidat për kryetar në Kuvendin Zgjedhor të thirrur për 6 prill.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij
Mourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
FC Magdeburg ishte lider në Bundesliga 2 pa fitore si vendas, shanset që kjo të ndodhë janë kaq të pakta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova