Kosova ishte nikoqir i Malit të Zi në stadiumin "Fadil Vokrri" në ndeshjen e gjashtë të fazës kualifikuese për 'Euro 2020'. Skuadra jonë fitoi me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për Grupin A.

Të zgjedhurit e Bernard Challandes arritën ta mbajnë gjallë ëndrrën për kualifikim, pasi kanë arritur tri  fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e zhvilluara.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e kësaj sfide, e cila ishte shumë e rëndësishme për Kosovën.


14/10/2019 22:35-Përfundon ndeshja

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme (2-0) ndaj Malit të Zi në kuadër të fazës kualifikuese për 'Euro 2020'.

Raste, spektakël dhe gola, kështu mund të përshkruhet me pak fjalë loja e skuadrës sonë.

72429619 847988685644370 9073687182434107392 n 1

72389612 732749040530171 4011270060260720640 n

14/10/2019 22:34

90'+2 Florent Hasani hyn në fushë në vend të Bersant Celinës që ishte ndër më të mirët në lojë.

14/10/2019 22:32

90' Muriqi nuk e shfrytëzoi edhe një rast tjetër të Kosovës.

14/10/2019 22:29

88' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Mërgim Vojvodës, i cili pati një paraqitje të mirë.

14/10/2019 22:25

84' Mosmarrëveshje mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Kartonë të verdhë për Vojvodën dhe Vukcevicin.

14/10/2019 22:23

82' Anel Rashkaj inkuadrohet në vend të Herolind Shalës, i cili përshëndetet me ovacione nga publiku.

14/10/2019 22:21

80' Një aksion tjetër i bukur dhe një goditje fantastike nga Shala, por që ishte jashtë portës.

14/10/2019 22:16

75' Nuk ndalen rastet për skuadrën tonë, por nuk shfrytëzohen. Gjithçka nis nga Celina, por Muriqi në fund nuk e dërgon në rrjetë.

14/10/2019 22:14

73' Tentativë individuale nga Rashica që bllokohet nga një mbrojtës mysafir.

rashica 1

14/10/2019 22:09

68' Raste të shumta për Kosovën. Muriqi godet shtyllën, ndërsa Celina godet jashtë nga një aksion premtues.

14/10/2019 22:02

60' Pasim fenomenal nga Celina drejt Vojvodës, i cili harkoi ulët, por Hadërgjonaj nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.

14/10/2019 21:58

57' Tjetër moment rreziku, pas një gabimi në mbrojtje, mirëpo përsëri portieri i Kosovës nuk lejoi befasi.

14/10/2019 21:57

56' Goditje qendrore me kokë e malazezëve, por i paluhatur është portieri Aro Muriqi.

14/10/2019 21:51

50' Edhe një goditje nga Rashica, kësaj here me të djathtë, por sërish jashtë portës.

14/10/2019 21:46-Fillon pjesa e dytë

Pas dy golave të shënuar nga Kosova në pjesën e parë, ka filluar gjysma e dytë e takimit kundër Malit të Zi.

Në skuadrën malazeze është inkuadruar sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, ndërsa publiku e ka duartrokitur.

14/10/2019 21:40-Statistikat e pjesës së parë

ksoovmalizi (Foto: Flashscore)

14/10/2019 21:31-Përfundon pjesa e parë: Kosova 2-0 Mali i Zi

Me epërsi prej dy golash për Kosovën është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kundër Malit të Zi. Dardanët ishin dominues gjatë fraksionit të parë, duke krijuar raste të njëpasnjëshme, ndërsa dy prej tyre i konkretizuan.

Kapiteni Amir Rrahmani (10') dhe sulmuesi Vedat Muriqi (35') ishin golashënuesit tanë.

72575870 418129672088173 8286752631532027904 n

72659887 332775164205661 463091706091274240 n

14/10/2019 21:31-Në fotografi: Festa e golit të dytë

72659887 332775164205661 463091706091274240 n

72334472 2462941113941162 312211231559647232 n

72389612 732749040530171 4011270060260720640 n

72197628 2374399989482105 2124851777395228672 n 1

14/10/2019 21:28

42' Goditje e jashtëzakonshme nga Benjamin Kololli nga një distancë e madhe, por shkoi mbi portë.

14/10/2019 21:26

Më herët gjatë pesës së parë ka pasur një rrëmujë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e krijuar nga tifozët mysafirë.

Sigurimi i stadiumit ndërhyri menjëherë në drejtim të tyre dhe i qetësoi ata duke bërë që ndeshja të zhvillohej në normalitet.

Mali i Zi

Mali i Zi 2

Mali i Zi 1

14/10/2019 21:19-Goooooool... Kosova 2-0 Mali i Zi

35' Pas rasteve të njëpasnjëshme, Kosova e ka shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje. Vedat Muriqi realizoi në tentativën e dytë, pasi të parën e ndali portieri malazez.

https://twitter.com/GolazoKrampon/status/1183825155501547525

14/10/2019 21:17

32' Një mundësi tjetër e jashtëzakonshme. Tjetër harkim nga Celina që Vedat Muriqi nuk e shfrytëzoi si duhet, pasi goditi lehtë me kokë.

14/10/2019 21:15

30' Pritje e jashtëzakonshme e Muriqit. Një goditje nga brenda zonës, u ndal nga portieri i Kosovës, i cili intervenoi për mrekulli.

14/10/2019 21:13

28' Rast pas rasti për Kosovën. Pas një harkimi në zonë, topi shkoi te Hadërgjonaj, goditja e të cilit u bllokua.

14/10/2019 21:12

27' Tjetër goditje nga Rashica që bllokohet nga lojtarët kundërshtarë.

14/10/2019 21:10

25' Një rast fantastik i humbur nga Milot Rashica. Celina asistoi në krah të majtë, por anësori i Werder Bremenit goditi jashtë portës.

14/10/2019 21:08

23' Harkim nga këndi dhe pas një tollovie pati një ndërhyrje nga prapa në Hadërgjonajn, me ç'rast pati dyshime për ndërhyrje të palejuar.

14/10/2019 21:07-Në fotografi: Festa e golit

73071976 559437161495821 2852753544707047424 n

72575870 418129672088173 8286752631532027904 n

72439588 2117696485193198 7680728756041809920 n

72429619 847988685644370 9073687182434107392 n 2

73324128 1363286953877124 8571560112022355968 n

72429619 847988685644370 9073687182434107392 n 1

14/10/2019 21:05

20' Aksion i gjatë, topi arrin te Muriqi, por sulmuesi dështon të godasë.

14/10/2019 21:03

18' Një moment rreziku që pritet nga Aro Muriqi.

14/10/2019 20:55-Gooool... Shënon Kosova

10' Kosova në epërsi!!!! Amir Rrahmani kërcen më lartë për të shënuar, pas krosimit nga Bersant Celina.

Pak më herët ishte një tjetër super-rast për Kosovën. Harkimin e Celinës e goditi me kokë Rrahmani, ndërsa Aliti dështoi në fund ta fuste topin në rrjetë.

14/10/2019 20:52

7' Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një zënke me lojtarët kundërshtarë.

14/10/2019 20:51

6' Fillim më i mirë i ndeshjes nga malazezët, në ndërkohë një situatë e tensionuar në fushë mes lojtarëve.

14/10/2019 20:50-Koreografia mahnitëse e Dardanëve

72145851 2789388064404901 1341447895768891392 n (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

72691096 1435972663210184 150152507639726080 n (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 20:48

4' Largohet rreziku pas një gjuajtje të lirë të mysafirëve.

14/10/2019 20:45-Fillon ndeshja

Në brohoritjet "Hajde Kosovë..." ka filluar ndeshja kundër Malit të Zi, e vlefshme për kualifikimet për 'Euro 2020'.

14/10/2019 20:42-Intonohen himnet

72960674 757127938070616 2067920620087148544 n

14/10/2019 20:40

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare, për herë të parë ndodhet në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar nga afër Kosovën.

14/10/2019 20:26-Gati për fitore

14/10/2019 20:26-Werder Bremeni i uron shumë fat Kosovës dhe Milot Rashicës

14/10/2019 20:18-Policia thotë se nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me një dron në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Spekulimet se dy persona pro-rus janë futur në Kosovë për ta lëshuar një dron në ndeshjen që Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë ndaj Malit të Zi sonte nga ora 20:45, janë të pavërteta.

Në një prononcim për Telegrafin nga Policia e Kosovës kanë thënë raportimet në lidhje me dronin nuk janë të vërteta.

policia

14/10/2019 20:13-Lojtarët janë duke i bërë përgatitjet finale

kosovamali (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 20:07-Gjithçka është gati

14/10/2019 20:03

Vedat Muriqi është top-golashënuesi i Kosovës në kualifikimet për 'Euro 2020'. Ai i ka shënuar tre gola në pesë ndeshje të zhvilluara.

Sulmuesi i Fenerbahces luan nga minuta e parë ndaj Malit të Zi, shpresojmë të vazhdojë me formën fantastike.

vedat (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 19:32-Formacionet startuese

Kosova: Muriqi; Kololli, Aliti, Rrahmani, Vojvoda; V. Berisha, Shala, Rashica, Celina, Hadergjonaj, V. Muriqi.

Mali i Zi: Petkovic, Bulatovic, N. Vukcevic, Lagator, Mugosa, Jovovic, Kosovic, Scekic, Boljevic, Simic, Marusic.

formacioni (Foto: uefa.com)

14/10/2019 19:28-Besar Halimi është i suspenduar për këtë ndeshje

BesarHalimiangli Besar Halimi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Anglisë (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

14/10/2019 19:23-Pesë ndeshjet e fundit

pese (Foto: uefa.com)

14/10/2019 19:09

Garë e ngushtë ndërmjet Benjamin Kolollit dhe Florent Hadergjonajt për pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes. Lexuesit e Telegrafit preferojnë që nga minuta e parë ndaj Malit të Zi të luajë Kololli.

14/10/2019 19:07

UEFA ka bërë të ditur se do të jetë një ndeshje për t’u mos u humbur sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa Kosovoa në këto kualifikime është e pamposhtur në shtëpi.

14/10/2019 19:04-Renditja në Grupin A

grupi1 1 (Foto: uefa.com)

14/10/2019 19:00

Stefan Mugosa është njëri nga lojtarët që duhet shikuar në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të vlefshme për kualifikimet për 'Euro 2020'. Sulmuesi i klubit korean, Incheon United, e ka lëvduar skuadrën tonë.

"E dimë se Kosova ka skuadër të shkëlqyer dhe individë të shkëlqyer, por kemi ardhur këtu për fitore", ka deklaruar Mugosa, i cili i ka shënuar dy nga tre golat totalë të malazezëve në këtë fazë.

Mali i Zi Kosova foto Ridvan Slivova 104 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 18:38

Lexuesit e Telegrafit e preferojnë Anel Rashkajn para Idriz Vocës në qendër të mesfushës.

14/10/2019 18:34-Lojtarët për t'u shikuar

Te Kosova: Vedat Muriqi

Te Mali i Zi: Stefan Mugosa

VedatMuriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 18:27-Hadzibegic flet për legjendën Fadil Vokrri

Përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, ka folur për legjendën e futbollit tonë, Fadil Vokrri. Ai ka thënë se e ka njohur presidentin e ndjerë të FFK-së që nga koha kur ka qenë futbollist.

"E kam njohur Vokrrin, kemi luajtur për Jugosllavinë, kemi qenë miq dhe më vonë në Francë, dhe është shumë pozitive që stadiumi mban emrin e tij".

14/10/2019 18:03-Stadiumi "Fadil Vokrri" në pritje të atmosferës së zjarrtë

14/10/2019 17:45-Mali i Zi luan për fitore ndaj Kosovës

Mali i Zi ka udhëtuar në Prishtinë për ta fituar ndeshjen e parë kualifikuese për 'Euro 2020'. Kështu ka deklaruar përzgjedhësi Faruk Hadzibegic në konferencën për shtyp.

Edhe pse skuadra e tij i ka humbur gjasat për kualifikim, strategu boshnjak dëshiron që ta ndërpresë traditën e keqe të ndeshjeve pa fitore dhe të fitojë pikërisht kundër ekipit tonë.

Mali i Zi Kosova foto Ridvan Slivova 104 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 17:40

Sead Haksabanovic pritet të luajë për Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës. Futbollisti i West Hamit që është i huazuar te Norrkoping në të kaluarën ka pasur ftesë nga Kosova, por ai kishte refuzuar ‘Dardanët’.

Përveç Kosovës, për 20-vjeçarin ka qenë e interesuar edhe Suedia, por ai zgjodhi që ta përfaqësonte Malin e Zi.

Ka qenë Albert Bunjaki që ka treguar se ka pasur takim me babanë e tij, pasi familja e tij janë me origjinë nga Mitrovica.

Sead Haksabanović Czech Rp. Montenegro EURO 2020 QR 10 06 2019

14/10/2019 17:13

Lexuesit e Telegrafit e preferojnë Valon Berishën para Edon Zhegrovës në krahun e majtë të sulmit.

14/10/2019 17:10

Mali i Zi ka shënuar më shumë se 1.5 gola vetëm në një nga 12 ndeshjet e mëparshme kualifikuese në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionate Evropiane.

14/10/2019 17:08

Nëntë nga 12 golat e Kosovës në ndeshje zyrtare në shtëpi janë shënuar pas pjesës së parë.

14/10/2019 16:43-Të dhëna nga UEFA për këtë ndeshje

Skuadrat barazuar 1-1 në muajin qershor në Podgoricë
Mali i Zi ka fituar 1/8 ndeshjeve miqësore
Prishtina dhe Podgorica nuk janë larg njëra-tjetrës
Mali i Zi i ka humbur gjasat për kualifikim
Në nëntor Mali i Zi është mysafir i Anglisë; kurse Kosova udhëton te Republika Çeke

Mali i Zi Kosova foto Ridvan Slivova 11 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/10/2019 16:37-Mali i Zi pa fitore

Mali i Zi nuk ka regjistruar asnjë fitore në këto kualifikime. Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara ka arritur tri barazime dhe tri humbje.

14/10/2019 16:31-Gjërat që nuk keni të drejtë t’i merrni në stadium

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Mali i Zi, për kualifikimet evropiane, t do të hapen në orën 18:45.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet e rendit.

Rregullat:

1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 18:45.

2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:45 për të shmangur tollovinë.

3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

5. Gjërat që nuk lejohen në stadium do të konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia

7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

14/10/2019 16:28-Formacioni i mundshëm i Kosovës

(4-2-3-1): Muriqi; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, V. Berisha: Hadergjonaj, Celina, Rashica; Muriqi.

BernardChallaness (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)