Ky afat kalimtar veror ka thyer rekorde të shumta të transferimeve, teksa janë bërë investime të majme nga klubet kryesore evropiane. Mirëpo, akoma nuk ka marrë fund. Sot është dita e fundit kur klubet mund të bëjnë goditjet finale për përforcimin e skuadrave të tyre. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për gjithçka që ndodh në tregun e transferimeve.


01/09/2016 00:18-Juve është klubi me transferimet më të mira

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin Juventusin si klubin me transferimet më të mira në afatin kalimtar veror të vitit 2016.

KËTU MUND T’I SHIHNI REZULTATET

01/09/2016 00:13-Përshëndetja e Luiz si lojtar i Chelseat

David Luiz iu ribashkua Chelseat dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Blutë.

Edhe pse u raportua për një shumë më të lartë, besohet se klubi anglez është pajtuar t’i paguajë 32 milionë funte PSG-së për të.

luiz

01/09/2016 00:07-Martin huazohet te Fulhami

Chris Martin është transferuar te Fulhami nga Derby, si huazim njëvjeçar.

martrin

01/09/2016 00:05-Rickie Lambert te Cardiffi

Rickie Lambert i është bashkuar Cardiff Cityt nga West Bromi.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa nuk është bërë i ditur çmimi i transferimit.

01/09/2016 00:03-Joselu te Deportivo

Joselu i është bashkuar Deportivos si huazim njëvjeçar nga Stoke City.

01/09/2016 00:03-Ka përfunduar afati kalimtar veror në ligat kryesore

Për çdo transferim në momentet e fundit, do të njoftoheni me kohë.

01/09/2016 00:00-Zyrtare: Sissoko lojtar i Tottenhamit

Moussa Sissoko ka bërë të ditur se i është bashkuar Tottenhamit nga Newcastle United.

Ka  qenë një garë e ashpër ndërmjet Evertonit dhe Spursave, por këta të fundit dolën fitimtarë.

sissoko

31/08/2016 23:57-Unitedi largon edhe një portier

Joel Castro Pereira do të luajë këtë sezon te Belenenses në Portugali.

31/08/2016 23:56-Zyrtare: Valencia ka nënshkruar me Ezequiel Garay nga Zeniti

Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa shuma e transferimit ende nuk është bërë e ditur.

exeq

31/08/2016 23:53-Zyrtare: Gonzalez te Villarreali

Alvaro Gonzalez ka kaluar te Villareali nga Espanyoli, ku ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

villa

31/08/2016 23:52-E kryer: Valencia te Evertoni

Evertoni e ka kompletuar huazimin njësezonal të Enner Valencias.

Klubi mund ta blejë lojtarin për 14.5 milionë funte në verën e ardhshme.

enner

31/08/2016 23:49-Blackburni me një transferim

Blackburn Rovers e ka kompletuar edhe transferimin e dytë të ditës, Marvin Emnes, nga Swansea City. 28-vjeçari është huazuar deri në janar 2017.

31/08/2016 23:47-Edhe një transferim nga Hull City

Hull City e ka transferuar Dieumerci Mbokanin nga Dynamo Kievi.

31/08/2016 23:45-Poyet largohet nga West Ham

West Hami e ka ndërprerë kontratën me Diego Poyet.

31/08/2016 23:43-Pereira largohet nga PSG

Roli Pereira do t’i bashkohet klubit nga Ligue 2, Tours FC, në formë huazimi njëvjeçar nga Paris Saint-Germaini.

31/08/2016 23:38-Cagliari u detyrua ta merrte Tachtsidisin

Cagliari e ka transferuar Panagiotis Tachtsidis si huazim nga Torino, por klubi ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Milanit që ia rrëmbeu Mati Fernandezin.

31/08/2016 23:37-Newcastle merr lojtarin e Chelseat

Newcastle United e ka kompletuar transferimin e Christian Atsu në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea.

31/08/2016 23:34-Ky është “transferi” i Realit

Real Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nuk ka sjellë ndonjë futbollist si në të kaluarën. Por, skuadra madrilene ka arritur që të transferojë në radhët e sponsorëve edhe kompaninë koreano-jugore të gomave, Hankook.

real

31/08/2016 23:32-Tërhiqet Evertoni

Evertoni ka ndërprerë interesimin për mesfushorin e Newcastle United, Moussa Sissoko.

Burime të Sky thonë se tash Tottenhami e ka rrugën të hapur.

31/08/2016 23:31-Sissoko e ka zgjedhur Tottenhamin?

Vazhdon lufta ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit për Moussa Sissokon.

Sipas RMC, francezi ka vendosur që të shkojë te Spursat dhe të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

31/08/2016 23:27-Balotelli falënderon tifozët francezë për mikpritjen

31/08/2016 23:20

31/08/2016 23:14-Edhe pse u arrit marrëveshja, Zeniti pengoi kalimin e Witsel te Juve

Juventusi e ka kritikuar Zeniti pasi ka pritur deri në momente t e fundit për Axel Witsel.

Marrëveshja ishte arritur ndërmjet dy klubeve për 18 milionë euro plus tre milionë të tjera në formës bonusesh dhe lojtari kishte udhëtuar në Torino për testet mjekësore.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 23:13-Ameobi shkon te Boltoni

Sammy Ameobi transferohet te Boltoni si huazim gjashtëvjeçar nga Newcastle.

31/08/2016 23:09-Denayer i bashkohet Sunderlandit

Sunderland i ka siguruar shërbimet e Jason Denayer nga Manchester City.

31/08/2016 23:08-Vazhdojnë huazimet nga Chelsea

Lucas Piazon kalon te Fulhami si huazim gjashtëvjeçar nga Chelsea.

31/08/2016 23:07-Është mbyllur afati kalimtar në Itali

Në pritje për të mësuar nëse Juventus ka arritur marrëveshje me Witselin.

31/08/2016 23:05-Edhe një orë në Ligën Premier

Këto janë disa nga lëvizjet më të rëndësishme në Angli:

Jack Wilshere (nga Arsenali te Bournemouth)

David Luiz (nga PSG te Chelsea)

Islam Slimani (nga Sportingu te Leicesteri)

Mario Balotelli (nga Liverpooli te Nice)

Alvaro Arbeloa (lojtar i lirë te West Hami)

31/08/2016 23:01-Ndodh që të dështojë Juve për Witselin?

Juventusi thuhet se ka ofruar 24 milionë euro për mesfushorin e Torinos, Daniele Baselli, si alternativë për Axel Witsel, pasi bisedimet me Zenitin nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

31/08/2016 22:56-Milani zyrtarizon mesfushorin

Mati Fernandez është zyrtarisht lojtar i Milanit.

Rossonerët e kanë huazuar mesfushorin nga Fiorentina me opsionin e blerjes.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

mati

31/08/2016 22:55-Zyrtare: Samba te Panathinaikosi

Christopher Samba ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Panathinaikosin për një shumë të pacaktuar.

samba

31/08/2016 22:52-E kush do të thoshte...

Momenti kur Fellaini kuptoi se Wilshire refuzoi Milanin dhe Romën për një klub anglez që rrezikon rënien nga liga...

wil1

wil2

wil3 E ka seriozisht?!

31/08/2016 22:46-Sa humbi Liverpooli me Balotellin?

Para dy vitesh, Liverpooli pagoi 16 milionë funte për të, sot Mario Balotelli largohet pa para.

31/08/2016 22:43-Këto janë gazetaret seksi të sportit që po prezantojnë LIVE afatin kalimtar të verës (Foto)

KLIKONI PËR T’I PARË...

31/08/2016 22:38-Zyrtare: Betis huazon lojtarin e Galatas

Ryan Donk i është bashkuar Real Betisit nga Galatasaray.

Ai është huazuar për një sezon me opsion blerjeje.

donk

31/08/2016 22:35-Mendoni se është paksa e çuditshme zgjedhja e Jack Wilshere?

Mesfushori refuzoi Milanin e Romën për Bournemouth. Mesfushori refuzoi Milanin e Romën për Bournemouth.

31/08/2016 22:32-‘Selfie’ lamtumirëse

Jashtë temës: Një tifoz bën foto me Shweinin në ndeshjen e tij të fundit me Gjermaninë.

Një moment për t’u kujtuar.

shweini

31/08/2016 22:30-Një mesfushor për Milanin

Mati Fernandez pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi me opsion blerjeje.

Mesfushori i Fiorentinas refuzoi Cagliarin dhe preferon të nënshkruajë me Rossonerët.

31/08/2016 22:27

31/08/2016 22:26-Algjerianët e Leicesterit gati për një sezon të madh

leic

31/08/2016 22:25

31/08/2016 22:25-Statistikat e transferit të ri të Leicesterit

Islam Slimani ka shënuar 33 gola në 44 paraqitje për Sporting Lisbonën që nga fillimi i edicionit të kaluar.

31/08/2016 22:23-Zyrtare: Edhe Shkëndija godet me blerjen e Parrinos

Elian Franco Parrino është mbrojtës i ri i Shkëndijës, pasi ka arritur marrëveshje për bashkëpunim dyvjeçar.

27-të vjeçari me cilësinë dhe përvojën e tij pritet të përforcojë repartin defensiv. Së shpejti do të bëhet prezantimi i tij me fanellën ‘kuqezi’.

shk

31/08/2016 22:21-City transferon një 16-vjeçar

Manchester City ka siguruar shërbimet e futbollistit, Paul Sokol, të cilin e ka transferua nga Korona Kielce.

talnet

31/08/2016 22:18-United shet një lojtar

Hull City e ka transferuar James Weirin nga Manchester Unitedi.

Lojtari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, ndërsa nuk dihet çmimi i tij.

utd

31/08/2016 22:14-Arsenali largon edhe një lojtar

Colchester United e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Glen Kamara, deri në janar.

31/08/2016 22:06-Chelsea tërhiqet nga Abdennour

Chelsea është tërhequr nga bisedimet për transferimin e qendërmbrojtësit të Valencias, Aymen Abdennour, pas nënshkrimit me David Luiz.

31/08/2016 22:05-Leicesteri zyrtarizon Slimanin

Kanë mbetur edhe dy orë deri në mbyllje të afatit kalimtar, ndërsa kampioni anglez e ka transferuar Islam Slimanin.

islam

31/08/2016 22:02-Zyrtare: Diego Lopez kalon te Espanyol

Portieri spanjoll, Diego Lopez, ka kompletuar huazimin për një vit te Espanyoli.

31/08/2016 21:56-Evertoni paguan shumë të majme për Sissokon?

Evertoni ka arritur marrëveshje që ta transferojë Moussa Sissokon nga Newcastle United.

Klubi i dytë nga Liverpuli do të paguajë 30 milionë funte për lojtarin.

Megjithatë, Tottenham Hotspur vazhdon të përpiqet për shërbimet e tij.

Luftë ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit. Luftë ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit.

31/08/2016 21:52-Zyrtare: Arbeloa te West Hami

West Hami e ka transferuar Alvaro Arbeloan si transfer të lirë në formë huazimi njëvjeçar.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

arbeloa

31/08/2016 21:48-Valencia largon Ruben Vezon

Ruben Vezo është huazuar për një vit te Granada.

31/08/2016 21:45-Zyrtare: Etrit Berisha bëhet me skuadër të re

Atalanta ka bërë zyrtare kalimin e portierit shqiptar, Etrit Berisha, nga Lazio.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 21:43-Aventurat e Balotellit

Mario Balotelli i është bashkuar Nices nga Liverpooli dhe kjo është hera e parë që ai luan në Ligue 1.

Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shihni klubet e tij:

balotelli

31/08/2016 21:40-Zyrtare: Balotelli nënshkruan për Nice

Nice ka konfirmuar se e ka transferuar Mario Balotellin nga Liverpooli.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

balo

31/08/2016 21:38-Xavi flet për Wilshere

Xavi beson se Jack Wilshere është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij, por atij i nevojitet klubi i duhur.

Por, klubi që ka zgjedhur lë për të dëshiruar, pasi ai u huazua nga Arsenali te Bournemouth deri në fund të sezonit.

xavi

31/08/2016 21:33-Genoa merr Lucas Orbanin

Genoa e ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Orban si lojtar të lirë, pasi ai e ka ndërprerë kontratën me Valencian.

31/08/2016 21:31-Rinisin negociatat Juve-Zenit

Juventusi vazhdon negociatat me Zenitin për Axel Witsel.

Është raportuar se bisedimet kishin ngecur, por duket se ato kanë rifilluar.

witsel

31/08/2016 21:23-West Bromi përforcohet edhe me një lojtar

Allan Nyom i është bashkuar West Bromit nga Watfordi dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

31/08/2016 21:05-Balotelli do t’i bashkohet Nice si lojtar i lirë

Mario Balotelli do të transferohet te Nice pa para dhe jo në formë huazimi.

Akoma nuk janë kompletuar dokumentet me Liverpoolin, por marrëveshja është arritur.

Liverpooli nuk e do më në skuadër. Liverpooli nuk e do më në skuadër.

31/08/2016 21:03-Wilshere zyrtarizohet te klubi i ri

Jack Wilshere është huazuar te Bournemouth nga Arsenali.

wilsj Ai refuzoi klube si Milan e Roma.

31/08/2016 20:57-Zyrtare: Watfordi transferon një lojtar dhe e huazon menjëherë

Alex Jakubiak ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Watfordin, por menjëherë është huazuar te Fleetwoodi deri në fund të sezonit.

alex

31/08/2016 20:53-Sunderlandi afër të huazojë mbrojtësin e Cityt

Sunderlandi po përpiqet të arrijë marrëveshje personale me mbrojtësin e Manchester Cityt, Jason Denayer.

Bëhet e ditur se City është pajtuar që ta lejojë huazimin e belgut.

31/08/2016 20:50-Zyrtare: Huazohet edhe një lojtar i Arsenalit

Kelechi Nwakali ka kaluar te MVV Maastricht në formë të huazimit nga Arsenali.

navaka

31/08/2016 20:49-Reagon shpejt Luiz

David Luiz e ka ndërruar menjëherë fotografinë kryesore në rrjetet sociale.

luiz

31/08/2016 20:45-Vainqueur për testet mjekësore te Marseille

Mesfushori i Romës, William Vainqueur, është duke i kryer testet mjekësore te Olympique Marseille.

van1

31/08/2016 20:43-Iturbe pranë Lyonit

Juan Iturbe është pranë kalimit te skuadra e Lyonit.

Presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, ia ka bërë ‘ndjek’ në rrjetet sociale.

31/08/2016 20:42-Rigoni në Milano

Mesfushori i Genoas, Luca Rigoni, ka arritur në Milano për të kompletuar transferimin te Rossonerët.

31-vjeçari pritet të huazohet me opsionin e blerjes.

31/08/2016 20:40-Cerci nuk i kalon testet mjekësore

Ka dështuar kalimi i Alessio Cercit nga Atletico Madridi te Bologna. Burime të Sky Sport Italia, thonë se ai nuk i ka kaluar testet mjekësore.

29-vjeçarit i nevojitet kohë për të tejkaluar një lëndim të vjetër.

31/08/2016 20:37-Sakho mbetet te Liverpooli?

Mamadou Sakho duket se do të mbetet te Liverpooli, edhe pse Jurgen Klopp ka dashur ta largojë.

Deri më tani, ai ka refuzuar ofertat e klubeve, si West Brom, Stoke dhe Besiktas.

31/08/2016 20:35-Zyrtare: Pau Lopez te Tottenhami

Pau Lopez do t’i bashkohet Tottenhamit në formë të huazimit njëvjeçar nga Espanyoli.

pau

31/08/2016 20:31-Cavani ngacmon Higuainin rreth kalimit te Juve

“Vendimi i Gonzalos është i tij, por janë disa gjëra që sipas mendimit tim, nuk duhet të bëhen asnjëherë”, ka thënë Edinson Cavani.

Higuain braktisi Napolin për të nënshkruar te Juventusi. Higuain braktisi Napolin për të nënshkruar te Juventusi.

31/08/2016 20:26-Munir lëvdon klubin e ri

“Valencia është një kub i shkëlqyer, ka qenë gjithmonë në madhe dhe do të jetë sërish”, ka deklaruar Munir.

munir

31/08/2016 20:22-Milani ‘rrëmben’ Fernandezin?

Milani ka ndërhyrë në marrëveshjen e Cagliarit për Matias Fernandezin duke e bindur mesfushorin e Fiorentinas që të shkojë në San Siro.

Sipas Calciomercato.com, ka mjaftuar një telefonatë e Vincenzo Montellas për ta bindur kilianin.

31/08/2016 20:18-Zyrtare: Maxi Olivera te Fiorentina

Maximiliano Olivera i është bashkuar Fiorentinas nga Penarol si zëvendësues i të larguarit Marcos Alonso.

Viola e ka huazuar lojtarin me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

31/08/2016 20:14

31/08/2016 20:13-Huazohet dyshja e Spursave

Luke McGee dhe Nathan Oduwa kanë kaluar te skuadra e League One, Peterborough United, ku do të qëndrojnë deri në janar.

31/08/2016 20:11-Nuk ka blerës për Rojon dhe Schweinin

Marcos Rojo dhe Bastian Schweinsteiger duket se do të mbeten te Manchester Unitedi, pasi klubi nuk po gjen blerës.

31/08/2016 20:10-Edhe dy lojtarë të Chelseat huazohen

Jake Clarke-Salter dhe Charlie Colkett do t’i bashkohen Bristol Rovers nga Chelsea, me marrëveshje njëvjeçare.

chel1

31/08/2016 20:06-Arsenali refuzon Leeds Unitedin

Sulmuesi Yaya Sanogo do të mbetet te skuadra e Arsenalit.

Ai ishte i huazuar për gjashtë muaj te Charlton Athletic, ndërsa tash e kërkonte Leeds United. Mirëpo, Topçinjtë e kanë refuzuar largimin e tij.

lees

31/08/2016 19:47-Në pritje të zyrtarizimit të Wilshere

Jack Wilshere për teste te Bournemouth. Jack Wilshere për teste te Bournemouth.

31/08/2016 19:44-Stagnon kalimi i Witselit te Juve

Zeniti po kërkon më shumë para që ta lejojë kalimin e Axel Witsel te Juventusi.

31/08/2016 19:39-Roma huazon dy lojtarë te Bologna

Bologna ka arritur marrëveshje për dyshen e Romës, Vasilis Torosidis dhe Umar Sadiq.

Nuk janë bërë të dituar ende detajet e marrëveshjes.

roma

31/08/2016 19:35-Zyrtare: David Luiz te Chelsea

Chelsea dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur marrëveshje për kthimin e David Luizit në Stamford Bridge.

Çmimi i lojtarit besohet të jetë rreth 38 milionë funte.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 19:33-Zyrtare: Marseille huazon lojtarin e Spursave

Marseille ka nënshkruar me Clinton Njie në formë të huazimit nga Tottenhami.

olimiq

31/08/2016 19:31-Nkoudou nënshkruan për Tottenhamin

Tottenham Hotspur ka siguruar shërbimet e Georges-Kevin Nkoudou.

31/08/2016 19:28-Sturridge i ofrohet Arsenalit

Daniel Sturridge i është ofruar Arsenalit, por Liverpooli nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.

Anglezi nuk është i kënaqur nën drejtimin e Jurgen Klopp.

sturr

31/08/2016 19:17-Slimani te Leicesteri për 30 milionë funte

Ylli i Sportingut, Islam Slimani, i ka kaluar testet mjekësore te Leicester City dhe do të nënshkruajë me kampionin e Ligës Premier.

Transferimi besohet të kushtojë rreth 30 milionë funte.

31/08/2016 19:13-Zyrtare: Huazohet një lojtar i Liverpoolit

Andre Wisdom është huazuar te Red Bull Salzburg deri në fund të sezonit nga Liverpooli.

31/08/2016 19:12-Liridon Latifi nuk kalon te Rostov

Mesfushori shqiptar, Liridon Latifi, me gjasë nuk do të kalojë në Rusi te Rostov.

Ai ka publikuar një video në Facebook, ku ka shkruar se është gati për stinorin e ri.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 19:08-Everton interesohet për Valencian

Evertoni është duke tentuar të transferojë Enner Valencian nga West Hami.

Për Valencian ka shfaqur interesim edhe Swansea, por klubi nga qyteti i Liverpooli do të ishte destinacioni i preferuar për sulmuesin.

31/08/2016 18:46-Wilshere për teste te Bournemouth

Jack Wilshere është duke i kryer testet mjekësore te Bournemouth, para zyrtarizimit të transferimit.

31/08/2016 18:44-Vëllai i Pogbas nënshkruan për Sparta Rotterdam

Mathias Pogba është transferuar te Sparta Rotterdam.

31/08/2016 18:40-Gyan shkon te Al-Ahli

Shënjestra e Readingut dhe Fulhamit, Asamoah Gyan, ka klub të ri.

Ai ka vendosur që të luajë te klubi nga Dubai, Al-Ahli, në formë huazimi njëvjeçar nga Shanghai SIPG.

31/08/2016 18:39-Juve zyrtarizon Cuadradon

Juventusi e ka rikthyer Juan Cuadradon në Torino. Kolumbiani ka nënshkruar në formë huazimi njëvjeçar me obligim blerjeje.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 18:28

31/08/2016 18:27-QPR huazon Pawel Wszolek

QPR e ka transferuar futbollistin Pawel Wszolek, në formë huazimi.

31/08/2016 18:21-Unitedi largon një portier

Portieri i ri i Manchester Unitedit, Dean Henderson, është huazuar te Grimsby Town deri në janar.

31/08/2016 18:18-Arbeloa për teste mjekësore te West Hami

Alvaro Arbeloa është duke i bërë testet mjekësore te West Hami.

The Sun raporton se ai do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës së Slaven Bilic.

arbe

31/08/2016 18:15-Juve ka marrëveshje për Cuadradon

Juventusi ka arritur marrëveshje për rihuazimin e Juan Cuadrados nga Chelsea – raporton Sky.

Kolumbiani ishte i huazuar te Juve edhe në sezonin e kaluar. Kolumbiani ishte i huazuar te Juve edhe në sezonin e kaluar.

31/08/2016 18:12-Marcos Alonso me fanellën e Chelseat

Çmimi i shitjes besohet të jetë rreth 27 milionë euro. Çmimi i shitjes besohet të jetë rreth 27 milionë euro.

31/08/2016 18:10-Skënderbeu zyrtarizon Kristi Vangjelin

Skënderbeu e ka bërë tashmë zyrtare afrimin e Kristi Vangjelit.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit në Facebook, kampionët kanë bërë me dije se mbrojtësi i djathtë ka dalë në stërvitje me bardhekuqtë.

31/08/2016 18:09-Ish-lojtari i Arsenalit shkon te Rangers

Rangers ka kompletuar transferimin e Phillipe Senderos.

31/08/2016 18:05-Zyrtare: Mangala ka nënshkruar me Valencian

Qendërmbrojtësi Eliaquim Mangala është huazuar te Valencia nga Manchester City deri në fund të sezonit.

Vlen të theksohet se Mangala u transferua nga Porto te City dy vite më parë për 42 milionë funte.

anga

31/08/2016 18:03-Ku do të përfundojë Sissoko?

Evertoni është në bisedime me Newcastle Unitedin për Moussa Sissokon.

Lojtari kërkohet edhe nga Tottenhami, por bisedimet dështuan pasi klubi që e pronëson kërkon 30 milionë funte për të.

31/08/2016 17:53-Zyrtare: Alonso lojtar i Chelseat

Marcos Alonso është shitur zyrtarisht te Chelsea – bëjnë të ditur nga Fiorentina.

Çmimi i shitjes besohet të jetë rreth 27 milionë euro.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

alonso

31/08/2016 17:52-Wilshere ka vendosur?

Burime të Sky thonë se Jack Wilshere e ka zgjedhur klubin ku do të luajë.

Mesfushori i Arsenalit ka vendosur të huazohet te Bournemouth duke refuzuar një numër të madh klubesh, përfshirë edhe Romën, Milanin dhe Crystal Palace.

31/08/2016 17:48-Wolfsburg merr Wollscheid nga Stoke

Philipp Wollscheid është larguar nga Stoke për të nënshkruar me Wolfsburg.

Ardhje e Indit bëri që ky lojtar të kalojë në Gjermani.

wb

31/08/2016 17:45-Malaga transferon portierin nga liga turke

Portieri i Besiktasit, Boyko, është huazuar te klubi spanjoll, Malaga.

31/08/2016 17:43-Zyrtare: Stoke City huazon Indin

Stoke City ka nënshkruar me Bruno Martins Indi në një huazim njëvjeçar, por me opsion blerjeje nga Porto.

indi

31/08/2016 17:42-Kjo është situata e Etrit Berishës

Mediat në Itali shkruanin paradite se Berisha është pranë kalimit te Palermo, ndërsa tani në skenë del edhe Atalanta.

Berisha vlerësohet shumë, por që të mendohet për transferimin e tij, Atalanta më parë duhet të mbyllë kalimin e Sportiello te Fiorentina.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 17:38-Zyrtare: Lazio nënshkruan me futbollistin e Liverpoolit

Lazio ka shpenzuar pesë milionë euro për transferimin e Luis Albertos nga Liverpooli.

alberto

31/08/2016 17:31-Luiz është në Londër, për testet mjekësore?

Burime të ndryshme thonë se David Luiz do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea, para se ta kompletojë kthimin në Stamford Bridge.

31/08/2016 17:29-Edhe agjenti konfirmon: James mbetet te Reali

Jorge Mendes u ka dhënë fund thashethemeve se James Rodriguez do të kalojë te Chelsea në formë të huazimit.

“Ai do qëndrojë te Real Madridi, kjo është e sigurt”, është shprehur agjenti.

31/08/2016 17:23-Edhe Milan i bashkohet garës për Wilshere

Jack Wilshere është një nga lojtarë më të përfolur në ditën e fundit të transferimeve.

Sipas Sky Sports, edhe Rossonerët i janë bashkuar garës, pasi kanë dështuar të transferojnë Cesc Fabregas.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

wil

31/08/2016 17:20-Diego Lopez mund të kthehet në La Liga

Portieri i Milanit mund të kthehet në La Liga pasi interesim për të ka nga Espanyol.

Ai ka humbur vendin nga 17 vjeçari Gianluigi Donnarumma.

31/08/2016 17:17-Zyrtare: Traore te Middlesbrough

Middlesbrough ka nënshkruan me Adama Traore nga Aston Villa, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

trao

31/08/2016 17:13-Zyrtare: Burnley nënshkruan me Hendrick

Klubi anglez ka nënshkruar me Jeff Hendrick. Burnley ende nuk ka bërë të ditur shumë e transferimit, por ka njoftuar se ky është rekord i klubit.

24-vjeçari është transferuar nga Derby Contry.

31/08/2016 17:08-Është lidhur me Realin, por Aubameyang është i lumtur te Dortmundi

Pierre-Emerick Aubameyang nuk mendon të largohet nga Borussia Dortmundi.

Sulmuesi është lidhur me Real Madridin, por ai është i lumtur në Bundesliga.

31/08/2016 17:04-Besiktasi zyrtarizon lojtarin e Interit

Ishte e pritshme, por tashmë është bërë zyrtare.

Caner Erkin është huazuar te Besiktasi në formë huazimi nga Interi.

31/08/2016 17:02-Galata forcohet me një tjetër lojtar

Kolbein Sigthorsson në Galatasaray për 700 mijë euro.

sigur

31/08/2016 16:59-Zyrtare: De Jong, dy vite te Galata

Galatasaray e ka transferuar Nigel De Jongun nga AGalaxy.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk.

31/08/2016 16:56-Zyrtare: Jonny Williams largohet nga Palace

Ipswich ka nënshkruar me Jonny Williams për një huazim njëvjeçar nga Crystal Palace.

iop

31/08/2016 16:51-Zyrtare: Brozovic refuzon ofertën e Chelseat

Marcelo Brozovic ka refuzuar një ofertë për të shkuar te Chelsea, në mënyrë që të qëndrojë te Interi.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 16:49-Zyrtare: Sunderlandi transferon Ndongun

Sunderlandi ka nënshkruar me Didier Ndong nga Lorient.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare për 13.6 milionë funte.

nong

31/08/2016 16:47-Lichtsteiner prish raportet me Juven?

Juventusi dhe Stephan Lichtsteineri duket se i kanë prishur raportet dhe lojtari ka vendosur t’i bashkohet Interit.

31/08/2016 16:36-Ajeti mund të largohet menjëherë nga Torino

Nga Italia vjen një lajm shumë i bujshëm dhe tashmë po konfirmohet nga disa burime, ku Arlind Ajeti mund të ndryshojë klub sonte.

Pescara është e interesuar për mbrojtësin dhe në orët në vijim mund të ketë zhvillime.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

arlindajeti

31/08/2016 16:34-Hernanes pret kalimin te Genoa

Hernanes do t’i bashkohet Genoas pasi Juventusi ta transferojë Axel Witselin nga Zenit St Petersburgu.

Tuttomercatoweb dhe Calciomercato raportojnë se marrëveshja varet nga disa rrjedha të tjera në tregun e transferimeve.

31/08/2016 16:31-Mund të ndodhë transferimi i ditës

Sky raporton se janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet Chelseat dhe Paris Saint-Germainit për David Luiz.

Bisedimet janë intensive dhe ky mund të jetë një prej transferimeve më të mëdha të ditës mbyllëse të afatit kalimtar.

31/08/2016 16:29-Arbeloa kthehet në Ligën Premier

Alvaro Arbeloa ndodhet në Angli, ndërsa pritet të nënshkruajë me West Hamin.

Ish-futbollisti i Real Madridit pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin nga Liga Premier.

31/08/2016 16:22-Interi hedh poshtë largimin e Jovetic

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se Stevan Jovetic nuk largohet nga klubi.

Sulmuesi malazez është lidhur me një largim nga Nerazzurrët, ndërsa Milani dhe Fiorentina ishin klubet më të interesuara. Sidoqoftë, duket se nuk do të ndodhë largimi i lojtarit në këtë afat kalimtar.

31/08/2016 16:20-Tjetër dështim i Milanit në treg?

Milani ka dështuar edhe në transferimin e mbrojtësit të Sionit, Leo Lacroix.

Lojtari ka vendosur të shkojë te Saint-Etienne.

31/08/2016 16:18-Abdennour mund të huazohet te Chelsea

Chelsea është afër që të arrijë marrëveshje me Aymen Abdennour.

Goal raporton se klubi anglez do ta huazojë për një vit lojtarin e Valencias me opsionin e blerjes.

31/08/2016 16:03-Zyrtare: Lojtari i Arsenalit në Bundesliga

Werder Bremeni e ka transferuar Serge Gnabryn e nga Arsenali.

Klubi gjerman ka paguar rreth pesë milionë euro për futbollistin.

ars

31/08/2016 15:55-Ishte Fabregas që refuzoi kalimin te Milani

Gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar, Cesc Fabregas është lidhur me një kalim te Milani, mirëpo transferimi nuk do të ndodhë.

Mesfushori spanjoll ka vendosur që të qëndrojë te Chelsea dhe të luftojë për pozitën e tij.

31/08/2016 15:53-Mangala kryen testet mjekësore te Valencia

Eliaquim Mangala do të ndjekë Wilfried Bonyn dhe Samir Nasrin duke u larguar nga Manchester City, në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Gazeta spanjolle Sport raporton se mbrojtësi i ka kryer testet mjekësore te Valencia dhe zyrtarizimi do të ndodhë së shpejti.

mangala

31/08/2016 15:51-Leverkusenit i largohet edhe një lojtar

Mainz e ka transferuar Andre Ramalhon nga Bayer Leverkuseni.

Marrëveshja është bërë në formë huazimi njëvjeçar.

31/08/2016 15:49-Nuk ka transferime te Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se nuk ka nevojë ta përmirësojë skuadrën në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Gjatë kësaj vere, Los Blancos e kanë rikthyer vetëm Alvaro Moratan nga Juventusi dhe nuk kanë bërë investime të tjera.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 15:41-Isco thotë se qëndron te Reali

Lajm i keq për tifozët e Tottenhamit. Isco ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi.

“Do të qëndroj, do të qëndroj”, ka thënë mesfushori para kamerave televizive në Santiago Bernabeu.

Është pritur largimi i mesfushorit spanjoll. Është pritur largimi i mesfushorit spanjoll.

31/08/2016 15:38-Wilshere ka marrëveshje me Romën?

Mediat në Angli dhe Itali bëjnë të ditur se mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka zgjedhur Romën për të luajtur këtë sezon.

Sipas BBC Sport dhe Tuttomercatoweb, lojtari ka vendosur që të huazohet te klubi italian dhe jo te Crystal Palace apo Bournemouth – që ishin klubet më të interesuara për të.

Wilshere zgjedh Romën, para Crystal Palace e Bournemouth? Wilshere zgjedh Romën, para Crystal Palace e Bournemouth?

31/08/2016 15:33-Lojtarët e transferuar nga Sevilla për sezonin 2016/2017:

F.Vazquez
J.Correa
Ganso
W.Ben Yedder
L.Vietto
H.Kiyotake
G.Mercado
M.Kranevitter
P.Sarabia
S.Sirigu
S.Nasri

31/08/2016 15:27-Balotelli pranë kalimit te Nice

Mario Balotelli thuhet se i ka kryer testet mjekësore te Nice dhe është afër që të kalojë te klubi francez.

Sulmuesi i Liverpoolit është në Francë, por dy klubet akoma nuk kanë arritur marrëveshje.

31/08/2016 15:25-Deklarata e Pjanic që nuk do ta pëlqejnë tifozët e Romës

“Roma ndoshta është dashur të më shesë për arsye financiare, por unë gjithmonë kam pasur dëshirë t’i bashkohem Juves”, ka deklaruar Miralem Pjanic.

Mesfushori boshnjak braktisi Romën për kampionin italian. Mesfushori boshnjak braktisi Romën për kampionin italian.

31/08/2016 15:18-Zyrtare: Nasri nënshkruan për Sevillan

Sevilla ka nënshkruar me Samir Nasrin e Manchester Cityt në formë huazimi njëvjeçar.

nasri Në momentet e fundit, City deshi ta mbante, por ai vendosi të largohej.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 15:16-Chelsea të mposhtë Tottenhamin për Sissokon?

Saga e transferimit të Moussa Sissokos ka marrë një kah tjetër. Në garë është përfshirë edhe Chelsea, bë të ditur L'Equipe.

Lojtari preferon Tottenhamin, mirëpo Blutë ofrojnë 30 milionë euro dhe mund ta blejnë atë.

Spursat ishin të vetmit që e kërkonin, por tash është përfshirë edhe Chelsea. Spursat ishin të vetmit që e kërkonin, por tash është përfshirë edhe Chelsea.

31/08/2016 15:01-Jo Fabregasi, por Jovetici te Milani?

Stevan Jovetic thuhet se është një hap larg që të bëjë një ndërrim sensacional për të kaluar te rivali i qytetit, Milan.

Sipas Sportitalia, lojtari i Interit është afër arritjes së marrëveshjes për të shkuar te Rossonerët.

jove Sulmuesi malazez nënshkroi për Interin në verën e kaluar nga Manchester City.

31/08/2016 14:57-Një tjetër huazim nga Chelsea

Cristian Cuevas i Chelseat i është ribashkuar klubit belg, Sint-Truidense, në formë huazimi njëvjeçar deri në fund të sezonit.

31/08/2016 14:44-A mund të ndodhë një mega-transfer?

The Sun raporton se Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë funtesh për Karim Benzeman.

Në rast se kjo ndodh atëherë, Edinson Cavani mund të shkojë te Napoli.

A do të kemi një befasi të madhe në ditën e fundit? A do të kemi një befasi të madhe në ditën e fundit?

31/08/2016 14:35-Bony është i lumtur

Wilfried Bony shfaqet i gëzuar pas kalimit te Stoke City.

“Faleminderit të gjithë tifozëve të Manchester Cityt për mbështetjen dhe përshëndetje tifozëve të Stoke Cityt, mezi pres që të kemi një sezon të shkëlqyer së bashku”, ka thënë ai.

bony Sulmuesi ka kompletuar huazimin njëvjeçar te Stoke.

31/08/2016 14:25-Nasri kryen ekzaminimet mjekësore te Sevilla

Samir Nasri është afër kompletimit të marrëveshjes me Sevillan pasi i ka kaluar testet mjekësore.

Përkundër përpjekjes së Manchester Cityt për ta mbajtur në skuadër, francezi ka vendosur të largohet.

nasiuu Në pritje të zyrtarizimit të Nasrit te Sevilla.

31/08/2016 14:23-Lojtari i Monacos shkon në Turqi

Wagner Love i është bashkuar Alanyasporit.

31/08/2016 14:17-Lojtari Monacos shkon te Ingolstadti

Skuadra gjermane, Ingolstadt, ka nënshkruar marrëveshje me mbrojtësin e Monacos, Marcel Tisserand.

Mbrojtësi francez ka firmosur kontratë të vlefshme për katër vite.

tisserand

31/08/2016 14:15-Chelsea me ofertë të re për Luiz

Paris Saint-Germaini e ka refuzuar ofertën fillestare të Chelseat prej 32 milionë funtesh për David Luiz.

Blutë duhet ta rritin ofertën për lojtarin që u largua në vitin 2014 për 50 milionë funte drejt kryeqytetit francez.

Chelsea duhet të ofrojë rreth 40 milionë funte për ta bindur PSG-në. Chelsea duhet të ofrojë rreth 40 milionë funte për ta bindur PSG-në.

31/08/2016 14:03-Zyrtare: Bony nënshkruan për Stoke

Wilfried Bony ka kompletuar huazimin njësezonal nga Manchester City te Stoke City.

bon

31/08/2016 13:48-Cardozo te AEK-u

Oscar Cardozo ka udhëtuar për në Greqi që të kompletojë transferimin te AEK Athens.

Gjatë karrierës ka luajtur për Benfican, ndërsa së fundmi ishte lojtar i Trabzonspor. Gjatë karrierës ka luajtur për Benfican, ndërsa së fundmi ishte lojtar i Trabzonspor.

31/08/2016 13:43-Një fakt për Hart

Joe Hart është portieri i parë anglez që luan në Serie A.

hart1

31/08/2016 13:39-Szczesny i uron fat Hartit

Wojciech Szczesny e ka mirëpritur Joe Hartin në Serie A.

“Paç fat te Torino djalosh. Mezi pres të luaj sërish kundër teje!”, ka shkruar portieri i Romës në Instagram.

31/08/2016 13:36-Stoke me portier të ri

Portieri i Derbyt, Lee Grant, është huazuar te Stoke City deri në janar.

31/08/2016 13:34-Spursat pas Schneiderlin?!

Daily Mail raporton se Tottenhami dëshiron ta transferojë Morgan Schneiderlin nga Manchester Unitedi.

Francezi ka luajtur nën urdhrat e Mauricio Pochettinos te Southamptoni, mirëpo preferon të qëndrojë te Djajtë e Kuq dhe të luftojë për një pozitë në formacionin e Jose Mourinhos.

31/08/2016 13:32-Interi ta kthejë Maiconin?

Mediat italiane raportojnë se Interi mund ta kthejë Maiconin për të plotësuar pozitën e mbrojtësit të krahut.

Braziliani ka zhvilluar gjashtë vite të suksesshme të Nerazzurrët duke fituar katër Scudetto dhe Ligën e Kampionëve.

31/08/2016 13:29-Fabregas i ofrohet Milanit

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, i është ofruar Milanit në formë huazimi.

Spanjolli nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes, pasi nuk përshtatet në sistemin e tij të lojës.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 13:11-Slimani, testet mjekësore – pastaj nënshkrimi

Islam Slimani është duke shkuar në Bologna të Italisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit te Leicester City.

Besohet se kampioni anglez do të paguajë rreth 27 milionë funte për të.

31/08/2016 13:03-Zyrtare: Hart nënshkruan për Torinon

Torino ka konfirmuar se ka nënshkruar me Joe Hart.

Portieri anglez është huazuar nga Manchester City.

hart “Përnjëherë karriera ime ndryshoi dhe unë e interpretova si një shenjë të fatit”.

31/08/2016 13:01-Klopp ta largojë Sakhon?

E ardhmja e Mamadou Sakhos te Liverpooli nuk është e sigurt.

Jurgen Klopp ka plane të tjera, ai mund të largohet.

31/08/2016 12:57-Vetëm Tottenhami pas Sissokos

Evertoni nuk ka kontaktuar me Newcastle për Moussa Sissokon.

Kështu që Tottenhami mbetet klubi i vetëm që i kërkon shërbimet e mesfushorit francez.

Mirëpo, çmimi i tij është 30 milionë funte.

31/08/2016 12:56-Luiz, vazhdojnë negociatat

Chelsea dhe PSG po vazhdojnë negociatat për transferimin e David Luiz.

Kampioni francez nuk dëshiron të humbë 20 milionë funte për lojtarin që e bleu nga Blutë, prandaj arritja e marrëveshjes është pak e vështirë.

Chelsea ia shiti PSG-së për 50 milionë funte, tash ka ofruar 30 milionë (plus dy të tjera në formë bonusesh). Chelsea ia shiti PSG-së për 50 milionë funte, tash ka ofruar 30 milionë (plus dy të tjera në formë bonusesh).

31/08/2016 12:48-Munoz largohet nga Sevilla

Real Zaragoza e ka huazuar Juan Munozin nga Sevilla për gjtih sezonin.

31/08/2016 12:46-Zyrtare: Papadopoulos braktis Leverkusenin

Kyriakos Papadopoulos ka arritur marrëveshje me klubin e promovuar këtë vit në Bundesliga.

Mbrojtësi grek i është bashkuar RB Leipzigut nga Bayer Leverkusen si huazim njëvjeçar.

leip

31/08/2016 12:31-Rafinha pranon largimin nga Barcelona

Rafinha nuk ka asnjë problem që të lëvizë diku tjetër nëse Barcelona nuk mund t’i garantojë atij kohë për të luajtur.

“E vërteta është se unë dua të jem në Barcelonë. Logjikisht, në qoftë se unë nuk mund të mbështetem në të pasurit minuta, kjo është normale që një lojtar do të dojë të largohet”, ka thënë Rafinha për Catalunya Radio.

31/08/2016 12:26-Një lojtar për ekipin e të rinjve të Realit

Largimi i Shkodran Mustafit do të thotë se Los Che duhet të transferojnë një mbrojtës.

Eliaquim Mangala dhe Ezequiel Garay janë në listë.

vargos

31/08/2016 12:24-Valencia ka nevojë për një mbrojtës

Largimi i Shkodran Mustafit do të thotë se Los Che duhet të transferojnë një mbrojtës.

Eliaquim Mangala dhe Ezequiel Garay janë në listë.

31/08/2016 12:24-Largohet talenti i Barcës

Girona ka nënshkruar me talentin e Barcelonës, Juan Camara, të cilin e ka huazuar.

juan

31/08/2016 12:17-Roma në garë më Crystal Palace për Tomas Rincon

Tomas Rincon është më afër që të kalojë te Roma, raporton Tuttomercatoweb.

Lojtari i Genoas kushton 10 milionë euro, ndërsa për të interesohet Crystal Palace.

Sidoqoftë, Giallorossët duan ta fitojnë këtë garë dhe ta transferojnë lojtarin.

31/08/2016 12:12-Roma me përpjekje maksimale për Wilshere

Roma po përpiqet me çdo kusht që ta huazojë mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.

Plot 22 klube kërkojnë shërbimet Wilshere. Plot 22 klube kërkojnë shërbimet Wilshere.

31/08/2016 12:04-Ngec huazimi i Jovetic te Fiorentina

Stevan Jovetic duket se nuk do të transferohet te Fiorentina, pasi Interi nuk pranon ta mbulojë pagën e tij.

Viola dëshiron ta huazojë malazezin, mirëpo ka kërkuar nga Nerazzurrët që t’ia paguajnë një pjesë të pagës, por ata kanë refuzuar.

31/08/2016 12:00-Dështon oferta e Chelseat për Luiz

Chelsea thuhet se ka dështuar me ofertën për transferimin David Luiz.

Blutë kanë ofruar 32 milionë funte për ish-mbrojtësin e tyre, mirëpo PSG e ka refuzuar ofertën.

KJO ISHTE OFERTA E CHELSEAT...

31/08/2016 11:58-Balotelli iu ofrua Napolit?

Njoftohet se Mino Raiola e ka ofruar Mario Balotellin te skuadra e Napolit të martën mbrëma.

Sulmuesi i Liverpoolit ndodhet te Nice, ku është duke i kryer testet mjekësore, mirëpo klubi francez akoma nuk ka arritur marrëveshje me Redsat.

31/08/2016 11:35-Isco te Tottenhami? Nuk do të ndodhë

Ka pasur raportime se mesfushori i Real Madridit, Isco, dëshiron të transferohet te Tottenham Hotspur.

Mirëpo, njoftimet më të reja thonë se transferimi nuk do të ndodhë.

31/08/2016 11:33-Slimani ka vendosur për ‘Dhelprat’

Islam Slimanit i është dhënë leje të largohet nga stërvitjet me Algjerinë që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Leicester City.

Kampioni anglez do të paguajë rreth 30 milionë funte për shërbimet e tij.

31/08/2016 11:29-Largimet e Arsenalit

Wilshere dhe Gnabry pritet të largohen, ndërsa Mathieu Debuchy dhe Chuba Akpom kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë për pozitat e tyre në skuadër.

31/08/2016 11:27-Zyrtare: Inler, tre vjet me Besiktasin

Besiktasi e ka transferuar mesfushori Gokhan Inler nga Leicester City.

Futbollisti zviceran me origjinë turke ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

inler

31/08/2016 11:25-Arsenali nuk ka mbaruar me transferimet

Arsenali ka shpenzuar afro 100 milionë funte deri më tani në këtë afat kalimtar.

Arsene Wenger do të jetë i angazhuar edhe në ditën e fundit!

31/08/2016 11:23-Tre shënjestrat e Chelseat

Marcos Alonso, David Luiz dhe Marcelo Brozovic – do të ishte një ditë epikë nëse Blutë sigurojnë shërbimet e të tre lojtarëve.

31/08/2016 11:19-Të larguarit e Cityt

Samir Nasri dhe Joe Hart janë në prag të largimit, drejt Sevillas, respektivisht Torinos.

Nga ana tjetër, e ardhmja e Eliaquim Mangalas është e paqarta, teksa Porto dhe Valencia kërkojnë shërbimet e tij.

31/08/2016 11:05-Werder në bisedime për Serge

Arsenali dhe Werder Bremeni janë në negociata për transferimin e përhershëm të Serge Gnabry – njofton Sky.

Lojtari ka edhe një vit në kontratën e tij me Topçinjve, ndërsa Werderi dëshiron të nënshkruajë me të para klubeve tjera gjermane.

31/08/2016 11:00-Agjenti i Cuadrados në Torino

Agjenti i Juan Cuadrados është rrugës për në Torino për të finalizuar kthimin e lojtarit te Juventusi.

Huazimi i kolumbianit te Juve do të jetë me obligim blerjeje të kushtëzuar nga një numër i caktuar i paraqitjeve për klubin.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 10:56-Punë e kryer: Witsel te Juve?

Kalimi Axel Witsel te Juventusi thuhet se është punë e kryer, kanë mbetur vetëm testet mjekësore.

Nënshkrimi i kushtëzuar vetëm nga ekzaminimet mjekësore. Nënshkrimi i kushtëzuar vetëm nga ekzaminimet mjekësore.

Mesfushori, i cili po largohet nga Zenit St Petersburgu, te Bianconerët do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 10:51-Brahimi për 35 milionë funte te Evertoni

Yacine Brahimi pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe pastaj t’i bashkohet Evertonit.

Porto pritet të përfitojë deri në 35 milionë funte së bashku me bonuset.

31/08/2016 10:50-Alonso po i bën ekzaminimet mjekësore

Marcos Alonso është duke i kryer testet mjekësore te Chelsea – thonë burimet e afërta me klubin.

31/08/2016 10:47-Fulhami në bisedime me Adebayor

Fulhami është duke negociuar për transferimin e Emmanuel Adebayor.

Sulmuesi është lojtar i lirë qëkur u largua nga Crystal Palace, në fund të sezonit të kaluar.

31/08/2016 10:45-Vazhdojnë negociatat për Luiz

Chelsea ka ofruar 30 milionë funte plus dy milionë të tjera në formë bonusesh për David Luiz.

Bisedimet e Bluve me PSG-në po vazhdojnë ditën e sotme.

31/08/2016 10:44-Zyrtare: Sow bashkohet me Fenerbahcen

Sulmuesi senegalez ka vendosur të kthehet në kampionatin turk, te skuadra e Fenerbahces.

30-vjeçari ka lënë Emiratet e Bashkuara Arbabe apo më saktë skuadrën e Al-Ahli për tu kthyer te Fenerbahce.

LAJMI I PLOTË...

31/08/2016 10:40-Lazio refuzon WBA-në

Lazio e ka refuzuar ofertën e West Bromit për Keita Balde.

Corriere dello Sport thotë se klubi anglez ka ofruar 18 milionë euro për të.

31/08/2016 10:37-Debuchy drejt Espanyolit?

Mathieu Debuchyt i është thënë se mund të largohet nga Arsenali qoftë si huazim apo transfer afatgjatë.

Daily Mirror bën të ditur se Espanyoli dëshiron ta transferojë gjatë ditës së sotme.

31/08/2016 10:32-Kush do të ndryshojë klub sot?

Mario Balotelli te Nice...

Marcelo Brozovic te Chelsea...

Isco te Tottenham...

David Luiz te Chelsea...

Axel Witsel te Juventus...

tr

31/08/2016 10:30-Tre lojtarë te Besiktasi

Gokhan Inler (Leicester), Caner Erkin (Inter) dhe Atinc Nukan (RB Leipzig) janë duke i bërë testet mjekësore te Besiktasi.

Atinc dhe Caner do të huazohen, derisa Inler  do të nënshkruajë kontratë afatgjate.

31/08/2016 10:28-Rritet numri i të interesuarve: 22 klube e duan Wilshere

Sipas Daily Mail, Crystal Palace është në bisedime të avancuar me Arsenalin për huazimin e Jack Wilshere.

Mirëpo, raportohet se është rritur në 22 numri i klubeve që i duan shërbimet e tij.

Mes tyre është edhe Manchester City, por Arsene Wenger nuk dëshiron ta lejojë të shkojë te një klub rival.

31/08/2016 10:25-Hernanes të largohet nga Juve

Celtic dhe Genoa janë në garë për shërbimet e Hernanesit, të cilin Juventusi dëshiron ta huazojë gjetiu.

31/08/2016 10:21-Nasri te Sevilla për teste mjekësore

Samir Nasri është i vendosur t’i nënshtrohet një testi mjekësor me Sevillan përpara përfundimit të një lëvizje si huazim nga Manchester City.

Në pritje të zyrtarizimit. Në pritje të zyrtarizimit.

Mesfushori francez është parë në foto gjatë të martës në mbrëmje me drejtorin e klubit spanjoll, Monchi, pasi ka mbërritur në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje me fituesit e Ligës së Evropës.

LEXONI LAJMIN E PLOTË...

31/08/2016 10:20-Në pritje të transferimit, Alonso ‘ndjek’ Chelsean

Marcos Alonso ia ka bërë ‘ndjek’ Chelseat në Twitter.

Marrëveshja ndërmjet Bluve dhe Fiorentinas është arritur, pritet vetëm zyrtarizimi.

alon1

31/08/2016 10:16-Darmian te Interi?

Manchester Unitedi thuhet se e ka refuzuar ofertën e Interit për Matteo Darmian.

Mirëpo, Nerazzurrët do të përpiqen deri në fund të ditës që ta transferojnë.

31/08/2016 10:15-Edhe vëllai i Pogbas në Angli?

The Sun bën të ditur se vëllai i Paul Pogbas, Florentin, mund të shkojë te Sunderlandi.

David Moyes kërkon edhe një qendërmbrojtës në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa mbrojtësi i Saint-Etienne kushton 6.5 milionë funte.

Paul Pogba ka thyer të gjitha rekordet e transferimeve. Tash vëllai mund t’i bashkohet në Ligën Premier. Paul Pogba ka thyer të gjitha rekordet e transferimeve. Tash vëllai mund t’i bashkohet në Ligën Premier.

31/08/2016 10:11-Oferta 40-milionëshe e Cityt

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City nuk do të blejë lojtarë të tjerë, por duket se do të ndodhë ndryshe.

Sipas L'Equipe, Monaco ka refuzuar 40 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar, Kylian Mbappe, i cili kërkohet edhe nga Barcelona.

Sulmuesi kërkohet edhe nga Barca. Sulmuesi kërkohet edhe nga Barca.

31/08/2016 10:08-Sfida e re për Wilfried Bony

Por ku do të jetë...?

West Ham, Stoke City dhe Sunderland i duan shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt.

31/08/2016 10:06-Disa nga kryetitujt

Chelsea ka bërë ofertë për David Luiz
Hart ndodhet në Torino për kompletimin e transferimit
Balotelli pritet të shkojë te Nice
Spekulime: Isco dëshiron kalimin te Tottenhami
Spekulime: Martins Indi drejt Stoke
Spekulime: Porto ta transferojë Mangalan
Spekulime: Schweinsteiger refuzon Sportingun

31/08/2016 10:03-Pulisic nuk shkon te Liverpooli

Liverpooli është lidhur me Christian Pulisicin e Borussia Dortmundit, por babai i lojtarit ka thënë se ai nuk do të largohet në këtë afat kalimtar.

“Christian nuk është i interesuar që të largohet nga klubi”, ka thënë Mark Pulisic për Bild.

31/08/2016 09:53-Riviere shkon te Osasuna

Emmanuel Riviere e ka braktisur Newcastle Unitedin për t’u huazuar te Osasuna.

31/08/2016 09:52-Zyrtare: Pescara transferon Aquilanin

Pescara ka konfirmuar transferimin e Alberto Aquilanit si transfer të lirë.

Ish-lojtari i Juventusit, Liverpoolit e Romës, u largua nga Sporting CP në fillim të muajit gusht.

31/08/2016 09:50-Tarashaj largohet nga Evertoni (Foto)

Shani Tarashaj është larguar nga Evertoni për tu transferuar në Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi kosovar ka ndërruar ambient, duke lënë Ligën Premier dhe skuadrën e Evertonin pa luajtur asnjë ndeshje.

Tarashaj është transferuar në kampionatin gjerman, Bundesliga, te skuadra e Eintracht Frankfurt.

MË SHUMË...

31/08/2016 09:42-Lindelof drejt Chelseat?

Chelsea mund të bëjë një ofertë të madhe për mbrojtësin suedez, Victor Lindelof.

Shuma prej 25 milionë funtesh do ta bindte Benfican që të heqë dorë nga lojtari.

31/08/2016 09:38-Tottenhami ofertë për Sissokon

Tottenhami ka bërë ofertë për mesfushorin e Newcastle, Moussa Sissoko.

Spursat kanë ofruar 16 milionë funte, por Newcastle kërkon dyfishin.

31/08/2016 09:02-Milani do një mbrojtës

Vincenzo Montella e ka kërkuar një mbrojtës nga krerët e klubit.

Remy Lacroix (Sion) dhe Andrea Ranocchia (Inter) janë opsionet e mundshme.

31/08/2016 09:00-Vazhdojnë përpjekjet e Interit për Lichtsteiner

Interi nuk po heq dorë nga Stephan Lichtsteiner, por Juventusi planifikon ta transferojë jashtë Serie A. Borussia Dortmundi dhe Monaco janë klubet tjera të interesuara.

Bianconerët kërkojnë 12 milionë euro për zviceranin.

31/08/2016 08:57-Rafinha të braktisë Barcën?

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, mund të largohet nga kampioni spanjoll, pasi nuk po gjen hapësira për lojë.

31/08/2016 08:54-Ku do të përfundojë Jack Wilshere?

Pesë klube kanë shfaqur interesim për huazimin e futbollistit të Arsenalit.

Crystal Palace, Bournemouth dhe Watford nga Liga Premier, dhe Sporting Lisbon e Benfica nga Portugalia.

31/08/2016 08:52-Juve do ta kthejë Cuadradon

Media të ndryshme në Itali raportojnë se Juventusi e ka huazuar përsëri anësorin e Chelseat, Juan Cuadrado, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Zonja e Vjetër do të paguajë pesë milionë euro për huazimin, si edhe 20 milionë të tjera në verën e ardhshme, nëse dëshiron ta mbajë.

31/08/2016 08:50-Në pritje të zyrtarizimit të Hart te Torino

Joe Hart ka udhëtuar të martën në Torino për të kompletuar huazimin njëvjecar.

Gjatë ditës së sotme pritet që të kompletohet transferimi.

31/08/2016 08:47-Huazimi i gjashtë për sulmuesin e Chelseat

Patrick Bamford ndoshta nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Chelsean, por ka siguruar huazimin e gjashtë në një klub tjetër.

Sulmuesi në pronësi të Bluve gjatë këtij sezoni do të luajë te Burnley.

31/08/2016 08:40-LIVE: Dita e fundit e transferimeve