Është mbyllur afati kalimtar i janarit në top pesë kampionatet në Evropë.

Afati kalimtar ishte dinamik me negociata për lojtarë të mëdhenj.


Megjithatë, klubet në ditën e fundit bënë maksimumin për të arritur marrëveshje sa më të mira, ndonëse lëvizje të mëdha te klubet e mëdha nuk ndodhën.

Telegrafi siç e do tradita, minut pas minuti ju ka mbajtur të informuar për të gjitha zhvillimet në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror të janarit.

Më poshtë gjeni mbulimin minut pas minuti të ditës së fundit të afatit kalimtar si dhe të gjitha transferimet që janë realizuar nga klubet evropiane.

01/02/2019 00:07-Mbyllet afati kalimtar i janarit në top pesë ligat e mëdha

Afati kalimtar i janarit është mbyllur në të gjitha kampionatet e mëdha.

Mbetet të shihet se cilat janë transferimet e fundit që kanë ndodhur në Spanjë, Francë, por edhe Angli, Itali e Gjermani që është mbyllur më herët.

SK4dziTRDKB80q9Fui44 CLOSED

31/01/2019 23:36-Zyrtar: Halilovic i bashkohet Standard Liegen

Milan e ka huazuar zyrtarisht Alen Halilovicin në Standard Liege për 18 muaj me mundësi blerje deri në qershor të vitit 2020.

22-vjeçari e përfundoi transferimin këtë mbrëmje, duke e mbyllur edhe afatin kalimtar të janarit.

Halilovic erdhi si lojtar i lirë nga HSV Hamburg.

31/01/2019 23:32-Fulhami e merr në huazim Nordtveitin

Fulham e ka konfirmuar nënshkrimin me Havard Nordtveit si huazim  nga TSG 1899 Hoffenheim deri më 30 qershor 2019.

28-vjeçari Nordtveit ka përvojë në Ligën Premier kur ka luajtur një sezon me West Ham United.

31/01/2019 23:13-Sevilla largon Ganson drejt Fluminenses

Mesfushori Ganso është larguar përfundimisht nga Sevilla drejt klubit brazilian Fluminense.

Paulo Henrique Ganso ka qenë i huazuar te Amines.

Me marrëveshej trepalëshe Ganso është huazuar në Brazil.

31/01/2019 23:08-PSG ofertë të majme për Gueyen

Sipas Sky Sports, PSG ka bërë ofertë prej 26.2 milionë funte për Idrissa Gueyen e Evertonit.

Mesfushori është i mërzitur pasi i ka kërkuar klubit kalimin dhe se PSG-ja është ëndërr e tij.

GettyImages 1076371772

31/01/2019 23:02-Batshuayi ka marrëveshje me Crystal Palacen

Sky Sports shkruan se Michy Batshuayi ka marrëveshje me Crystal Palacen, por ende nuk është arritur marrëveshje me Chelsean për mënyrat e pagesave.

31/01/2019 22:32-Semedo te Espanyol

Mesfushori Alfa Semedo ka kaluar nga Benfica te Espanyo9li si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2019 21:58-Sulley Ali Muntari vazhdon të luajë, kalon te Albacete

Mesfushori ganez, Sulley Ali Muntari, do ta vazhdojë karrierën  te Albacete.

31/01/2019 21:39-Adrien Silva shkon si huazim te Monaco

Monaco i ka siguruar shërbimet e mesfushorit Adrien Silva, për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ai kalon nga Leicester, ku nuk arriti ta tregojë vetën.

31/01/2019 21:36-Mario Suarez kalon te Rayo Vallecano

Mesfushori Mario Suarez, i ka dhënë fund aventurës në Kinë dhe është kthyer në Spanjë te Rayo.

31/01/2019 21:31-Zyrtare: Shinji Kagawa kalon te Besiktasi

Japonezi Shinji Kagawa do ta vazhdojë karrierën te Besiktasi, të paktën edhe për gjashtë muaj.

Lojtari ka kaluar si huazim nga Borussia Dortmund.

31/01/2019 21:04-Zyrtare: Youri Teilemans, lojtar i Leicester

Leicesteri ka arritur ta kompletojë transferimit e mesfushorit belg, Youri Teilemans.

Lojtari do të vijë si huazim nga Monaco.

31/01/2019 20:59-Cyril Thereau kalon te Cagliari

Cyril Thereau është një lojtar i ri i Cagliarit, duke kaluar nga Fiorentina.

Ka qenë klubi i Fiorentinës, që ka njoftuar për largimin e lojtarit.

"ACF Fiorentina njofton se e ka huzuar Cyril Thereau (i lindur në 1983) në Cagliari Calcio".

31/01/2019 20:52-Joel Obi kalon te Alanyaspor

Alanyasport ka arritur të nënshkruajë me mesfushorin nigerian Joel Obi nga Chievo.

31/01/2019 20:45-Lucas Piazon kalon te Chievo

Chievo ka nënshkruar zyrtarisht me futbollistin e Chelseat, Lucas Piazon si huazim deri në fund të sezonit.

24-vjeçari ka qenë disa herë në huaizme, te Malaga, Vitesse Arnhem, Eintracht Frankfurt, Reading dhe Fulham.

Brazili ka pasaportë italiane.

DyQbkfAWwAAyRu9

31/01/2019 20:31-Wilfried Bony nga Swansea te Al Arabi në Katar

Sulmuesi Wilfried Bony do të luajë në huazim te klubi nga Katari, Al Arabi.

31/01/2019 20:26-Zyrtare: Peter Crouch te Burnley

Sulmuesi anglez. Peter Crouch, e ka kompletuar transferimin te Burnley.

Ai u kthye në Ligën Premier nga Stoke.

31/01/2019 20:03-Mbyllet afati kalimtar në Serie A

Afati kalimtar i janarit është mbyllur edhe në Serie A, ku nuk na kanë munguar transferimet në minutat e fundit.

Telegrafi do t'ju njoftojë me transferimet e fundit që kanë ndodhur.

Italian Serie A

31/01/2019 19:54-Baseli po synon transferimin e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, nuk po gjen hapësira tek Genku dhe ka kërkuar largimin nga skuadra belge.

Lexo më shumë...

v2 large 05122a0a8eaf0946a251ed41853f36cbc696dcec

31/01/2019 19:52-Luca Pellegrini kalonte te Cagliari si huazim

Roma e ka huazuar për gjashtë muaj mbrojtësin e majtë Luca Pellegrini te Cagliari deri në fund të sezonit.

Cagliari ka të drejtën e blerjes.

31/01/2019 19:47-Barcelona nënshkruan me Emersonin, kushtonë 12 milion euro

Barcelona dhe Atletico Mineiro kanë arritur marrëveshje për transferimin e Emersonit, i cili do të bashkohet me klubit nga dita 1 korrik 2019 .

Kostoja e operacionit do të jetë 12 milionë euro dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë me klubin për 5 sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2023/24 .

31/01/2019 19:44-Zyrtare: Marco Sau te Sampdoria

Sulmuesi Marco Sau është larguar nga Cagliari për tu bashkuar me Sampdorian.

31/01/2019 19:32-Emile Smith Rowe nga Arsenali te RB Leipzing

Emile Smith Rowe i është bashkuar RB Leipzigut si huazim nga Arsenali deri në fund të sezonit.

31/01/2019 19:29-Mbaye Diagne kalon te Galatasaray

Sulmuesi Mbaye Diagne ka kaluar nga Kasimpasa te Galatasaray.

Gjiganti turk do të paguajë 10 milionë euro, ndërsa ia ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë.

31/01/2019 19:02-Batshuayi largohet nga Valencia, Real Betis dhe West Ham mundësi për belgun?

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmuesi 25 vjeçar, Michy Batshuayi është aktualisht në zyrat e Valencia dhe pret një transferim.

Real Betisi dhe West Ham United e duan sulmuesin, që është te Valencia si huazim nga Chelsea.

1w756qhighc0.bild

31/01/2019 18:57-Zyrtare: Reece Oxford kalon nga West Ham te Augsburg

Lojtari është bashkuar me klubin gjerman nga West Ham si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2019 18:45-Zyrtare: Kostas Mitroglou nënshkruar me Galatasarayn

Sulmuesi grek është huazuar nga Olympique Marseille te Galatasaray për 18 muajn deri në verën e vitit 2020.

Mitroglou ka luajtur edhe për klube si Gladbach dhe Duisburg në Gjemani, për të vazhduar më vonë  me Fulhamin, Olympiacosin dhe Benfican.

31/01/2019 18:08-Real Madridi paralajmëron spastrim, verës i largon shtatë yje

Real Madridi po planifikon që të realizojë një spastrim masiv të yjeve në fund të sezonit.

Shefi i Okdiarios, Eduardio Inda, ka folur për El Chirionguito de Jugones, duke thënë se tifozët e Realit duhet të presin ndryshime të mëdha në verë.

Lexo më shumë...

marcelo

31/01/2019 18:05-Zyrtare: Romulo te Lazio

Lazio e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Genoan për Romulon si huazim për pjesën tjetër të sezonit.

Romulo ka luajtur në 19 ndeshje me Genoan këtë sezon.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.

31/01/2019 18:01-Zyrtare: Dawid Kownacki kalon nga Sampdoira te Fortuna Dusseldorf

Sampdoria e ka huazuar zyrtarisht Dawid Kownacki te Fortuna Dusseldorf me opsionin blerje.

"Jam shumë i lumtur që gjithçka u mbyll me sukses”.

"Fortuna më kontaktoi shumë herët në janar dhe u përpoqën shumë për ta mbyllur marrëveshjen, prandaj isha i vendosur të vija këtu".

Polonia ka refuzuar disa oferta të tjera dhe ishte e vendosur të bashkohet me klubin gjerman.

31/01/2019 18:01-Në ora 18:00 është mbyllur afati kalimtar tregut në Angli dhe Gjermani

Në Angli dhe Gjermani në ora 18:00 është mbyllur afat kalimtar dimëror.

Kohë pas kohe do t’ju njoftojmë me transferimet që kanë ndodhur në minutat e fundit në Ligën Premier dhe Bundesliga.

Premier League Logo.svg

31/01/2019 17:57-Youri Tielemans arrin në Angli për të mbyllur marrëveshjen me Leicesterin

Mesfushori belg, Youri Tielemans, do ta lënë Monacon për të luajtur në Angli.

Ai do të nënshkruajë me shumë gjasa me Leicesterin.

Lojtari ka zbritur në qytet dhe marrëveshja mund të konfirmohet nga çastin në çast.

31/01/2019 17:54-Udinese në bisedime me Tom Huddlestonen

Udinese është në bisedime për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Tottenham Hotspur, Tom Huddlestone.

Sipas Sky Sports, Huddlestone është duke negociuar për një transferim të përhershëm te Udinese.

Anglez aktualisht luan për Derby Countyn.

GettyImages 1074333874

31/01/2019 17:49-Zyrtare: Kapiteni i Celtic, Scott Brown e vazhdon kontratën

Kapiteni i Celtiut, Scott Brown e ka vazhduar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2021.

31/01/2019 17:39-Zyrtare: Hyka transferohet në kampionatin izraelit te Maccabi Netanya

Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka karrierën do ta vazhdoj në Azi pas eksperiencës dy vjeçare në MLS te San Jose.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë me klubin Maccabi Netanya që zë pozitën e pestë në elitën e futbollit izraelit.

Lexo më shumë...

31/01/2019 17:30-Zyrtare: Almamy Toure te Eintracht Frankfurt

‏Mbrojtësi Almamy Toure nga Monaco ka kaluar te Eintracht Frankfurt .

Marrëveshja është valide deri më 30 qershor 2023.

31/01/2019 17:26-Zyrtar: Manchester City e blen Ante Palaversa nga Hajduk Split

Manchester City e ka kompletuar transferimin e talentit kroat Ante Palaversa nga Hajduk Split.

Klubi ng Liga Premier do të paguajnë 5 milionë euro për 18 vjeçarin.

Ai do të mbetet te Hajduku si huazim deri në verën e vitit 2020.

31/01/2019 17:23-Zyrtare: Aboubakar Kamara kalon te Yeni Malatiaspor

Sulmuesi Aboubakar Kamara  e ka kompletuar transferimin e tij te Yeni Malatiaspor në Turqi.

Ai nuk po kalonte një periudhë të mirë te Fulham.

31/01/2019 17:17-Jurgen Gjasula bashkohet me Energie Cottbusin 

Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula ka arritur marrëveshje me klubin gjerman Energie Cottbus.

Gjasula vjen nga Regional liga ku luante te Viktoria Berlin.

Screenshot 1 29

31/01/2019 17:10-Facundo Roncaglia afër kalimit te Valencia

Mbrojtësi Facundo Roncaglia është rrugës për tu bashkuar me Valencian.

Ai do t’i kryej testet mjekësore dhe pastaj do të nënshkruajë me Los Che.

Roncaglia do të bashkohet nga Celta si huazim, pa të drejt blerje.

15489436320580

31/01/2019 17:00-Zyrtare: Bologna nënshkruan me dyshen e Torinos

Simone Edera dhe Lyanco Evangelista i janë bashkuar Bolognas.

Edera dhe Lyanco janë bashkuar me Bolognan si huazim deri në fund të stinorit.

31/01/2019 16:54-Zytare: Guirassy nga Koln te Amiens

Sulmuesi Serhou Guirassy, 22 vjeç, është huazuar nga Koln te Amiens.

Lojtari ka kaluar në Francë si huazim me të drejtë blerje deri në 5 milionë euro.

31/01/2019 16:50-E konfirmuar: Peter Crouch te Burley

Sulmuesi 38 vjeçar, Peter Crouch, do të kthehet në Ligën Premier.

Ai do të nënshkruajë me Burnleyn, u lajmi konfirmohet nga trajneri i këtij klubi Sean Dyche.

Në anën tjetër te Stoke do të shkojë Sam Vokes.

31/01/2019 16:43-Juan Mata mbetet në orbitën e Barcelonës

Sipas gazetës Sport, Barcelona mbetet pas mesfushorit të Manchester United, Juan Mata.

Lojtari mbetet pa kontratë pas gjashtë muajsh.

Edhe pse prioritet i tij është rinovimi, mund të ketë befasi në momentet e fundit.

GettyImages 1079242412

31/01/2019 16:36-Newcastle thyen rekordin e klubit, Almiron e kalon Owenin

Miguel Almiron ka kompletuar transferimin tek skuadra e njohur angleze Newcastle United.

Mesfushori i talentuar paraguaian ka shkëlqyer në MLS duke ndihmuar skuadrën e tij Atlanta United ta fitoj titullin e parë në histori.

Lexo lajmin e plotë....

https://twitter.com/SquawkaNews/status/1090987293777805313

31/01/2019 16:23-Zyrtare: Diego Farias te Emopoli

Sulmuesi Diego Farias e ka kompletuar kalimin e tij nga Cagliari te Empoli.

Ka qenë klubi i Empolit që e ka zyrtarizuar transferimin si huazim me të drejtë blerje.

51489181 2309420006011836 46170434575532032 n

31/01/2019 16:16-Zyrtare: Georges-Kevin N'Koudou kalon te Monaco

Mesfushori i Tottenham, Georges-Kevin N'Koudou, ka ndërruar ambient duke kaluar në Ligue 1 në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Ai nga Tottenham është huazuar te Monaco deri në fund të sezonit.

Monaco ka nevojë për lojtarë, pasi është duke e rrezikuar seriozisht rënien nga elita.

DyP0qnbWoAcZ2xr

31/01/2019 16:07-Fiorentina dhe Empoli shkëmbejnë Diksin me Rasmusenin

Tashmë është zyrtar shkëmbimi mes Fiorentinës dhe Empoli, me Rasmussen që kalon te Violat, ndërsa Diks shkon në drejtin tjetër.

Ka qenë klubi i Fiorentinës që e ka bërë zyrtar kalimin

"ACF Fiorentina njofton se i ka të drejtat e plota, për Jacob Rasmussen nga Empoli FC deri më 30 qershor, 2019”.

“Njëkohësisht, Fiorentina e jep në huazim nga tani deri më 30 qershor, 2020, lojtarin Kevin Diks te Empoli FC", thuhet një njoftim.

GettyImages 1090695586

31/01/2019 15:54-Bilbao nënshkruan me Kenan Kodro

Athletic Club ka kompletuar nënshkrimin me Kenan Kodro nga Copenhagen.

Kodro ka nënshkruar marrëveshje e cila e sheh në klubin baske deri në vitin 2022.

Lojtari tashmë ka edhe klauzolë te Bilbao e cila është plot 80 milionë euro.

31/01/2019 15:50-Schalke transferon Bruman

Jeffrey Bruma është lojtari më i ri i klubit gjerman, Schalke.

Është vet klubi gjerman që ka njoftuar transferimin e tij me anë të faqes zyrtare.

"Schalke është e kënaqur të iu njoftoj nënshkrimin me Jeffrey Bruma nga Wolfsburgu si huazim me ë drejt blerje deri në fund të sezonit.

31/01/2019 15:40-Bolasie drejt Anderlechtit

Gazetari belg, Kristof Terreuer ka thënë se Anderlechti është afër të nënshkruaj me sulmuesin anësor të Evertonit, Yannick Bolasie.

29-vjeçari është momentalisht i huazuar te Aston Villa.

bolasie

31/01/2019 15:35-Zyrtare: Newcastle transferon Almironin, thyhet rekordi i klubit

Miguel Almiron është lojtari më i ri i klubit anglez, Newcastle United.

Laraskat e kanë thyer rekordin e klubit me blerjen e fantazistit Almiron.

Transferimi i Almironit thuhet se i ka kushtuar anglezëve plot 21 milionë funte.

"Jemi të lumtur t'ju lajmërojmë nënshkrimin e sulmuesit Miguel Almiron nga Atlanta United".

"24-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje për pesë vite e gjysmë që e mban në St. James Park deri në qershor 2024".

31/01/2019 15:24-Aston Villa zyrtarizon mbrojtësin Mings

Mbrojtësi i Bournemouthit, Tyrone Mings ka kompletuar kalimin te Aston Villa.

Mings do të kalojë si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2019 15:16-Bayern Munich nuk dorëzohet për Hudson-Odoi

Sipas mediumit Goal.com, Bayern Munich nuk po heqë dorë nga përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Callum Hudson-Odoi.

Edhe talenti anglez po shpreson që Chelsea do ta lejojë atë të largohet në afatin kalimtar të verës, pasi në janar duket e pamundur një gjë e tillë.

Chelsea refuzoi të hënën kërkesën e transferimit të 18-vjeçarit dhe i tha atij se ata nuk janë të gatshëm ta shesin atë në janar apo në verë, por anësori ende dëshiron të bashkohet me Bayernin.

callum Hudson Odoi

31/01/2019 15:12-Thereau te Cagliari, Sau te Sampdoria

Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka dhënë raportet e fundit rreth lëvizjeve në Serie A.

Sipas tij, Cagliari është afër marrëveshjes së transferimit të sulmuesit të Fiorentinas, Cyril Thereau.

Në anën tjetër, Marco Sau do të lihej i lirë t'i bashkohet Sampdorias.

thereau

31/01/2019 14:25-Barça arrin marrëveshje me Toulousen për Todibon

2019/01/15489380816699.jpg

Barcelona dhe Toulouse kanë arritur një marrëveshje në parim për Jean-Clair Todibon.

Klubi kishte arritur tashmë një kompromis me lojtarin pak ditë më parë për sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh se i kishte përfunduar kontrata me klubin francez më 30 qershor.

Lexojeni lajmin e plotë.. 

31/01/2019 14:18-Southamptoni refuzon katër skuadra angleze për Austin

Southampton thuhet se ka refuzuar propozimet e katër skuadrave nga Liga Premier për huazimin e sulmuesit Charlie Austin.

Klubi anglez do të lejoj largimin e sulmuesit vetëm me marrëveshje të përhershme transferimi.

austin

31/01/2019 14:14-Newcastle zyrtarizon Barrecan

Antonio Barreca është lojtari më i ri i klubit anglez, Newcastle United.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin italian.

"Newcastle United është e lumtur të konfirmoj se mbrojtësi Antonio Barreca është bashkuar me klubin si huazim deri në fund të sezonit me opsion blerje nga Monaco".

31/01/2019 14:04-Parma mendon për Lapadulan

Parma është duke kërkuar sulmues dhe Sport Mediaset beson se ai është italiani Gianluca Lapadula.

Ish-sulmuesi i Milanit është momentalisht lojtar i Genoas, por raportet thonë se ai mund të ndërpres kontratën me klubin Rossoblu gjatë orëve të ardhshme.

Kështu, kalimi i tij te Parma pritet të finalizohet gjashtë ditës.

lapadula 1

31/01/2019 13:57-Dështon Saint-Maximin, Milani hidhet pas Nkuku

Agjenti i lojtarit Allan Saint-Maximin ka thënë se transferimi i klientit të tij te Milani është i pamundur.

Por, Milan News dhe Tuttosport raportojnë se Rossonerët janë hedhur pas lojtarit të Paris Saint-Germain, Christopher Nkuku.

Kalimi i Nkuku te Milani mund të ndodh gjatë ditës së sotme.

nkuku1

31/01/2019 13:52-Romulo te Lazio?

Genoa ka konfirmuar se janë në bisedime me Lazion për transferimin e Romulos.

Romulo u bashkua me Genoan vetëm në verë dhe ka qenë titullar te klubi Rossoblu gjatë gjithë sezonit duke bërë paraqitje të mira.

Drejtori sportiv Giorgio Perinetti ka konfirmuar se italo-braziliani është në rrugë për të kaluar te Lazio.

romulo

31/01/2019 13:45-Barreca kryen testet mjekësore, afër zyrtarizimit te Newcastle

Antonio Barreca ka kompletuar testet mjekësore te klubi anglez, Newcastle.

Mbrojtësi i majtë italian do t'i bashkohet klubit anglez nga Monaco.

Italiani do kalojë si i huazuar deri në fund të sezonit.

barreca

31/01/2019 13:41-Oxford kalon te Augsburgu

Mbrojtësi Reece Oxford është bashkuar me gjermanët e Augsburgut nga West Hami.

Oxford ka kaluar si huazim i thjeshtë deri në fund të sezonit.

oxford

31/01/2019 13:33-Man City transferon Palaversan

Manchester City ka nënshkruar me mesfushorin e ri nga Hajduk Split, Ante Palaversa.

Talenti 18-vjeçar i i ka kushtuar klubit anglez plot shtatë milionë funte.

Palaversa do të qëndroj i huazuar te Hajduku deri në fund të sezonit.

31/01/2019 13:23-Evertoni refuzon ofertën e PSG-së për Gueye

Evertoni refuzon ofertën e PSG-së për GueyeIdrissa Gueye do të qëndroj te Evertoni dhe nuk do t'i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Mediat angleze raportojnë se klubi anglez ka refuzuar përfundimisht ofertën prej 21.5 milionë funtesh nga skuadra franceze.

guaye

31/01/2019 13:16-Arsenali konfirmon transferimin e Denis Suarezit

2019/01/suarezi-e1548936948369.jpg

Denis Suarez është lojtari më i ri i klubit anglez, Arsenalit.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kompletuar transferimin e tij te Arsenali nga Barcelona.

Transferimi i spanjollit te klubi londinez vjen si huazim i thjeshtë gjashtë-mujor.

Lexojeni lajmin e plotë.. 

31/01/2019 12:55-Regini bashkohet me SPAL-in

SPAL ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e mbrojtësit të Sampdorias, Vasco Regini.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio raporton se Regini do të huazohet te SPAL-i deri në fund të sezonit me opsion blerje.

28-vjeçari ka mbi 100 paraqitje për Sampdorian që nga transferimi i tij nga Empoli në vitin 2013.

regini

31/01/2019 12:39-Janssen drejt Schalkes

Burimet e mediumit Sky raportojnë se Schalke dhe Tottenhami janë duke biseduar rreth një lëvizje huazimi të sulmuesit Vincent Janssen.

Sulmuesi holandez thuhet se po lidhet edhe me një ekip francez, emri i të cilët nuk është bërë i ditur.

Për Janssen interesim ka shprehur edhe Real Betisi.

janssen e1477935443433

31/01/2019 12:30-Badelj afër rikthimit te Fiorentina

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milan Badelj mund të rikthehet sot (e enjte) te Lazio.

Mesfushori kroat ka startuar vetëm shtatë ndeshje të Serie A këtë sezon me Lazion dhe kjo mund ta detyrojë të rikthehet te ish-skuadra e tij.

Bisedimet mes dy skuadrave thuhet se tashmë janë duke ndodhur.

badel

31/01/2019 12:15-Batshuayi, Cahill, Giroud te West Hami?

West Ham Unitedi po mendon një goditje treshe nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Drejtuesit e klubit londinez po mendojnë transferimin e dy sulmuesve Michy Batshuayi e Olivier Giroud dhe mbrojtësit Gary Cahill.

west ham

31/01/2019 12:11-Halilovic te Standard Liege, Djenepo te Milani?

Milani thuhet se është në bisedime për të shitur Alen Halilovic te Standard Liege dhe mund të nënshkruajë si shkëmbim me sulmuesin anësor, Moussa Djenepo.

Sipas mediumit italian Sport Mediaset, kalimi i Halilovicit në Standard mund të zyrtarizohet gjatë orëve të ardhshme.

Transmetuesi shton se kuqezinjtë mund të kërkojnë të përfshijnë Djenepon në marrëveshje nëse nuk arrijnë të sjellin Allan Saint-Maximin nga Nice.

Halilovic

31/01/2019 12:00-Denis Suarez përshëndet bashkëlojtarët e Barcelonës para kalimit te Arsenali

Mesfushori spanjoll, Denis Suarez është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij te Barcelona përpara huazimit te Arsenali në Ligën Premier.

"Ju jeni një grup i mahnitshëm i njerëzve. Faleminderit për gjithçka dhe shihemi shpejt".

"Paçi fat të mirë dhe Forca Barca", ka shkruar Denis Suarez në postimin e tij.

31/01/2019 11:57-Bruno Alves shfaqet si emër për mbrojtjen e Juventusin  

Bruno Alves po lidhet me me një transferim befasues te Juventusi.

Lëndimet e shumta të mbrojtësve kanë bërë që Juventusi të hidhet në sulm për një emër që do t'i mbulonte zbrazëtirat pa shpenzuar shumë.

bruno alves

31/01/2019 11:47-Zyrtare: Kukësi transferon Valdet Ramën

2019/01/valdet-rama-e1548930973316.jpeg

Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova, Valdet Rama ka nënshkruar me klubin e njohur shqiptar, Kukësi.

Kukësi ka synime të mëdha këtë sezon për të fituar titullin kampion në Superligën e Shqipërisë dhe kështu ka vendosur të përforcohet.

Kësaj radhe, klubi me pronar Safet Gjicin ka goditur duke transferuar reprezentuesin e Kosovës, Valdet Rama, i cili vjen nga kampionati kinez.

Lexojeni të plotë lajmin.. 

31/01/2019 11:44-Smith-Rowe te RB Leipzig

Mesfushori me tipare sulmuese i Arsenalit, Emile Smith-Rowe është afër transferimit të gjermanët e RB Leipzig.

Smith-Rowe është rrugës për të kryer testet mjekësore përpara se të kompletoj huazimin gjashtë-mujor.

smith rowe

31/01/2019 11:42-Besiktas arrin marrëveshje për Kagawan

Besiktas ka arritur të siguroj shërbimet e një mesfushori cilësor.

Shinji Kagawa i Borussia Dortmundit brenda ditës do të zyrtarizohet te klubit turk.

Japonezi do të qëndroj për gjashtë muaj në formë huazimi te "Shqiponjat e Zeza".

shinji kagawa borussia dortmund sl69f79q1zcd1tpp0ksp3nydm

31/01/2019 11:40-Zyrtare: Nantes nënshkruan me Eysseric

Valentin Eysseric është lojtari më i ri i skuadrës franceze, Nantes.

Mesfushori me tipare sulmuese kalon si huazim me të drejt blerje nga Fiorentina.

31/01/2019 11:28-Vokes rrugës për t'u transferuar te Stoke City

Sam Vokes ka udhëtuar drejt Stoke Cityt për të finalizuar transferimin e tij.

Sulmuesi i njohur thuhet se do të përfundojë një marrëveshje të përhershme nga Burnley.

vokes

31/01/2019 11:27-Crouch për teste mjekësore te Burnley

Peter Crouch është duke kryer testet mjekësore për të finalizuar transferimin te Burnley.

Sulmuesi anglez thuhet se do të transferohet në mënyrë të përhershme nga Stoke City.

crouch

31/01/2019 11:24-Wolves barazon rekordin e klubit me blerjen e Ottos

Wolverhampton thuhet se ka nënshkruar përfundimisht me sulmuesin Jonny Oto nga Atletico Madridi.

Transferimi i sulmuesit portugez i ka kushtuar klubit anglez 18 milionë funte dhe me këtë thuhet se ka barazuar rekordin e klubit për blerje.

otto

31/01/2019 11:20-Cahill te Juventusi?

Sipas Sportitalia, Juventusi ka bërë ofertë për mbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill.

Zonja e Vjetër e ka shitur Medhi Benatian dhe lëndimet e Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit kanë bërë që klubi italian të vihet në sulm për një mbrojtës.

Ideja e Juventusit është një huazim gjashtë-mujor për mbrojtësin anglez.

gary cahill

31/01/2019 10:51-Transferimet e ditës së fundit të afatit kalimtar të vitit 2011

Si sot, tetë vite më parë ndodhën disa transferime të mëdha te Liverpooli dhe Chelsea.

Reds transferuan dyshen e sulmit, Luis Suarez e Andy Caroll, ndërsa Blutë transferuan Fernando Torresi dhe David Luizin.

transferimet 2011 Foto: B/R Football/Twitter

31/01/2019 10:43-Felliani afër zyrtarizimit te Shandong Luneng

Manchester Unitedithuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për shitjen e mesfushorit Marouane Fellaini.

Mesfushori belg thuhet se është rrugës për të bërë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te klubi nga Superliga Kineze, Shandong Luneng.

fellaini

31/01/2019 10:32-Arsenali shpreson në transferimin e Nkuku

Sipas BBC Sport, Arsenali ka 50 për qind shanse për të kompletuar transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Christopher Nkuku.

Topçinjtë janë të etur për të përforcuar mesfushën e tyre dhe francez shihet si lojtari ideal për skemat e Unai Emeryt.

Nkuku është reprezentues i Francës U-21 dhe ka zhvilluar 17 ndeshje këtë sezon për PSG-në në të gjitha garat.

nkuku

31/01/2019 10:20-Pochettino refuzon mundësinë e transferimit të Malcom

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Barcelonës, Malcom.

Pochettino ka ripërsëritur përsëri se klubi që ai drejton nuk do të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit.

malcolm 1

31/01/2019 10:15-Zyrtare: Giovinco te Al-Hilal

Sebastian Giovinco tashmë zyrtarisht ka lënë Toronto FC dhe është bashkuar me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Hilal.

Marrëveshja është konfirmuar nga klubi kanadez me anë të faqes zyrtare, ashtu sikurse edhe klubi arab që zyrtarizoi transferimin.

Transferimi i sulmuesit italian thuhet se ka kushtuar rreth 2-3 milionë euro.

31/01/2019 10:08-Lopez kalon te Boca Juniors

Ish-mbrojtësi i Interit, Lisandro Lopez ka përfunduar huazimin te Genoa dhe tashmë ka nënshkruar me Boca Juniors.

Lopez u bashkua me klubin italian si huazim me drejt blerje në verë, por ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Coppa Italia.

Boca ende nuk ka zyrtarizuar transferimin e 29-vjeçarit, por mediat e japin si të kryer kthimin e tij në Argjentinë.

Lisandro Lopez 2

31/01/2019 09:51-Aziz transferohet te Fenerbahce

Serdar Aziz ka kaluar si lojtar i lirë te Fenerbahce.

Futbollisti turk ka arritur marrëveshje që në mënyrë të dyanshme të shkëpus kontratën me Galatasarayn.

aziz

31/01/2019 09:48-Tielemans afër mbylljes së transferimit te Leicester City

2019/01/Youri-Tielemans-1.jpg 240:"MONACO, MONACO - NOVEMBER 06: Youri Tielemans of Monaco during the Group A match of the UEFA Champions League between AS Monaco and Club Brugge at Stade Louis II on November 06, 2018 in Monaco, Monaco. (Photo by Michael Steele/Getty Images) 12:"Getty Images

Ylli belg i Monacos, Youri Tielemans është afër transferimit te skuadra angleze, Leicester City.

BBC raporton se belgu është rrugës për teste mjekësore te Dhelprat për të kaluar si huazim deri në fund të sezon.

Në këtë marrëveshje përfshihet edhe Adrien Silva, i cili pritet të kalojë te Monaco.

31/01/2019 09:47-Mitrouglu, lojtar i Galatasarayt

Kostas Mitroglou braktis radhët e skuadrës franceze Marseilles.

Sulmuesi grek i është bashkuar si lojtar i lirë Galatasarayt.

Ekipi turk ka bërë të ditur se lojtari do të nënshkruaj sot kontratë dy-vjeçare me mundës të zgjatjes edhe për një vit.

Mitrouglu

31/01/2019 09:41-PSG ofron 10 milionë për Acostan

Paris Saint-Germain tashmë ka ofruar 10 milionë euro për yllin e DC United, Luciano Acosta, raporton Washington Post.

Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur në të kaluarën për Boca Juniors dhe Estudiantes para lëvizjes në Mayor League Soccer dhe tashmë po lidhet me një kalim në Evropë.

31/01/2019 09:38-Chelsea synon Doucouren

Sipas Daily Mirror, Chelsea është rreshtuar për një veprim të papritur për mesfushorin e Watfordit, Abdoulaye Doucoure.

Maurizio Sarri është i prirur për të sjellë një zëvendësim për Cesc Fabregas, i cili u larguar drejt Monacos më parë këtë muaj dhe Doucoure thuhet se i përshtatet skemave.

26-vjeçari ishte lidhur më parë edhe me një lëvizje në Paris Saint-Germain.

Abdoulaye Doucoure Abdoulaye Doucoure (Getty Images)

31/01/2019 08:56-Fenerbahce afër transferimit të Zajc

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Empoli është përgatitur ta shes mesfushorin Miha Zajc te Fenerbahce për 6.5 milionë plus shërbimet e Salih Ucan.

24-vjeçari slloven ka impresionuar këtë sezon me Empolin duke shënuar tri gola dhe tri asistime në 20 ndeshje të Serie A.

zajc

31/01/2019 08:50-Mings drejt zyrtarizimit te Aston Villa  

Sipas mediumit britanik Sky Sports, mbrojtësi i Bournemouthit, Tyrone Mings pritet të kalojë te Aston Villa.

Mbrojtësi tashmë është duke kryer testet mjekësore dhe pritet të kalojë si huazim deri në fund të sezonit.

mings

31/01/2019 08:47-Tifozët e Arsenalit preferojnë Perisicin para Carrascos

Mediumi britanik Sky Sports ka pyetur tifozët e Arsenalit, se cilin anësor të sulmit e preferoni për ta nënshkruar? Ivan Perisicin apo Yannick Carrascos?

Në këtë sondazh votuan afër 5 mijë tifozët dhe ylli kroat i Interit pati një diferencë të vogël votash, duke udhëhequr me 51 për qind.

perisic carrasco

31/01/2019 08:42-Depay po lidhet me një transferim te skuadrat e mëdha evropiane

Memphis Depay thuhet se po kërkon largimin nga Lyoni për t'ju bashkuar njërit nga klubet elitare evropiane.

Sipas gazetës Marca, ylli holandez po lidhet në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit me skuadrat e mëdha: Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

depay1

31/01/2019 08:24-PSG lidhet me Willianin në ditën e fundit të afatit kalimtar

Me Neymar të vendosur për të kaluar 10 javë jashtë fushave shkaku i lëndimit, PSG ka identifikuar një tjetër brazilian për ta zëvendësuar atë.

Sipas mediumit Daily Mail, Willian i Chelseat ka dalë si një objektiv befasues i ditës së fundit të afatit kalimtar.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi Blutë tashmë thuhet se kanë refuzuar oferta deri në 65 milionë euro nga Barcelona për brazilianin.

Willian 22 Willian (Getty Images)

31/01/2019 08:19-Real Madridi ofron 110 milionë euro për Rashfordin

2019/01/Rashfordi.jpg 277:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 11: Marcus Rashford of Manchester United acknowledges the fans after the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on November 11, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images) 12:"Getty Images

Real Madridi po planifikon një ofertë prej 110 milionë eurove për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Sipas mediumit britanik The Sun, anglezi po vazhdon të diskutojë kushtet e një kontrate të re me Djajtë e Kuq.

Kjo ka inkurajuar gjigantët spanjollë se mund të ulen dhe të bisedojnë me reprezentuesin anglez, i cili këtë vit po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit norvegjez, Ole Gunnas Solskjaer.

Lexojeni lajmin e plotë

31/01/2019 08:15-Giovinco afër zyrtarizimit te Al-Hilal

Sebastian Giovinco thuhet se ka rënë dakord me skuadrën Al-Hilal dhe do të largohet nga Toronto FC pas katër vitesh.

Tashmë ishte sugjeruar pothuajse një javë më parë se italiani ishte në negociata për një kalim në Arabinë Saudite.

Tani thashethemet nga Kanada pretendojnë se marrëveshja është bërë dhe Toronto FC pritet të marrë fitojë rreth 2-3 milionë euro për 32-vjeçarin.

Giovinco

31/01/2019 08:12-Ozil refuzon huazimin te PSG

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm në formë huazimi te Paris Saint-Germain.

Mediumit SZ pretendon se kampionët francezë ishin të interesuar për një marrëveshje të mundshme të huazimit pasi Neymari pritet të jetë jashtë fushave deri në 10 javë pas lëndimit.

ozil 1 e1542146273338

31/01/2019 05:20-Piazon te Chievo

Lucas Piazon prite të prezantohet si lojtar i Chievos gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar. Klubi italian dhe Chelsea kanë rëndë dakord për huazim deri në fund të sezonit, besohet se pjesë e marrëveshjes është edhe opsioni i blerjes.  (Burimi: Sky Sport Italia)

Lucas Piazon Lucas Piazon (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

31/01/2019 04:45-"Messi turk" te LFC?

Besohet se mesfushori i Trabzonsporit, Abdulkadir Omur, është caku kryesor i Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. 19-vjeçari cilësohet si "Messi turk".

31/01/2019 04:24-Të gjithë pas Upamecanos

Atletico Madridi, Liverpool dhe Manchester Unitedi janë ende disa nga skuadrat që dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit Dayot Upamecano. Klauzola e tij e largimit nga RB Leipzig është 100 milionë euro. (Burimi: AS)

31/01/2019 03:44-Kagawa një mundësi për Monacon

AS Monaco dëshiron huazimin e Shinji Kagawas nga Borussia Dortmundi deri në fundit të sezonit (Burimi: Sky Germany).

Shinji Kagawa Shinji Kagawa (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

31/01/2019 03:40-Klubet që kanë shpenzuar më së shumti nga afati kalimtar i verës së 2017

31/01/2019 03:08-Janssen drejt largimit nga Spurs

Sipas Sky Sport janë duke u zhvilluar bisedime mes Real Betisit dhe Tottenhamit për huazimin e Vincent Janssen, në marrëveshje do të jetë i përfshirë edhe opsioni i blerjes.

Vincent Janssen Vincent Janssen (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

31/01/2019 02:49-Bony drejt largimin nga Swansea

Sulmuesi i Swansea Cityt, Wilfried Bony, është afër t'i bashkohet klubit nga Katari, Al Arabi. Ai pritet të kalojë si huazim deri në fund të sezonit.

Wilfried Bony Wilfried Bony gjatë një aksioni kundër Notts County (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

31/01/2019 02:40-PSG rivalizon Barcelonen për De Ligt

Paris Saint-Germain është duke shpresuar të mposhtin Barcelonën për transferimin e Matthijs de Ligt pasi ditë më parë ata humbën garën për bashkëlojtarin e tij te Ajaxi, Frenkie De Jong.

de ligt

31/01/2019 02:04-Lucas Perez drejt largimit nga West Hami

Schalke është në negociata me West Hamin për sulmuesin spanjoll, Lucas Perez. Ideja fillestare sipas BBC është huazim me të drejt blerje.

Lucas Perez Lucas Perez (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

31/01/2019 01:43-Chelsea i vendos çmim Batshuayi

Sipas Guardian klubit të Evertonit i është thënë se duhet të paguajë 40 milionë euro në rast se dëshiron të blejë belgun.

31/01/2019 01:23-West Hami shfaq interesim për Giroudin

Sipas Daily Mail klubi i West Ham Unitedit e ka pyetur Chelsean për mundësitë e transferimit të Olivier Giroud.

Giroud (Foto: Getty Images/Guliver)

31/01/2019 01:01-Zyrtare: Carlos Vinicius i bashkohet Monacos

Klubi francez ka transferuar në formë huazimit sulmuesin brazilian të Napolit, Carlos Vinicius.

DyK BIHXQAECVLD

31/01/2019 00:18-Pas dështimit me Perisicin, Arsenali kthen sytë kah Yannick Carrasco

Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit.

Tashmë disa prej skuadrave evropiane kanë sjell përforcimet e reja, por që në orët e fundit pritet që të shtohet numri i lojtarëve që do të ndryshojnë ambient.

Lexojeni lajmin e plotë

31/01/2019 00:16-Real Madridi të bindur në transferimin e Hazardit, Kovacici pjesë e negociatave

Real Madridi është i bindur se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për transferimin e Eden Hazard.

Lexojeni lajmin e plotë

31/01/2019 00:15-Milani ende ka shpresë për Carrascon

Raportohet se Milani do të bëjë një ofertë të fundit për të nënshkruar me Yannick Carrascon.

Lexojeni lajmin e plotë