Sonte (e shtunë) filloi nata e parë e edicionit të tretë të spektaklit të shumë pritur, Big Brother VIP Albania.

Me Ledion Liçon në timonin e moderimit, mbrëmja e sotme ishte e mbushur me emocione dhe surpriza.


Një grup i ri personazhesh VIP filluan garën e tyre për të mbijetuar në aventurën e jashtëzakonshme 100-ditore, Telegrafi do t'iu sjell lexuesve çdo detaj, çdo zhvillim dhe çdo moment rrëqethës që do të ndodhë brenda mureve të shtëpisë më të njohur në vend.

Rrini me ne për përditësimet minutë për minutë dhe zbuloni se si fillon kjo udhëtim magjepsës i Big Brother VIP Albania 3.

Na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, Twitter, Threads.

14/01/2024 02:25-Kompletohet lista e 18 banorëve që u futën në BBVA 3

ore

Plot 18 konkurrentë VIP i janë futur garës për çmimin e madh në spektaklin e shumë shikuar Big Brother VIP Albania 3.

Telegrafi ju sjell më poshtë listën e 18 banorëve (sipas rendit që janë futur në shtëpi), nga raportimi i bërë në kohë reale gjatë transmetimit të spektaklit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në linkun KËTU.

14/01/2024 02:16-Nuk ka banor të 19-të, Sabiani - një shaka për publikun dhe një 'mashtrim' për banorët

sabbbb

Nata e parë e Big Brother VIP Albania 3 ka qenë plot befasi.

E sigurisht që një nga surprizat më të veçanta për banorët por edhe për publikun filimisht ishte prezantimi i konkurrentit të fundit, klipi i së cilit shfaqte këngëtarin e njohur Sabiani, që ka qenë banorë edhe i dy edicioneve të para të BBVA.

Megjithatë, kjo ishte e gjitha një "mashtrim" i vogël për banorët, duke i bërë të mendojnë se ai njëmend të do të futet.

Ndërkohë, prezantuesi Ledion Liço bëri të ditur për publikun se në fakt ishte një shaka, pasi Sabioni nuk do të rifutet në Big Brother VIP Albania, dhe se nuk do të ketë konkurrent të 19-të në mbrëmjen e së shtunës.

14/01/2024 01:41-Banori i 18-të: Meriton Mjekiqi - moderator

meriton Meriton Mjekiqi (Foto: Top Channel/YouTube)

14/01/2024 01:30-Banori i 17-të: Alfio Rrotani - kuzhinier dhe prezantues

alfijo

14/01/2024 01:18-Si e vlerësoni grupin e banorëve këtë vit në BBVA?

14/01/2024 01:16-Banorja e 16-të: Pas më shumë se tri orësh qëndrimi në të ftohtë, futet Rike Roçi

rikiiii e1705191389902

Bukuroshja Rike Roçi ka qenë banorja e 16-të në radhë që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania në mbrëmjen e së shtunës.

Ndryshe nga të tjerët, ajo ka pritur për më shumë se tri orë jashtë në të ftohtë e hipur në një vinç, dhe për të hyrë është dashur një mashroancë votash nga banorët e tjerë, 13 prej të cilëve thanë PO dhe dy prej trye thanë JO për hyrjen e saj.

Lajmin e plotë e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

14/01/2024 00:51-Banori i 15-të: Ervin Gonxhi - violinist dhe producent muzikor

ervi1 Ervin Gonxhi (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

14/01/2024 00:48-Banorja e 14-të: Egla Ceno - aktore

eglaaa

14/01/2024 00:46-Banorja e 13-të: Heidi Baci - influencuese

hejidi1

14/01/2024 00:14-Banorja e 12-të: Vesa Smolica - këngëtare

vs 1

14/01/2024 00:05-Banorja e 11-të: Ledjona Xheladinaj - gazetare

ledjonaaaa

13/01/2024 23:56-Banorja e 10-të: Sara Gjordeni - Miss dhe moderatore

sara5

13/01/2024 23:52-Banori i nëntë: Romeo Veshaj - aktor dhe prezantues

romi

13/01/2024 23:41-Përmendet edicioni i Kosovës në natën hapëse të BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni thumboi keq

LD5

Befasia e mbrëmjes ka qenë inkuadrimi live i aktores Rita Lati, e cila u lidh drejtpërdrejt nga një restorant për të parë hyrjen e vajzës së saj, Roza Latit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa Ledioni nisi bisedën me Ritën, kjo e fundit ia bëri me dije se kishte ngelur mbrëmjen e së premtes deri në orët e vona duke ndjekur edicionin e Kosovës të Big Brother VIP.

Për të shikuar momentin e plotë, dhe thumbimin që pretendohet që Ledioni bëri, klikoni këtu.

13/01/2024 23:34-Banori i tetë: Gazmend Ujkashi - kozmetolog

gaz ujkashi

13/01/2024 23:16-Banori i shtatë: Elvis Myrtaj - gazetar i kronikës së zezë

elvis

13/01/2024 22:55-Banorja e gjashtë: Roza Lati - prezantuese

riita

13/01/2024 22:34-Banori i pestë: Gabriele Mezini - ish futbollist

gabri Gabriele Mezini (Foto: Top Channel/YouTube)

13/01/2024 22:18-Banori i katërt: Julian Deda - aktor

juul

13/01/2024 21:52-Po e zëvendëson mirë Ledioni sonte Arbana Osmanin?

13/01/2024 21:37-Banorja e tretë: Meri Shehu - astrologe

meri e1705178224484

13/01/2024 21:31-Banorja e dytë: Ilinsa Agolli - gazetare

irnisa

13/01/2024 21:15-Banori i parë i këtij edicioni

drini

Gazetari dhe spikeri i njohur i lajmeve, Drini Zeqo, është banori i parë që futet në edicioni ne tretë të Big Brother VIP Albania.

Ai u shpreh se ky shënon një rikthim të tij në Top Channel - shtëpia televizive edhe ku nisi rrugëtimin e tij si gazetar.

13/01/2024 21:11-Prezantohet shtëpia luksoze e BBVA 3

83300d18 3d14 4175 a37f 640529f91510

Janë prezantuar pamjet e shtëpisë super luksoze që ka ndezur dritat për personazhet VIP që do të hyjnë brenda.

Duket se gjithçka është dizajnuar dhe arreduar me kujdes dhe elegancë, duke përcjellë trendet më të fundit në arkiteturë dhe dizajnin e enterierit.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

13/01/2024 21:05-Nën moderimin e Ledion Liços, nis zyrtarisht BBVA 3

leddojan Ledion Liço (Foto: Top Channel/YouTube)

Ka filluar transmetimin edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania.

Moderatori Ledion Liço ka bërë hapjen e spektaklit, në studion gjigante televizive në mbrëmjen e cila është ndjekur me interes nga mijëra spektatorë.

Ledioni e prezanton për herë të parë formatin VIP të Big Brother, teksa dy edicionet e kaluara janë prezantuar nga moderatorja ikonike Arbana Osmani.

13/01/2024 20:52-Si thoni ju?

13/01/2024 20:35-Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj - opinionistë në BBVA 3

image 6104272

Opinionistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania do të jenë si gjithmonë dy.

Për të tretin vit me radhazi, kjo detyrë i është besuar filantropit të njohur, Arbër Hajdari.

Ndërkohë, krah tij do të jetë deputetja Oriela (Ori) Nebiaj, e cila dikur ka qenë një figurën e njohur e televizionit.

Në dy edicionet e kaluara, në karrigen e Orit kanë qenë të ulura seksiologia Xhaklina Lekatari dhe gazetarja Balina Bodinaku.

13/01/2024 20:30-Arbana Osmani: Suksese mikut tim Ledionit në prezantimin e BBVA 3

image 4697855 1

Prezantuesja ikonike e këtij formati, Arbana Osmani, mungon sivjet në moderimin e Big Brother VIP Albania.

Vendin e saj e ka zënë ish-prezantuesi i "The Voice of Albania", Ledion Liço, njëherësh dhëndri i familjes Hoxha - trashëgimtarë të Top Channel.

Përmes një serie fotografish të publikuara në Instagram, ish-prezantuesja e BBVA i ka uruar suksese produksionit dhe në veçanti, mikut të saj, Ledionit për këtë aventurë të re.

Lexo lajmin e plotë duke klikuar KËTU.

13/01/2024 20:26-Gjithçka që pritet të ndodh sonte në nisje të BBVA 3

Teksa në orën 21:00 pritet të nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, publiku ka shprehur kureshtjen e tij për disa detaje.

Telegrafi ka sjell një përmbledhje me informacione mbi banorët që pritet të hyjnë, prezantuesin e opinionistët, si dhe vlerën e çmimit të madh.

Lexo përmbledhjen e plotë duke klikuar KËTU.