Detajet nga triumfi i Ballkanit përballë Shkupit dhe kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës

- 25/08/2022 21:50-Shkruhet historia – Ballkani në fazën grupore të Ligës së Konferencës
- 25/08/2022 21:48
- 25/08/2022 21:46
- 25/08/2022 21:44
- 25/08/2022 21:39
- 25/08/2022 21:39
- 25/08/2022 21:37
- 25/08/2022 21:35
- 25/08/2022 21:34
- 25/08/2022 21:27-GOOOOOOOOOOOOOOL
- 25/08/2022 21:22
- 25/08/2022 21:17
- 25/08/2022 21:16
- 25/08/2022 21:11
- 25/08/2022 21:10
- 25/08/2022 21:09
- 25/08/2022 21:03-46' Fillon pjesa e dytë
- 25/08/2022 20:47-Mbyllet pjesa e parë, Ballkani 0-0 Shkupi
- 25/08/2022 20:46
- 25/08/2022 20:45
- 25/08/2022 20:40
- 25/08/2022 20:35
- 25/08/2022 20:30
- 25/08/2022 20:30
- 25/08/2022 20:24
- 25/08/2022 20:18
- 25/08/2022 20:17-Koreografia fantastike e Shvercerave
- 25/08/2022 20:15-15' Ballkani - Shkupi 0-0
- 25/08/2022 20:14
- 25/08/2022 20:09
- 25/08/2022 20:08
- 25/08/2022 20:05
- 25/08/2022 20:02-Karton i kuq
- 25/08/2022 20:00-Fillon ndeshja
- 25/08/2022 20:00
- 25/08/2022 19:57-Xhebrailat dhe Shvercerat së bashku këndojnë për Adem Jasharin
- 25/08/2022 19:49-Stadiumi është mbushur pothuajse i tëri
- 25/08/2022 19:47-Ballkani dhe Shkupi kryejnë nxehjen
- 25/08/2022 19:39-Lojtarët e Shkupit zbarkojnë në stadiumin "Fadil Vokrri"
- 25/08/2022 19:00-Formacionet zyrtare, Ballkani – Shkupi: Trajnerët me ndryshime të vogla
- 25/08/2022 18:30-Ballkani shihet favorit nga bastet
- 25/08/2022 18:07-“Shvercerat” marrin rrugën për Prishtinë
- 25/08/2022 18:06-Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka pranuar fanellën e Shkupit nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu
- 25/08/2022 18:03-Ballkani njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e play-offit ndaj Shkupit
- 25/08/2022 18:02-NDESHJA E PARË: SHKUPI 1-2 BALLKANI
Ballkani ishte nikoqir i Shkupit në stadiumin "Fadil Vokrri" në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës.
Dy skuadrat shqiptare zhvilluan duelin e tyre më të rëndësishëm në histori, pasi fitorja nënkuptonte kualifikim në grupet e një gare evropiane.
Suharekasit kishin përparësinë e terrenit vendas, por edhe të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2-1. Ata e fituan edhe ndeshjen e kthimit (1-0) dhe u kualifikuan në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Telegrafi iu mban të informuar minutë pas minute për këtë ndeshje të madhe të futbollit shqiptar.
25/08/2022 21:50-Shkruhet historia – Ballkani në fazën grupore të Ligës së Konferencës
Pas triumfit në ‘Tose Proeski Arena’ (2-1), Ballkani e ka mposhtur Shkupin edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” (1-0) për ta siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
https://twitter.com/HYFPRW/status/1562884678905765890?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1562884678905765890%7Ctwgr%5E4b6605411cbe950d3c4e05a84452bdd9c5e978b6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flive-ballkani-pret-shkupin-luhet-per-nje-vend-ne-fazen-e-grupeve-te-liges-se-konferences%2F
25/08/2022 21:48
90' Tri minuta e ndajnë Ballkanin nga kualifikimi në fazën grupore. Në 'Fadil Vokrri' tashmë ka festë.
25/08/2022 21:46
89' Tentimi i tretë i Krasniqit në pjesën e dytë, por shkon mbi portë.
25/08/2022 21:44
87’ Nuk kanë mbetur edhe shumë minuta dhe kampioni i Kosovës është në rrugë për të siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të kësaj gare.
25/08/2022 21:39
82’ Goditje fantastike nga Korenica, por mbron portieri kundërshtar.
25/08/2022 21:39
82' Gripshi gjuan bukur, por mbron Naumovski.
25/08/2022 21:37
80’ Ballkani vazhdon përpjekjet për ta mbyllur sfidën me golin e dytë.
25/08/2022 21:35
77' Tri goditje radhazi drejt portës së Shkupit, rrezikojnë Krasniqi dhe Thaqi, por nuk ka gol.
25/08/2022 21:34
75' Armend Thaqi gjuan bukur nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.
25/08/2022 21:27-GOOOOOOOOOOOOOOL
69' GOOOOL! Ballkani kalon në epërsi. Rrahmani pason te Korenica i cili në portën e zbrazët shënon për 1-0.
https://twitter.com/HYFPRW/status/1562884678905765890
25/08/2022 21:22
65' Astrti Thaqi del nga loja, në vend të tij Arbër Potoku.
25/08/2022 21:17
59' Shkupi sërish kërkon penallti, por gjyqtari heshtë. Cephas u rrëzua në zonë.
25/08/2022 21:16
57' Rast i mirë për Ballkanin, por pasimi i Gripshit për Rrahmanin, nuk arrin. Mbrojtja e Shkupit largon topin.
25/08/2022 21:11
55' Harkim në zonë nga goditja e këndit, Dellova gjuan me kokë, topi jashtë.
25/08/2022 21:10
53' Armend Thaqi në pozitë ideale, ku gjuan, por mbrojtja bllokon goditjen.
25/08/2022 21:09
51' Shkupi rrezikon me një goditje nga distanca, por topi shkon mbi portë.
25/08/2022 21:03-46' Fillon pjesa e dytë
25/08/2022 20:47-Mbyllet pjesa e parë, Ballkani 0-0 Shkupi
Është mbyllur pjesa e parë pa gola mes Ballkanit dhe Shkupit.
25/08/2022 20:46
45+' Shkupi tenton dy herë, por topi bllokohet nga mbrojtja.
25/08/2022 20:45
45' Harkim në zonë te Gripshi, por ai nuk e pranon topin mirë.
25/08/2022 20:40
40' Ermal Krasniqi i vetëm me portierin mysafir Naumovskin, pret portieri maqedonas goditjen.
25/08/2022 20:35
35' Shkupi sërish po rrezikon me harkime në zonë, por pa rrezik.
25/08/2022 20:30
30' Shkupi kërkon penallti, Cephas u rrëzua në zonë, por gjyqtari heshti.
25/08/2022 20:30
27' Kundërsulm i mirë i Ballkanit, por Rrahmani nuk e pranon mirë topin dhe rasti humbet.
25/08/2022 20:24
24' Margvelashvili ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Rrahmanit.
25/08/2022 20:18
19' Shkupi provon me një harkim në zonë, por topi nuk e gjen askënd.
25/08/2022 20:17-Koreografia fantastike e Shvercerave
Shvercerat paraqesin një koreografi fantastike në "Fadil Vokrri. "Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit".
25/08/2022 20:15-15' Ballkani - Shkupi 0-0
25/08/2022 20:14
14' Skemë e Ballkanit, por Thaqi nuk harkon mirë në zonë.
25/08/2022 20:09
9' Harkim i bukur nga Armend Thaqi, topi ndalet në zonë, gjuan Edvin Kuc, por jashtë nga një pozitë ideale.
25/08/2022 20:08
8' Ermal Krasniqi futet mirë në zonë, pason por mbrojtja e Shkupit largon rrezikun. Rast i mirë për Ballkanin.
25/08/2022 20:05
4' Gripshi gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.
25/08/2022 20:02-Karton i kuq
2' Karton i kuq. Lojtari i Shkupit, Abdula Xhelil si i fundit ndërhyn në Albion Rrahmanin dhe gjyqtari nuk mendon dy herë, duke e larguar nga loja.
25/08/2022 20:00-Fillon ndeshja
25/08/2022 20:00
Skuadrat dalin në fushë, gati të fillojë ndeshja.
25/08/2022 19:57-Xhebrailat dhe Shvercerat së bashku këndojnë për Adem Jasharin
Tifozët e Ballkanit dhe Shkupit këndojnë njerëzish ’Mora fjalë’ në nder të komandantit legjendar Adem Jashari.
25/08/2022 19:49-Stadiumi është mbushur pothuajse i tëri
Stadiumi ka filluar të mbushet nga tifozët e futbollit që do të jenë dëshmitarë të një ndeshje madhështore.
Ballkani ka informuar se janë shitur të gjitha biletat.
25/08/2022 19:47-Ballkani dhe Shkupi kryejnë nxehjen
Të dy skuadrat kanë krye nxehjen dhe janë drejtuar në dhomat e zhveshjes. Aty do të marrin instruksionet e fundit nga trajnerët para kësaj përballje të madhe.
25/08/2022 19:39-Lojtarët e Shkupit zbarkojnë në stadiumin "Fadil Vokrri"
Lojtarët e Shkupit kanë dal në nxehje me lojtarët e tyre që kanë zbarkuar në tapetin e stadiumit 'Fadil Vokrri'.
25/08/2022 19:00-Formacionet zyrtare, Ballkani – Shkupi: Trajnerët me ndryshime të vogla
Ballkani dhe Shkupi do të përballen në ndeshjen play-off të Ligës së Konferencës për një vend në fazën e grupeve.
Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të mbretëroj një atmosferë fantastike.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare para nisjes së ndeshjes.
Ballkani: Ljuljanovic, Kuc, Jashanica, Dellova, Ar. Thaqi, Emërllahu , As. Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
Shkupi: Naumovski, Xhelili, Margvelashvili, Sheji, Berdarovski, Alvarez, Danfa, Cephas, Hamidi, Putita, Adentunji.
25/08/2022 18:30-Ballkani shihet favorit nga bastet
Ballkani shihet favorit përballë Shkupit nga bastet. 'Bet 365' e shet kampionin e Kosovës favorit me kuotën 2.00, ndërsa Shkupi ka kuotë me 3.4.
Barazimi kuotohet me me 3.75.
25/08/2022 18:07-“Shvercerat” marrin rrugën për Prishtinë
Tifozët e Shkupit kanë marr rrugë për Prishtinë me 12 autobus dhe shumë vetura private.
Sonte do të jetë spektakël në 'Fadil Vokri' .
25/08/2022 18:06-Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka pranuar fanellën e Shkupit nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu
Respekt maksimal para ndeshjes Ballkani – Shkupi, mes dy kryetarëve të komunave.
“Jam shumë i nderuar nga vizita e z.Visar Ganiu Kryetar i Komunës së Çairit – Maqedonia e Veriut. Sonte dy ekipe shqiptare do të shkëlqejnë në Prishtinë. I nderuar poashtu që mu dha edhe fanela zyrtare e Ekipit të Shkupit. Faleminderit”, ka shkuar Muharremaj.
25/08/2022 18:03-Ballkani njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e play-offit ndaj Shkupit
Zyrtarisht për ndeshjen e dytë në mes të Ballkanit dhe Shkupit, janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë takim.
Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të mbretëroj një atmosferë fantastike.
25/08/2022 18:02-NDESHJA E PARË: SHKUPI 1-2 BALLKANI
Suharekasit kanë sot përparësinë e terrenit vendas, por edhe të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2-1.
Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica realizuan golat për Ballkanin në ndeshjen e parë, derisa Sunday Adetunji ishte realizuesi i vetëm për Shkupin.







































