Lionel Messi është votuar si futbollisti më i mirë i vitit 2022, por rivali i madh Cristiano Ronaldo nuk hyri as në top 50-she.
Argjentinasi kishte një vit të mrekullueshëm pasi fitoi titullin e Ligue 1 dhe Kupën e Botës për herë të parë në karrierë, ndërsa ishte edhe lojtari më i mirë i turneut.
Megjithatë, Ronaldo e kishte të kundërtën, pasi u detyrua të largohej nga Manchester United dhe nuk kishte paraqitje të mirë në Kampionatin Botëror te Portugalia, duke u transferuar më pas te Al Nassr.
Pavarësisht kësaj, një listë nga The Guardian që liston”100 futbollistët më të mirë meshkuj në botë” zbuloi diferencën e madhe mes tyre.
Ndërsa Messi zuri vendin e parë, Kylian Mbappe – i cili shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës dhe Karim Benzema plotësuan treshen e parë.
Erling Haaland i Manchester City u rendit i katërti teksa vazhdon rekordin e tij të shënimit të golave në Ligën Premier me 25 sosh.
Shoku i skuadrës Kevin De Bruyne doli në vendin e gjashtë, me Luka Modric në mes tyre.
Robert Lewandowski, Vinicius Jr, Thibaut Courtois dhe Mo Salah kompletuan top 10-shen.
Më poshtë mund të shikoni listën se si u renditën disa nga lojtarët kryesorë. /Telegrafi/