Lista e topshënuesve pas javës së 13-të: Prin Baftiu, pas tij vjen Manaj

Kanë kaluar 13 xhiro nga fillimi i sezonit të Superligës, ku Ballkani ka mbetet lider, i ndjekur nga Gjilani dhe Drita.
Ky sukses i Ballkanit nga Suhareka është edhe falë yllit të skuadrës, Blend Baftiu.
Mesfushori sulmues ka shënuar nëntë gola dhe është i pari në listën e realizatorëve të Superligës.
Madje golat e tij kanë qenë vendimtar në sukseset e klubit.
Pas tij vjen një tjetër sensacion, Arb Manaj i Trepçës ‘89, i cili e ka gjetur rrjetën plot shtatë herë.
Tomislav Busiq dhe Gerhard Progni kanë nga gjashtë gola. /Telegrafi/
Kjo është lista
Blend Baftiu (Ballkani) 9 gola

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































