IPKO Superliga ka nxjerrë disa emra mjaftë interesant të sulmuesve këtë edicion, ku spikat Alban Shillova i Flamurtarit. Sulmuesi prishtinas edhe pse nuk luajti në ndeshjen e fundit, ka arritur të shënojë tetë herë në nëntë ndeshjet e para në Superligë.


42854441 10157416724768538 8926878714856210432 o

Pas tij vjen sensacioni i këtij kampionati, Festim Alidema i Llapit që ka shënuar gjashtë herë.

44237339 10156671517317243 3212518336340426752 o

Me nga pesë gola janë Mendurim Hoti i Feronikelit dhe Martin Mircevski i 89-shit.

Screenshot 21 1

Në listë me nga katër gola janë Taulant Dajaku (Drenica), Betim Haxhimusa (Drita), Astrit Fazliu (Feronikeli), Liridon Fetahaj (Liria), Qëndrim Gashi (Liria) dhe Fatih Karahoda (Liria).

Super Kupa Drita Prishtina foto Ridvan Slivova 43

Superliga kthehet në fundjavë me gjashtë ndeshje, ku pritet të ketë edhe lëvizje në listën e shënuesve. /Telegrafi/ Lista e top-shënuesve   8 gola

Alban Shillova (KF Flamurtari)

6 gola

Festim Alidema (KF Llapi)

5 gola

Mendurim Hoti (KF Feronikeli)

Martin Mircevski (KF Trepça ’89)

4 gola

Taulant Dajaku (KF Drenica)

Betim Haxhimusa (KF Drita)

Astrit Fazliu (KF Feronikeli)

Liridon Fetahaj (KF Liria)

Qëndrim Gashi (KF Liria)

Fatih Karahoda (KF Liria)

telegrafi sport app