Lirohet Noizy: Një keqkuptim i rëndë, mama ia dola

Rap-artisti i njohur, Noizy, pak ditë më parë u arrestua në aeroportin e Cyrihut.
Ai siç shihet u lirua nga paraburgimi dhe ka reaguar menjëherë me një postim në rrjete sociale.
Këngëtari shqiptar u kërkoi ndjesë fansave të tij në Zvicër, të cilëve iu desh të përballen me mungesën e tij në koncertin e së shtunës.
Postimi i plotë i Noizyt (pa ndërhyrje):
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora 4.
Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane.
Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.
Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”. /Telegrafi/




























































