Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendim që të gjitha mallrat që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë para datës 21 nëntor 2018, kur edhe është marrë vendimi për ngritjen e taksës në 100 për qind, të lirohen nga kjo taksë.
Në këtë takim është miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/76 të datës 21.11.2018, me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që janë importuar deri me datë 21.11 2018 dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar (depo doganore, import të përkohshëm, përpunim nën kontroll doganor dhe përpunimi i brendshëm) me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë.
“Sipas raportit nga Dogana e Kosovës, prej datës 21.11.2018, mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja nuk janë lejuar të futen në Depo Doganore për pezullim të taksave, përveç brendeve. Ndërsa pas Vendimit numër 06/82 datë 28.12.2018 kjo ndalesë vlen edhe për brendet ndërkombëtare. Me datë 12, 13 dhe 14 dhjetor nga ana e zyrtarëve doganorë janë kontrolluar fizikisht mbi 95 për qind të të gjitha këtyre produkteve dhe ka konstatuar se të njëjtat janë të disponueshme tek subjektet afariste, pra janë të magazinuara në Depo Doganore. Këto mallra kanë afat qëndrimi në Depo Doganore 1 vit nga data e futjes në depo”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.
Sipas kriterit të licencimit për depo doganore, Qeveria thotë se është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze