LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i plazheve publike, policia aksion në Durrës dhe Himarë

Lirimi i plazheve publike, policia aksion në Durrës dhe Himarë

Policia ka vazhduar aksionin e saj për lirimin e plazheve publike.

Si rezultat i operacionit policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.


Njoftimi

Himarë-Durrës

Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.

• Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.
• Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.
• Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

• Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.
• Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.
• Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.
Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.
Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori