LAJMI I FUNDIT:

Liridon Leci konfirmon largimin nga Drita me një dedikim për tifozët

Liridon Leci konfirmon largimin nga Drita me një dedikim për tifozët
(Foto: Facebook/Liridon Leci)

Mbrojtësi 35 vjeçar, Liridon Leci, ka njoftuar se nuk është më pjesë e Dritës, ndërkohë që ka bërë një dedikim për tifozët e skuadrës që e fitoi titullin e Kosovës.

“Në fillim dua të falënderoj presidentët Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli dhe njerëzit e tjerë përreth që ishin në fillim të një̈ projekti, falë të cilëve sot Drita dhe Intelektualët janë̈ në maje të futbollit kosovar”.

“Mbi të gjitha dua t’i falënderoj secilin tifoz intelektual, pa të cilët Drita nuk do të kishte shkëlqimin që ka sot, dua t’i falënderoj sepse e kanë vlerësuar çdo sakrificë dhe mund e djerse që e kam dhënë për klubin e tyre të zemrës”.


“Kur kam ardhur te Drita kam ardhur për një Drite evropiane, ku për tre vite u shpallëm dy herë kampion, një herë Superkupën, pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe shumë rekorde të thyera në futbollin kosovar”.

“Përkundër këtyre sukseseve dhe kontributit të vazhdueshëm që e dhashë për Dritën, në këmbim fitova ‘respektin’ nga disa njerëz që Liridon Leci të suspendohet dhe nuk i vazhdohet kontrata nga klubi bardhekaltër”.

“Klubi nuk më ka mua më si një futbollist të tyre… por e ka një tifoz më shumë, falë respektit që ma dhanë ata tifozë. Mirupafshim”, shkruan në postimin e plotë të Lecit në Facebook.

Publikimit të tij ia ka shoqëruar disa imazhe nga festa e Dritës kur u shpall kampion i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori