Marcello Lippi nuk mendon se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka rënë nga forma e tij.

Ish-klubi i strategut italian, Juventus, do ndeshet me Balugranët në Camp Nou dhe ai e ka komentuar ndeshjen gjatë një interviste për Premium Sport.


“A ka rënë Messi nga forma? Sa herë që i shikoj rezultatet e Barcelonës, shoh gola dhe asistime nga Messi”.

“Nuk mendoj se ai ka rënë, por ka rënë nga forma pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës”.

“Rënia është më shumë në fazën e mbrojtjes dhe kjo ndikon në të gjithë skuadrën”, është shprehur Lippi. /Telegrafi/

telegrafi sport app