LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi shënoi një gol mahnitës nga distanca ndaj Nashville

Lionel Messi shënoi një gol mahnitës nga distanca ndaj Nashville

Lionel Messi ka shënuar një gol mahnitës për Inter Miamin mëngjesin e sotëm (e premte) kundër Nashville SC  në ndeshjen e parë të 1/8-tës së në Kupën e Kampionëve së CONCACAF.

Inter Miami ka barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë ndaj Nashville SC të zhvilluar në ‘Geodis Park’.

Më meritori për këtë barazim të klubit nga Florida, padyshim se ishte ylli argjentinas, Messi.


Pas një disavantazhi prej 2-0, Messi mori në dorë frenat e Inter Miamit duke ngushtuar rezultatin në minutën e 52-të.

Ylli argjentinas shënoi një gol mahnitës nga distanca, ku fillimisht mori mirë një top nga Luis Suarez përpara se të godas me mjeshtëri me këmbën e tij të majtë të preferuar.

Në fund të ndeshjes apo më saktë në minutat shtesë ishte Suarez, i cili shënoi me kokë për rezultat përfundimtar 2-2.

Ndryshe, Inter Miami mposhti Nashville me penallti sezonin e kaluar për të fituar Kupën e Ligës pas ardhjes së Messit, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori