Lohan, e cila kishte pasur një romancë me aktorin 37-vjeçar kur ata kishin xhiruar filmin “Chapter 27” në vitin 2007, i është ‘afruar’ atij sërish gjatë një ndeje të hënën në New York.

“Jared erdhi rreth tavolinës së Lindsay për ta marrë atë, pastaj ata shkuan në një zonë pritave së bashku. Atje Jared e mbështeti Lindsayn në murr dhe të dy duheshin duke flirtuar. Ai fliste në veshin e saj, dhe trupat e tyre ishin shumë afër njëri-tjetrit”, ka thënë burimi.