LAJMI I FUNDIT:

​Limaj thotë se Nismës iu bashkuan 189 studentë

​Limaj thotë se Nismës iu bashkuan 189 studentë

Nismës Socialdemokrate ka vazhduar takimet në promovimin e anëtarëve të rinj, që i janë bashkuar këtij subjekti politik. Pas aderimeve në disa degë të vendit, Nismës sot i janë bashkuar rreth 189 studentë të profileve të ndryshme.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke u dëshiruar mirëseardhje të rinjve në Nismë, u shpreh se beson që sot janë më të fuqishëm si subjekt politik.

Ai u tha studentëve se në jetë mund të mbërrijnë objektivat vetëm ata njerëz që kanë ëndrra të mëdha, pasi siç tha ai, “një njeri që nuk ka ëndrra, është problem me arrit objektivin që dëshiron”.


Limaj u kërkoi të rinjve që të jenë aktiv, që të kenë zë, të kenë ide dhe ato ide t’i shfaqin, mos të mbeten vetëm ide të pa realizuara, pasi siç tha “ka dhjetëra ide që vdesin, pasi mbesin të izoluara në arkivat mendore të individëve”.

“Organizimet politike kanë këtë ide, bashkohen individët, bashkohen mendjet e ndritura dhe dalëngadalë e përpunon idenë dhe del si zë i fuqishëm i një organizimi, i një subjekti të organizuar dhe nuk del individualisht, sepse ka kush e mbron. Ose pjesë e idesë tende bëhen qindra e mijëra njerëz, që e përqafojnë, që e duan idenë për të cilën po flasim”, tha Limaj dhe shtoi se rruga më e lehtë është të mos bëhet asgjë, por siç tha ai, individët që nuk bëjnë asgjë, në fund kanë vetëm një emër “asgjë”, sepse nuk kanë qenë të gatshëm të marrin përsipër sfidat dhe të përballën me to.

Lideri i Nismës ka thënë se dëshiron që djemtë dhe vajzat të kenë hapësire dhe të tregojnë që në Kosovë ka mundësi me ndërtuar një subjekt politik, i cili ofron dhe respekton diversitetet politik dhe krijon ura bashkëpunimi mes subjekteve për interes nacional. Ai ka pohuar Nisma se refuzon logjiken e përplasjeve e sharjeve, të cilat dëmtojnë vendin.

“Ne nuk duam aso vote. Ne duam mendimin tuaj dhe bashkë të mundohemi idetë tona t’i kthejmë në vendime për vendin. Këtë sallë ka ambasadore, ministra, presidentë, gjyqtarë, drejtues të agjensioneve të ndryshme dhe jam i bindur që ardhmja e këtij vendi është i sigurt, sepse aktivizimi juaj tregon që Kosova po zgjodhët dhe rinia po bëhet aktive”, ka përfunduar Limaj.

Kryetari i rinisë së Nismës, Xhemajl Hazizi tha se sot është një ditë e rëndësishme për Nismën Socialdemokrate pasi përmes këtij takimi, po vazhdojnë rrugën e fuqizimit të zërit rinor.

“Sot rinia jonë është ndër tri shtyllat, mbi të cilat qëndron partia jonë politike, ndërsa aktivizimi i juaj sot madhështon familjen tonë politike. Rinia e Nismës çdo ditë e më shumë po rritet. Trupa jonë rinore po vazhdon fuqizimin e përditshëm në secilin qytet, duke qenë rinia më aktive në terren. Për neve është nder që ju kemi sot, ndërsa ju duhet të jeni krenar për zgjedhjen që e keni bërë, për të qenë pjesë e familjes suaj politike”, tha Hazizi.

Në emër të studenteve të cilët aderuan, foli Fadvere Jonuzaj, studente e fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, e cila tha se ndihet e nderuar që është pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Ajo pohoi se si një studente e re e UP-së ka ardhur në përfundim se Nisma është i vetmi subjekt që i kushton rëndësi të veçantë rinisë, pasi krijon hapësire për gjenerata të reja.

“Nisma Socialdemokrate e sheh të nevojshme përkrahjen e rinisë, sepse pikërisht ata janë katalizatorët që e përbëjnë demokracinë e vërtetë. Është subjekti i vetëm politik në Kosovë, që i kushton rëndësi të veçantë rinisë në pjekurinë politike. Nisma Socialdemokrate krijon hapësirë për gjeneratat e reja. Këtë e dëshmon dhënia e përgjegjësive të rinjve nga niveli lokal, deri tek ai shtetëror”, tha ajo/kp/Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori