Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje serioze që për herë të parë faktori politik të bashkohet dhe të ndërtohet një konsensus sa më i gjerë në dialog.
Limaj tha se prej fillimit përpjekja e kësaj Qeverie ka qenë t’i jepet mundësi konsensusit. Ai shtoi se ideja dhe detyra e të gjithëve është ta kthejë në binarë këtë proces. Limaj deklaroi se Kosova nuk është në presion të kohës, por është në presion të arritjes së një marrëveshjeje të mirë.
“Kjo marrëveshje që siguron paqe dhe siguri. Paqja në regjion është në përgjegjësi të gjithëve. Nga eksperienca jonë politikë çdo dialog ka tituj. Konferenca e Rambujesë ka pasur titull. Brukseli ka pasur titull dialog për normalizim të marrëdhënieve. Tash titulli duhet të jetë dialogu për njohje të Kosovës. Ne shkojmë për njohje asgjë tjetër”, ka thënë Limaj në një konferencë të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me titull “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Më tutje ai ka thënë se nëse Serbia nuk është e gatshme të futet në dialog për njohje, atëherë Kosova mund të presë.
Limaj thotë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes dy vendeve për sa kohë që nuk ka njohje reciproke.
“Forcat politike në Kosovë duhet t’i lënë mënjanë interesat partiake, por të bëhen bashkë. Si delegacion shtetëror e kemi bërë një dokument i cili ka marrë mbështetje nga krerët e institucioneve. Kuvendi tash e ka në dorë dhe të vendos në mënyre që të kemi një zë. Ne jemi të gatshëm për dialog. Ajo që humbë Kosova është me ikë nga tavolina”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka thënë se njohja nga ana e Serbisë lehtëson dhe mundëson në realizimin e të gjitha marrëveshjeve që janë në interes të dy vendeve.
“Kosova nuk do të pranojë me asnjë çmim të rrënojë dhe negociojë sovranitetin e vendit. Kushdo që pret një gjë të tillë, pret gabim”, ka përfunduar Limaj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale