Lily Allen u shfaq me një pamje të guximshme në festën e lansimit të revistës EE72 në New York.

Këngëtarja 40-vjeçare zgjodhi reçipeta dhe pantallona të shkurta, të kombinuara me geta të zeza, duke debutuar gjithashtu një prerje të re flokësh kaçurrela.


Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë të zezë, ndërsa ekspozoi rezultatet e operacionit të fundit në gjoks, shkruan DailyMail.


Ndërkohë, modelja Lila Moss, 22 vjeçe dhe vajza e supermodeles Kate Moss, zgjodhi një fustan elegant të zi me prerje të thella, ku gjoksi anësor e bëri pamjen e saj edhe më tërheqëse.

Lila ishte një nga të ftuarat për të festuar projektin e ri të Edward Enninful, ish-kryeredaktor i British Vogue, i cili tani është bashkëthemelues dhe drejtor krijues i EE72.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtari Sam Smith, që u shfaq i veshur me stil në shoqërinë e partnerit të tij, stilistit Christian Cowan.

Lily Allen, e cila vitin e kaluar u nda nga aktori David Harbour, ka folur së fundmi hapur për ndërhyrjen estetike, duke e cilësuar “të jashtëzakonshme”.

Ajo ka pranuar se, megjithëse ndihet e kënaqur me rezultatin, ndonjëherë i duket sikur ka një kontrast mes gjoksit të ri dhe tipareve të saj 40-vjeçare.

Këngëtarja ka shtuar me humor se mund të mendojë edhe për një ndërhyrje tjetër estetike në të ardhmen. /Telegrafi/