Reperi i njohur Lil Bin sot (e enjte) ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

“N’mahallë tone” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Tekstin e ka shkruar vet artisti, teksa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Dionis Dobruna.

Screenshot 21 1 Lil Bin (Foto: YouTube)

Videon e veçantë të kësaj kënge e kanë realizuar Gëzim Hysenaj dhe Visar Dërmaku.

Projektin njëherësh mund ta gjeni të plotë në YouTube dhe reagimet e para të admiruesve të muzikës së tij ishin mjaft pozitive.

Lin Bin përndryshe si emër i ri në skenë po pëlqehet mjaft shumë në zhanrin e tij muzikor. /Telegrafi/