Nëse jeni ende duke u marrë me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, ndoshta “është koha për të menduar për diçka tjetër”.
Bëhet fjalë për Linë e majmunëve për të cilën thuhet se tanimë ka rreth 100 raste të konfirmuara në disa vende në botë – si në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, duke ngritur frikën se virusi mund të jetë duke u përhapur.
Pra, çfarë po ndodh? A është koha për t’u shqetësuar apo po frikësohemi tepër pasi sapo kemi kaluar Covid-in?
Ende e parashikueshme
Le të jemi të qartë: ky nuk është një tjetër Covid-19 dhe nuk jemi disa ditë larg bllokimeve për të përmbajtur përhapjen e Lisë së majmunëve.
Megjithatë, ky është një shpërthim i pazakontë dhe i paprecedentë i lisë së majmunit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Madje, edhe shkencëtarët e specializuar në këtë sëmundje i ka zënë në befasi të plotë dhe është gjithmonë një shqetësim kur një virus ndryshon sjelljen e tij.
Sidoqoftë, deri më tani, Lija e majmunëve po konsiderohet mjaft e parashikueshme.
Siç thuhet më tej, “shtëpia natyrore” e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se janë brejtës dhe jo majmunë.
Kështu, dikush në pyjet tropikale të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore bie në kontakt me një krijesë të infektuar dhe virusi kalon nëpër specie.
Pra, supozohet që shpërthimet priren të jenë të vogla dhe të “digjen” vetë.
Por kjo nuk është më kështu.
Për herë të parë virusi është gjetur te njerëzit pa lidhje të qartë me Afrikën Perëndimore dhe Qendrore; Nuk është e qartë se nga kush po e marrin njerëzit; Lija e majmunëve po përhapet gjatë aktiviteteve seksuale dhe shumë prej të prekurve janë të rinj homoseksualë dhe biseksualë.
“Ne jemi në një situatë shumë të re, kjo është një surprizë dhe një shqetësim”, ka vlerësuar Prof. Sir. Peter Horby, drejtor i Institutit të Shkencave Pandemike në Universitetin e Oksfordit.
Ndërsa ai thotë se kjo nuk është “Covid-Dy”, ai tha “ne duhet të veprojmë” për të parandaluar përhapjen e virusit pasi kjo është “diçka që ne vërtet duam ta shmangim”.
E Dr. Hugh Adler, i cili ka trajtuar pacientët me Linë e majmunit, pajtohet: “Nuk është një model që e kemi parë më parë – kjo është një befasi”.
Pra, çfarë po ndodh?
Sipas shkrimit në fjalë, ne e dimë se ky shpërthim është i ndryshëm, por nuk e dimë pse.
Ka dy opsione të gjera – virusi ka ndryshuar ose i njëjti virus i vjetër është gjetur në vendin e duhur në kohën e duhur “për të lulëzuar”.
Ai thuhet se është një virus i ADN-së, kështu që nuk ndryshon aq shpejt sa Covid-19 ose gripi. Në këtë drejtim, analiza gjenetike shumë e hershme sugjeron se rastet aktuale janë shumë të lidhura me format e virusit të parë në vitin 2018 dhe 2019.
Andaj, ndonëse është shumë herët për të qenë të sigurt, por për momentin nuk ka asnjë provë se ky është një variant i ri mutant në lojë.
Por “ne gjithmonë mendonim se Ebola ishte e lehtë për t’u frenuar, derisa nuk ishte kështu”, ka paralajmëruar Prof. Adam Kucharski, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.
Siç vë në pah shkrimi i BBC, përcjell Telegrafi, vaksinimet masive të Lisë në të kaluarën do t’u kishin dhënë brezave të vjetër njëfarë mbrojtjeje kundër Lisë së majmunëve.
“Ndoshta po transmetohet në mënyrë më efektive sesa në epokën e lisë, por ne nuk po shohim asgjë që sugjeron se mund të jetë i shfrenuar”, tha Dr Adler, i cili ende pret që ky shpërthim të “digjet” vetë.
Dhe të kuptuarit se si filloi ky shpërthim do të ndihmojë në parashikimin e asaj që do të ndodhë më pas.
Sido që të jetë, ne mund të presim që të vazhdojmë të hasim në më shumë raste.
“Unë nuk mendoj se publiku i gjerë duhet të shqetësohet në këtë fazë, por unë nuk mendoj se ne i kemi zbuluar të gjitha dhe ne nuk e kemi kontrollin e kësaj”, mendon Prof. Jimmy Whitworth.
Por lajmi i mirë është se nuk jemi në të njëjtën situatë siç ishim me Covid-in.
Lija e majmunëve është një virus i njohur dhe jo një i ri, dhe ne tashmë kemi vaksina dhe trajtime.
Ai është kryesisht i butë, megjithëse mund të jetë më i rrezikshëm tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar.
Por ajo përhapet më ngadalë se COVID-19 dhe skuqja e veçantë dhe e dhimbshme e bën më të vështirë të largohet sesa një kollë.
Kjo e bën më të lehtë punën e gjetjes së njerëzve që mund të kenë qenë të infektuar dhe vaksinimin e atyre që rrezikojnë të preken nga ai.
Megjithatë, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar se “ndërsa po hyjmë në sezonin e verës… me tubime masive, festivale dhe festa, jam i shqetësuar se transmetimi mund të përshpejtohet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

"Hëna e përgjakur" shfaqet në qiell - publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës