LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri për trashëgiminë nuk i zgjidh problemet e vjetra (Video)

Ligji i ri për trashëgiminë nuk i zgjidh problemet e vjetra (Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin që tregoi për dështimin e institucioneve të vendit që të garantojnë bazë ligjore të mirëfilltë që do mundësonte barazi në çështjet e trashëgimisë.

Siç tregon hulumtimi, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Trashëgiminë ka mbetur me disa nene të vjetra të cilat u kanë shkaktuar shumë probleme qytetarëve të vendit.

Rasti më i njohur, ai i Shyrete Berishës nga Suhareka, të cilës gjatë luftë i janë vrarë burri dhe fëmijët, nuk do gjejë zgjidhje as me ligjin e ri, pasi neni 13 i ligjit nuk është draftuar fare.


Poashtu emisioni i sontëm transmetoi edhe deklaratat e atyre që në vazhdimësi e kanë ngritur zërin se ligji për trashëgiminë duhet ndryshuar, pasi që ligji aktual pamundëson barazi në mes të grave dhe burrave në trashëgim.

Në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë, Labinot Leposhtica, koordinator i Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova, ka folur për detajet se çka u ndryshua, e çka jo në draftin e ri të Ligjit për Trashëgiminë.

“projketligji ka ofruar ndryshime shumë kozmetike të cilat në esencë nuk e prekin problemin nuk e trajtojnë problematikën e shfaqur. Madje nëse e përmendim rastin që tashmë është sinonim i grave që kanë problem me pronësi, rastin e Shyrete Berishës, mundemi me thënë lirisht se këtë problem ky projektligj nuk e ka trajtuar fare dhe e ka shmangur në tërësi”, ka thënë Leposhtica.

Sipas tij, ndryshimet që janë propozuar me këtë projektligj kryesisht kanë të bëjnë me shkurtimin e kohëzgjatjes për njohjen e bashkëjetesës dhe të drejtën e tyre në trashëgimi.

“Periudha është shkurtuar nga 10 vjet në pesë, ndërsa në rastin kur bashkëshortët jashtë martesorë kanë fëmijë periudha është shkurtuar ne tre vjet. Mirëpo te çështja e përfaqësimit të bashkëshortit pasjetues në të drejtën trashëgimore nuk është trajtuar fare”, ka deklaruar koordinatori i Zyrës Ligjore të BIRN-it dhe Internews Kosovës, Labinot Leposhtica.

Ai ka thënë se shumë probleme që i kanë hasur në terren hulumtuesit e BIRN-it dhe për të cilat kanë dhënë rekomandime, përkundër vullnetit të disa anëtarëve të Komisionit për Legjislacion nuk janë pjesë e ligjit të ri, pasi që sponsorisuesit i Ministria e Drejtësisë nuk i ka dërguar fare për draftim në Kuvend.

https://www.youtube.com/watch?v=WPgyD6Wczjg

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori