Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro doli të sqaronte përpara gazetarëve miratimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili sipas opozitës është korruptiv, në funksion të disa njerëzve pranë qeverisë dhe që parashikon 14 investime strategjike në këto zona.
Ministrja sqaroi se ligji i ri është një kërkesë e bashkive, i konsultuar gjerësisht me shoqërinë civile dhe se ka vija të kuqe që nuk mund të shkelen.
“Kjo është një kërkesë e shumë kryetarësh bashkish që kërkojnë një tjetër bashkëpunim. Kjo ka nisur muaj më parë. Ka pasur konsultime publike dhe kemi pasur takime me përfaqësues të shoqërisë civile. Dua të kujtoj shembullin pjekurinë për lumin e Vjosës, i cili u shpall park kombëtar, i pari i një lumi të egër. Kjo mazhorancë ka vullnetin që votoi në dhjetor një ligj që anëtarëson Shqipërinë në organizatën e konservimit të natyrës. Qeveria është marrë gjatë më draft/ligjin që janë disa linja të kuqe që nuk duhet të preken. Nuk duhen prekur direktivat e BE”, tha Kumbaro.
Më tej, ministrja shtoi se Shqipëria sot ka më shumë se 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe se banorët brenda tyre kanë të drejtën e zhvillimit brenda ligjeve. Kombaro mohoi se do të ketë një resort në Parkun e Divjakës.
“Në 2021, Shqipëria kishte 17% të territorit zonë të mbrojtur dhe tani kemi më shumë se 21%. Nuk është e lehtë për një vend si Shqipëria për të pasur 1/5 e territorit zonë të mbrojtur. Nuk ka asnjë projekt për një resort në parkun e Divjakës. Janë lajme të pavërteta. Me BE dhe partnerët jemi në komunikim për të shpjeguar se nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Do të ketë rregulla më të qarta. Nuk mund të ketë të njëjta rregulla si në lagunë apo mal. Ka njerëz në këto zona që nuk mund të bëjnë shtesa në banesë apo të ndërtojë agroturizme. Vetëm në nënzonat ku lejohen aktivitetet turistike, brenda kritereve strikte do të jenë të mundura të zhvillohen me filtra striktë. Vullneti i kësaj qeverie për të mbrojtur zonat e mbrojtura është në nivelin më të lartë” përfundoi Ministrja.
Më herët, deputetja demokrate Jorida Tabaku paralajmëroi se Shqipëria shumë shpejt pritet të marrë një notë protestë nga Bashkimi Europian në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura, të cilin mazhoranca e miratoi në seancën e fundit të Kuvendit, vetëm me votat e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti "fut në sherr" Duda Baljen e Emilija Rexhepin

Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte

Dështimi i dytë për konstituimin e Kuvendit, analistët paralajmërojnë skenarin e bllokimit total

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident komunikacioni në Tërstenik të Drenasit

Haradinaj me akuza ndaj LVV-së: Siç duket po rrëshqasim drejt një grushti shteti

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura