Shoqëria Cilivile po konsideron që 20 vjet pas luftës është i nevojshëm një ligj për pastërtinë e figurave të cilat kanë punuar sistemin e ish-Jugosllavisë apo i njohur si Ligji për Lustrim.
Por, problematike mbetet mungesën e arkivave të cilat gjinden në Serbi, e që do ta vështirësonte mbledhjen e informacioneve të atyre që kanë punuar kundër interesave të shqiptarëve apo të tjerëve në ish-Jugosllavi.
Arton Demhasaj, nga organizata “ÇOHU”, shprehet se tashmë është koha që të fillohet me iniciativën e hartimit të bazës ligjore për Ligjin për Lustrim.
“Pasi që tash kemi hyrë në dekadën e dytë të pasluftës, mendoj që është koha të fillohet me iniciativën e hartimit të një baze ligjore për pastërtinë e figurave të tilla dhe Kosova tash duhet të fillojë të hartojë ligjin, e që pas hartimit të ligjit atëherë të filloj implementimi i tij dhe të bëhet një lloj verifikimi i gjithë personave që kanë punuar në sistemin e kaluar komunist dhe të shkohet deri në çfarë faze kanë qenë të involvuar në atë sistem dhe ndikimi potencial negativ i tyre që mundet me ekzistuar në demokracinë që e kemi, është koha e duhur”, tha ai për Ekonomia Online.
Por, Demhasaj e sheh si sfidë mungesën e arkivave zyrtare të cilat gjenden në Serbi.
Por Sipas tij, nëse hartohet baza ligjore mund të kërkohet nga mekanizma të ndryshëm që të sillen në Kosovë këto dokumente.
“Në mungesë të arkivave zyrtare dhe dokumenteve zyrtare që njëmend të verifikohet secila figurë që hynë në një proces të tillë atëherë mund të ketë telashe deri sa nuk ka dokumente të tilla zyrtare”.
“Por nëse hartohet baza ligjore mund të kërkohet edhe përmes mekanizmave të ndryshme të bashkëpunimit të kërkohet nga Serbia që t’i kemi ato arkiva edhe që çdo verifikim që bëhet në bazë të arkivave zyrtare e jo në bazë të dokumenteve që mund të jenë të pavërteta”.
Mënyra e duhur për të pasur një proces të drejtë dhe të mirë përfaqësuar të të gjitha partive në këtë proces dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për tu ikur etiketimeve, Demhasaj thotë se ky proces duhet të krijojë mekanizmat nga Kuvendi.
“Për shkak të ndjeshmërisë mendoj që mënyra më e mirë për me i krijuar mekanizmat për verifikim duhet të jetë Kuvendi i Kosovës për shkak se aty janë të përfaqësuara të gjitha forcat politike, dhe në një mënyrë mund ta shmangin tendencën që një proces i tillë të etiketohet politikisht apo nga partitë të caktuara, për shkak se në Kuvend janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike aktuale dhe mendoj që mekanizmat duhet të shkojnë përmes Kuvendit për t’i ikur patriotizmit që mund t’i bëhet një procesi të tillë të rëndësishëm”.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj është poashtu i mendimit se duhet tashmë të iniciohen procedurat për hartimin e një projekt-ligji, i cili do të merrej me personat të cilët kanë punuar në sistemin komunist të ish-Jugosllavisë.
Edhe Miftaraj po e sheh problem çështjen e mungesës së arkivave zyrtare të cilat do të vështirësonin këtë proces.
“Institucionet të mos kenë obligime qoftë nga e kaluara qoftë të evitohet çfarëdo mundësie që të kemi shantazhe nga kushdo qoftë e më së paku nga Serbia do të ishte mirë që Kosova më në fund 20 vite pas luftës apo më shumë se 30 vite pas përfundimit të komunizmit në Kosovë ta marrë parasysh një Ligj të Lustrimit i cili ligj do të jepte informata për personat të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë punuar kundër interesave të popullit shqiptarë, flas para luftës e pas luftës kundër interesave të Republikës së Kosovës”.
“Kjo do të jetë një problem në vete, por veprimet pothuajse të gjithsecilit çoftë funksionarë coftë të atyre që kanë pasur pozita në ish-Jugosllavi, apo të cilët kanë pasur lidhje qoftë me regjimin diktatorial të Millosheviqit apo kanë pasur pozita edhe të cilët i kanë zbatuar politikat ligjet diskriminuese në atë kohë kundër popullatës shumicë shqiptare por edhe të komuniteteve tjera në Kosovë, sigurisht që do të kishin pastërtinë e duhur që edhe sot të kenë pozita udhëheqëse”.
Ai shprehet se ky projekt-ligj ligj mund të filloj qoftë nga Kuvendi apo Qeveria, dhe duhet të sigurohet që askush të mos diskriminohet apo të cenohen të drejtat e atyre që kalojnë përmes këtij procesi.
“Kjo mund të ndodhë qoftë nga Kuvendi qoftë nga Qeveria por kushdo që ta marr një iniciativë të tillë duhet të sigurohet që në radhë të parë të zbatohen standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të njeriut”.
“Ky proces nuk duhet të shfrytëzohet në asnjë mënyrë qoftë si luftë politike apo luftë e shtrigave kundër kujtdo qoftë, të gjithë personat duhet të kalojnë përmes këtij procesi, duhet të sigurohen që të drejtat e tyre do të respektohen dhe ky proces nuk duhet të konsiderohet si masë ndëshkuese”.
“Familjarët apo të gjithë ata persona kanë një të kaluar të tillë nuk mundet apo nuk duhet të kenë poste publike pasi që një masë e tillë nuk është kundër vet atyre, por si një statisfaksion për e viktimat e krimeve që kanë ndodhur qoftë në kohën e komunizmit apo në kohën kur këta persona thjeshtë e kanë keqpërdorur autoritetin e tyre”.
Ligjin për pastërtinë e figurave publike që kanë qenë pjesë e ish-sistemit të kaluar komunistë e kanë implementuar edhe vendet e rajonit të cilat kanë kaluar në të tilla regjime tilla të tranzicionit në shoqëri demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025