Frika nga përhapja e coronavirusit nëpër burgje, ka detyruar autoritetet në shtete të ndryshme të botës, të lirojnë një numër të të burgosurve, edhe pse në disa raste, me masa të ndryshme kufizimesh.
Autoritetet e Kosovës nuk bëjnë përjashtim, të paktën në raport me planet e veprimit, në rast se paraqiten raste të COVID-19 nëpër qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë, se ajo personalisht është në favor të një vendimi të mundshëm, që të burgosurit të lirohen përkohësisht nga burgjet. Megjithatë, ajo thotë se një vendim i këtillë, u takon gjykatave.
Që prej shpërthimit të pandemisë, Haxhiu tha se ministria që ajo drejton ka kërkuar nga gjykatat që të pezullojnë përkohësisht dënimet për personat, të cilët janë gjetur të fajshëm, e për të cilët ende nuk është shqiptuar masa e dënimit.
Kërkesë të ngjashme, thotë ajo, ka pasur edhe për ata persona, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, e të cilët janë në burg.
“Mendoj se gjykatat duhet ta kenë, si të themi, ndjeshmërinë në ketë drejtim, sepse askush nuk po flet për lirimin e tyre nga vuajtja e dënimit, por për pezullim të përkohshëm. Dhe këta persona, pasi të kalojë kjo periudhë e ndjeshme, duhet të detyrohen të kthehen në qendrat korrektuese”, tha ajo.
Mbi 1,700 të paraburgosur e të dënuar janë në burgjet e Kosovës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Skender Çoçaj tha për Radion Evropa e Lirë, se Këshilli dhe gjykatat duhet të veprojnë, duke respektuar ligjet.
Po, çka nëse ligjet nuk parashohin situata të këtilla?
“Aty ku vlerësojmë se ka bazë ligjore, besoj se do të lirohen, mirëpo, Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat nuk e kanë të drejtën me ligj, që të marrin një vendim të caktuar dhe të lirojnë një masë njerëzish nga burgu apo paraburgu. Nuk kemi të drejtë dhe nuk na lejon ligji të veprojmë ndryshe”, tha Çoçaj.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim më Këshillin Gjyqësor dhe gjykatat, duhet të marrin vendime, në raport me rrethanat e reja që mund të vijnë si rezultat i pandemisë në burgjet e Kosovës.
“Nëse do të kemi një përhapje të kësaj pandemie dhe mund të vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i personave të cilët gjenden në burgjet e Kosovës, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues, në bashkëpunim me kryetarët e Gjykatave Themelore respektive duhet të bëjnë një plan dhe të marrin vendime, të cilat mund të parandalojnë cenimin e shëndetit të burgosurve”, tha Miftaraj.
Miftaraj thotë se në rast se do të ketë vendime për lirimin e përkohshëm të personave të burgosur për shkak të COvid-19, duhet të jenë rastet për persona që nuk kanë kryer krime të renda.
“Po flas për ata persona që kanë bërë veprat penale që ndoshta janë me të lehta dhe që lirimi i tyre nuk e rrezikojnë jetën e të tjerëve në liri”, tha Miftaraj.
Shërbimi Korrektuesi i Kosovës tashmë ka një plan operativ “Corona-Virus”, sipas të cilit thuhet se realizon një sërë masash që kanë për synim parandalimin e pandemisë.
Autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë bërë të ditur se deri tani, në të gjitha burgjet, nuk ka asnjë rast të konstatuar me COVID-19 nga radhët e të burgosurve.
Testimin e tyre e ka realizuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një i vdekur me coronavirus.
Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht