Nga ushqimi i pëllumbave në Venecia te ngrënia e çamçakëzit në Singapor apo kumari në Indi, shumë turistë mund ta gjejnë veten në mes të telasheve, nëse nuk njohin mirë ligjet e vendeve që po vizitojnë.
Udhëtimi mund të jetë një përvojë shumë çliruese, por nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Turistët shpesh e gjejnë veten në mes të presionit nga vendasit ose forcat e ligjit, për shkak se nuk njohin ligjet apo normat e tyre kulturore.
Kjo mund të jetë disi turpëruese, por më e keqja është se mund të jetë ilegale.
Ja disa ligje të çuditshme që duhet t’i ruheni:
Ushqimi i pëllumbave në Venecia
Dhënia e ushqimit pëllumbave në sheshin ‘San Marko’ në Venecia, mund të duket si një veprim i pafajshëm, por qyteti e ka të ndaluar ushqimin e popullatës masive të tyre. Disa persona ende i ushqejnë zogjtë, por praktika është e ndëshkueshme me një gjobë, meqë pëllumbat dëmtojnë statujat. Dikur një shesh ikonë pikërisht për këtë synim, turistëve tani u duhet të rrinë mënjanë dhe thjesht t’i vëzhgojnë.
Hedhja e biletës së metrosë në Paris dhe Madrid
Pasojat e hedhjes së biletës në disa qytete të mëdha për shkak të mosdijes, mund të jetë një shkelje ligji. Veçanërisht turistët që nuk flasin gjuhën dhe nuk lexojnë paralajmërimet, e gjejnë veten duke paguar gjoba për flakje të biletës, pasi kanë hyrë në metro, pa menduar se do t’i duhet në dalje.
Ngrënia e çamçakëzit
Për shkak të dënimit që shkaktohet në sistemin publik tranzit, Singapori e ka ndaluar çamçakëzin që prej vitit 1992. Ndërsa ju mund ta shikoni këtë si diçka jo të dëmshme, qeveria e Singaporit thotë se vendi shpenzoi 106,000 dollarë për pastrimin e çamçakëzëve. Nëse zbuloheni duke importuar apo duke shitur çamçakëz dënoheni me gjobë apo burg.
Revistat erotike dhe alkooli në Maldive
Një vend me parime islamike, ku shumë njerëz mendojnë se sjellja e materialit fetar jo-mysliman në vend si Bibla, është e ndaluar. Kjo nuk është e vërtetë. Vetëm ikonat fetare si statujat janë të ndaluara në dogana. Përveç kësaj, vendi ka ndaluar materialet pornografike dhe alkoolin.
Kumari në Indi
Ka një keqkuptim se luajtja me letra jashtë është e paligjshme në Indi. Kjo ndoshta vjen nga fakti se në shumicën e vendit, kumari është i ndaluar dhe luajtja me letra për para, mund të konsiderohet një formë e kumarit. Mund të luani letra, por sigurohuni që të mos vini para apo shpërblim për fitimtarin. Loja mund të shkaktojë një gjobë apo deri në tre muaj burg.
Drogat në Azinë Juglindore
Vendet aziatike juglindore si Bali, Malajzia, Singapori dhe Filipinet kanë ligje shumë të ashpra antidrogë. Kjo për shkak të trafikimit nga Trekëndëshi i Artë, një zonë në kufi me Tailandën, Laosin dhe Mianmarin që prodhojnë sasitë më të mëdha të drogave të paligjshme. Shpesh turistët bien viktimë e këtyre ligjeve.
Puthjet në Dubai dhe Abu Dabi
Turistët që vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të jenë në dijeni të ligjeve të vendit për hapësirat publike, të cilat janë të ndryshme nga ato perëndimore. Puthjet apo prekjet e njeriut tuaj të dashur në publik, mund t’ju çojnë në burg, ashtu si një çift britanik në vitin 2013, shkruan Shqip. Nuk përjashtohen gjobat, ndaj tregohuni të kujdesshëm në Dubai apo Abu Dabi.
Kamuflazhi në Barbados
Vetëm anëtarët e ushtrisë janë të lejuar të veshin kamuflazh në Barbados dhe kjo jo për faktin se nuk është në modë. Ndalimi i tyre u bë në vitet ’80 për të parandaluar imitimin e ushtarëve dhe plaçkitjen e njerëzve. Ky nuk është një problem i ditëve të sotme, por ligji mbetet dhe ata që e shkelin mund të gjobiten.
T’i dalësh kundër qeverisë kineze
Kina është një vend shumë i bukur me një histori fantastike dhe të pasur, por gjithashtu ka një qeveri që është tepër e ndryshme nga ato perëndimore. Një grup turistësh janë arrestuar së fundmi dhe më pas deportuar nga Kina, të akuzuar për lidhje terroriste. Nga ana tjetër turistët thanë se u arrestuan për shkak se ndoqën një dokumentar rreth Genghis Kahn, udhëheqësit mongol që pushtoi Kinën në vitin 1200. Policia i arrestoi ata për propagandë.
Zhveshja në Barcelonë
Ndonëse Barcelona ka dy plazhe nudistësh, qyteti në vetvete nuk është tepër tolerant për daljen gjysmë të zhveshur rrugëve të qytetit. Kështu, nëse mbani veshur rrobat e banjos në qytet, kjo është e paligjshme. Mund të merrni një gjobë, pasi vendasit e shohin si ofendim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli
Truku me ruleta që ju ndihmon të ruani nxehtësinë e të ulni faturat
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?