Liga Premier ka lëshuar një deklaratë në lidhje me vendimin e VAR-it për të mos përjashtuar James Tarkowskin e Evertonit për një ndërhyrje të ashpër ndaj Alexis Mac Allister gjatë derbit Merseyside kundër Liverpoolit.

Në fillim të pjesës së parë në Anfield, Tarkowski goditi Mac Allisterin, pasi rrëshqiti për të fituar topin nga argjentinasi.


Kishte shqetësim të menjëhershëm për Mac Allister - i cili ishte në gjendje të vazhdonte - përpara se vëmendja të kthehej shpejt drejt një kontrolli VAR.

Incidenti u pastrua dhe Tarkowski shpëtoi me një karton të verdhë.

Në një deklaratë, llogaria në Twitter e Match Center të Ligës Premier thuhej: "Vnedimi i gjyqtarit për karton të verdhë për një faull të pamatur nga Tarkowski u kontrollua nga VAR, me kontaktin në vijim pasi Tarkowski kishte luajtur topin që u konsiderua si i pamatur". /Telegrafi/

telegrafi sport app