LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kombeve: Kosova në Divizionin D, kurse Shqipëria në C

Liga e Kombeve: Kosova në Divizionin D, kurse Shqipëria në C

UEFA ka konfirmuar këtë të mërkurë katër ligat që do të nxjerrin pretendentët për Ligën e Kombeve, menjëherë pas përfundimit të kualifikueseve të zonës së Evropës për Botërorin “Rusi 2018”.

Ligën A marrin pjesë Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia dhe Holanda (që i merr vendin Uellsit).

Ekipet do të ndahen në katër grupe me nga tre skuadra, e fituesit e secilit grup do të përballen për fazën finale të Ligës së Kombeve, me gjysmëfinalet, “finalen e vogël” dhe finalen e madhe në qershor të vitit 2019, për të mësuar edhe fituesin e Ligës së Kombeve. Vendi organizator do të përcaktohet në dhjetor të vitit 2018, e do të jetë njëri prej skuadrave finaliste.


Katër ekipet që do të përfundojnë të fundit në grupe do të bien në Ligën B për edicionin e 2020-s, ndërsa katër ekipet e renditura më lart, të cilat nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë në “play off”-in e marsit të 2020-s për të përcaktuar të kualifikuarin në finale.

Liga B përbëhet nga Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnje-Hercegovina, Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia.

Këtu, ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 3. Fituesit e grupeve do të ngjiten në Ligën A, ndërsa katër të fundit do të zbresin në Ligën C për kompeticionin e ardhshëm që do të luhet në 2020-n. Katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të zhvillojnë “play off”-in e marsit 2020 për të kualifikuarin në finale, transmeton TCh.

Ligën C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë gjithashtu edhe Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Ekipet këtu do të ndahen: Një grup me 3 skuadra dhe tre grupe me nga katër skuadra. Katër fituesit e grupeve do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e 2020-s. Ndërkohë, katër skuadrat e renditura më mirë por që nuk kualifikohen në “Euro 2020”, do të zhvillojnë “play off”-in për të diskutuar një kualifikues në finale.

Liga D dhe e fundit përbëhet nga Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari.

Ekipet këtu do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra. Fituesit do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-s, ndërsa katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë “play off”-in për një vend në finale.

Por si do të përcaktohen ndarjet? 55 kombëtaret pjesëmarrëse do të ndahen sipas pozicioneve të tyre në renditjen e UEFA-s, pas përfundimit të kualifikueseve për Botërorin 2018 (pra renditja e 11 tetorit 2017, pa përfshirë rezultatet e “play off”-eve).

Liga A përfshin 12 skuadrat më të mira, 12 të tjerat në Ligën B, 15 të radhës në Ligën C dhe 16 të mbeturat në Ligën D.

Faza e grupeve do të nisë me shortin e 24 janarit 2018 në Lozanë të Zvicrës. Ndeshjet e para do të luhen nga 6-8 shtator 2018, ndeshjet e dyta nga 9-11 shtator 2018, të tretat nga 11-13 tetor 2018, ndeshjet e katërta nga 14-16 tetor 2018, të pestat në 15-17 nëntori dhe të fundit më 18-20 nëntor.

Shorti i finaleve do të hidhet në fillim të dhjetorit 2018 dhe finalet do të zhvillohen nga 5-9 qershori 2019.

Shortet e “play off”-eve  të Euro 2020 do të hidhen më 22 nëntor 2019, ndërsa ndeshjet do të luhen nga 26-31 marsi 2020.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të bien në të njëjtin grup, sikurse edhe Armenia me Azerbajxhanin.

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori