LAJMI I FUNDIT:

Lidhja me Unitedin, De Jong: Preferoj qëndrimin te Barca

Lidhja me Unitedin, De Jong: Preferoj qëndrimin te Barca
(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Frenkie de Jong ka reaguar në lidhje me raportimet që e lidhin me një transferim te Manchester Unitedi duke thënë se preferon qëndrimin te Barcelona.

Holandezi kaloi në Camp Nou në vitin 2019 nga Ajaxi (për afro 76.5 milionë euro) dhe është bërë anëtar i rregullt në skuadër duke regjistruar 139 paraqitje në të gjitha garat që atëherë.

Ai ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2026, mirëpo është raportuar se katalunasit mund të detyrohen ta shesin për të zvogëluar listën e pagave.


(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Unitedi është i interesuar që t’i ofrojë kontratë mesfushorit, i cili ka fituar vetëm një trofe (Kupën e Mbretit) gjatë kohës sa po luan te Barcelona.

Man Utd informon De Jongun se do të fitojë më shumë se Ronaldo nëse transferohet në Old Trafford
Lexo po ashtu Man Utd informon De Jongun se do të fitojë më shumë se Ronaldo nëse transferohet në Old Trafford

I pyetur në lidhje me këtë interesim, De Jong ka thënë për ESPN: “Preferoj qëndrimin te Barcelona. Barcelona është klubi im i ëndrrave që nga fëmijëria. E kam thënë edhe këtë”.

“Asnjëherë nuk jam penduar për zgjedhjen time, edhe pse kam shpresuar të fitoj më shumë trofe në krahasim me ato që kam arritur deri më tani”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori