Të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë të vetmuara. Në një farë pike të jetës ngelen vetëm. Më parë ishte çifti, tani është boshllëku. Ndoshta ndonjë histori ose vazhdohet të rrihet së bashku pa dëshirë të madhe. Raporti tërhiqet zvarrë.
Faji i kohës në të cilën jetojmë? Faji i femrave? Të jetë një problem stresi? Po ju a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse dini se ç’të bëni? Po sikur të jetë sjellja juaj ajo që duhet ndryshuar e para?
Fituese ose të lira
E pakënaqura e përjetshme, e paparashikueshmja, martirja, prishësja e festave. Apo e kundërta, mikesha, bashkëpunëtorja, pra ajo me këmbët në tokë që ka pushuar së besuari në princin e kaltër.
Sipas psikologeve amerikane femrat ndahen në dy kategori: ato që i duan burrat dhe ato që i lënë. Pjesa më e madhe e marrëdhënieve vdes pa e kuptuar akoma partnerët, por cilësia e një marrëdhënieje nuk varet nga fati.
Njohja e pikave të dobëta reciproke është hapi i parë për të ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partneret nuk janë të hapur për të pranuar ndryshimet mes tyre. Ja tipat klasike dhe e kundërta e tyre, pra objektivi që duhet të arrijnë.
E pakënaqura e përjetshme
Në marrëdhënie është e pasigurt. Arritur në të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një familje, fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh gjithmonë. Sapo një shpresë transformohet në zhgënjim, në vend që të konkludojmë se ndoshta veprimet tona ishin të ekzagjeruaka, e vëmë gishtin në dobësitë e partnerit. T
ë nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetëm, është një sjellje tipike e asaj që ka tendencë t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale.
E kundërta e saj. Është femra që pranon dobësitë e partnerit, ajo që është e aftë të respektoje ritmet pa idenë që perfeksionimi bën pjesë tek dashuria, transmeton Telegrafi.
E paparashikueshmja
Joshëse, e pavarur, e suksesshme. Ka pasur shumë histori, por kurrë definitive. Forca e saj e bën tërheqëse, por shumë siguri shkurajon ata që e duan. Për tu mbrojtur nga zhgënjimet ka mësuar të klasifikojë problemet duke kultivuar perfeksionin. Në marrëdhënie është e paparashikueshme. Fytyra e saj prej femre të sigurt në vetvete shpesh ftoh pasionin.
E rëndësishme është që edhe në shtrat të arrijë në një farë mënyre të evitojë intimitetin. Pika e saj e dobët është pikërisht kjo. Ajo ka frikë të afrohet tepër se mos zbulon anët e saj të dobëta. Siguria fsheh një det me dyshime.
E kundërta e saj. Është konfidentja, ajo që gjen kohën për të dëgjuar të tjerët, për të ndarë emocionet e saj më intime, sepse ajo beson tek të tjerët.
Martirja
Sakrifica është gjithçka për të. Dikush bën diçka të këndshme për të? Në rastin më të parë ajo tenton “t’ia lajë borxhin”, madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh një dëshirë? Që nga ajo ditë për të bëhet një detyrë. Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër… Shumë përkushtim e mërzit partnerin. Në fund të fundit e gjithë kjo nuk është tjetër veçse kërcënimi i atij që ndjehet në borxh me dashurinë
dhe vë në dyshim faktin e të qenit i pranuar. Në praktikë përdorin një strategji të aftë për të frymëzuar mirësi dhe dashuri.
E kundërta e saj. Të japë në proporcion të drejtë me atë që merr, për të mbajtur të paprekur edhe në dashuri dinjitetin e saj dhe respektin për tjetrin. Ajo nuk i kërkon vlerat e vetes jashtë saj.
Prishësja e festave
Për të çdo gjë është e gabuar. Ai shkon të luaje letra me miqtë? E bën për ta evituar. E fton në shtëpi për të parë një ndeshje në Tv? Është një egoist. Ajo ankohet për faktin që nuk është në qendër të vëmendjes dhe e bën gjithnjë me faj partnerin.
Pasiguria e saj e shtyn të kërkojë ta dominojë. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet në familje, më pas me miqtë dhe së fundi me partnerin. Mekanizëm i personave që megjithëse kanë një koncept të lartë për vetveten është i paaftë të kontrollojë realitetin dhe bën kaprico duke i shkarkuar tek të tjerët pasiguritë e saj. Të lidhë marrëveshje për të është e pamundur.
E kundërta e saj. Toleranca e shoqëruar me mirëkuptimin dhe nga pak kompromis. Çfarëdo problemi qoftë, e rëndësishme është që të sforcohemi e të kuptojmë dobësitë tona para se ato të bëhen patologji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova