LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e veçantë emocionale e Taulantit me shqiponjën

Lidhja e veçantë emocionale e Taulantit me shqiponjën

Si fëmijë, kishte pasur një dashuri të veçantë ndaj shpendëve. E këtë dashuri, më së miri është duke e praktikuar tani.

Ka pesë muaj që në oborrin e tij mban një shqiponjë, i cili ka një lidhje të madhe më të.

Është ky Taulant Berisha nga fshati Lipovec i Komunës së Gjakovës, i cili ka thënë se afërsia që ka krijuar me shqiponjën, është e pashpjegueshme.


“Shpendët i kam dashur qysh në fëmijëri. Por lidhjen me shpendët grabitqare e bëra pasi fillova të mësoj dhe të di pak më shumë rreth tyre. I pashë disa video si trajnohen shqiponjat dhe më pas krijuam edhe një grup në Kosovë. Ne synojmë që këtë ta bëjmë si sport të njohur në Kosovë dhe duam ta japim mesazhin se nuk i keqtrajtojmë ato”, tregon Taulant Berisha.

Shpendët kërkojnë një kujdes të madh, e sidomos shqiponja. Përveç që duhet të kujdesesh çdo ditë për të, duhet  t’i falësh edhe shumë dashuri.

“Lidhja me këtë shpend është shumë e madhe pasi e konsideroj pjesëtarë të familjes. Nuk mund ta kalojë ditën së paku gjysmë ore me të që t’i ofrojë kujdes”, deklaroi Taulant Berisha, përcjell Telegrafi.

Shqiponjën  duhet ta ushqesh edhe me orar, në mënyrë që ajo mos të kalojë peshën e duhur.

Taulanti këtë shqiponjë e ka trajnuar aq mirë, saqë ai beson që më nuk do ta tradhtojë atë.

“Fillova me trajnimin e saj me thirrje, ku pas çdo thirrje shqiponja duhet të përgjigjet. Duhet shumë punë dhe disiplinë maksimale në mënyrë që ajo ta kuptojë se nuk do t’i bësh asnjë dëmtim. Pas disa ditëve trajnim kjo më është përgjigjur në thirrje. Kjo nënkupton që ajo ka krijuar lidhje me ty dhe nuk do të largohet”, tregon më tej Taulanti.

Shqiponja shumëngjyrëshe është bërë shumë e rëndësishme për Taulantin, i cili ka thënë se nuk mund ta kalojë ditën pa e parë atë./RTV Dukagjini/Telegrafi/