Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit ka kërkuar nxjerrjen e një Ligji të veçantë apo Ligji special me të cilin do të shpalleshin të pavlefshme ligjet dhe aktet e tjera nënligjore të periudhës mars 1989 deri qershor 1999 që ka marrë Serbia për Kosovën.
Saktësisht kjo kërkesë e tyre, rrjedh si shqetësim për dy vendimet, gjegjësisht ai i vitit 1993 dhe ai i vitit 1997, me të cila vendime (akt falje) tokat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliri”, tjetërsohet dhe i falën Manastirit të Deçanit.
“Këto vendime që dalin nga koha e masave të dhunshme është paradoksale se si legalizohen dhe fuqizohen nga ana e organeve të drejtësisë së vendit tonë, respektivisht siç jeni në dijen edhe Ju por edhe i gjithë opinioni i gjerë, se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi, në mbledhjen e saj të datës 21 maj të vitit 2016, ka marrë vendimin me anë të Akt gjykimit nr. ref. AGj9 43/16, që pronat dhe Ndërmarrjet ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ ia fal Manastirit të Deçanit dhe me këtë akt, Gjykata Kushtetuese e drejtuar nga Arta Rama-Hajziri, ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviçit dhe ka shkelur rend aktin me të lartë juridik të vendit tonë, pra Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën dërguar Osmanit.
Ndër të tjera, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan thotë se përmes këtij Ligji special institucionet e Kosovës nuk do të sfidoheshin nga ligjet e kohës së Millosheviçit.
“Me këtë ligj të veçante apo ligj special, që do të nxjerrtë Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të kryeni një akt aq sa patriotik por edhe tepër burrnorë, ngase institucionet e vendit respektivisht ato të drejtësisë nuk do të sfidoheshin nga ligjet e kohës së Millosheviçit”, thuhet në letër.
Letra e plotë:
E nderuara kryetare Osmani,
Që në fillim të kësaj letre, ju lutemi që të pranonin përshëndetje me të sinqerta të strukturave drejtuese, duke filluar nga kryetrari, kryesia dhe anëtaret e Kuvendit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Po ashtu, nëpërmjet kësaj letre, kemi nderin dhe privilegjin e veçantë të ju urojmë përmarrjen e detyrës së kryetares se Kuvendit të Republikës së Kosovës, organit më të lartë legjislativ në vendin tonë. Detyrat e kryetares së Kuvendit, është privilegj i veçantë dhe natyrisht detyrë dhe obligim për të i shërbye demokracie në vendin tonë, sepse tashme vendi ynë ka hyrë në dekadën e trete të jetës pluraliste dhe demokratike.
E nderuara kryetare Osmani, siç dihet edhe në opinion, që nga dhjetori i vitit 2012, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, bashkë më të gjitha strukturat e saja, është vu në kundërshtim të zbatimit të ligjeve, akteve nënligjore dhe vendimeve të kohës së masave të dhunshme, respektivisht të kohës së viteve 1990-1999, kohë kur regjimi famëkeq i diktatorit të fundit të Evropës, Sllobodan Millosheviçit, ndërmori një seri masa kundër Kosovës, e në veçanti neve na shqetësojnë dy vendimet, gjegjësisht ai i vitit 1993 dhe ai i vitit 1997, me të cila vendime (akt falje) tokat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliri”, tjetërsohet dhe i falën Manastirit të Deçanit.
Këto vendime që dalin nga koha e masave të dhunshme, është paradoksale se si legalizohen dhe fuqizohen nga ana e organeve të drejtësisë së vendit tonë, respektivisht siç jeni në dijen edhe Ju por edhe i gjithë opinioni i gjerë, se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi, në mbledhjen e saj të datës 21 maj të vitit 2016, ka marrë vendimin me anë të Akt gjykimit nr. ref. AGj9 43/16, që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” ia fal Manastirit të Deçanit dhe me këtë akt, Gjykata Kushtetuese e drejtuar nga Arta Rama-Hajziri, ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviçit dhe ka shkelur rend aktin me të lartë juridik të vendit tonë, pra Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye ne kemi kërkuar disa herë dorëheqjen e kryetares Rama-Hajrizi, por e cila as që ka dashur të dëgjoi dhe mbi të gjithë ajo është dashur të jap dorëheqje si akt moral i gabimit të saj profesional dhe deformimit të kushtetutshmërisë se Kosovës, kur dihet se sistemi i ynë apo shteti i jonë është ndërtuar me shumë mund dhe sakrifice, kjo falë angazhimit të shumë e shumë gjeneratave të cilat janë flijuar, e kulmi i gjitha sakrificave tonë është lëvizja e viteve ’90 e prirë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova dhe lufta çlirimtare e drejtuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovë, ushtri kjo e dal nga thellësia e shpirtit të shqiptarëve të Kosovës.
Për ne si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, vendimi i Gjykatë Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.ref. AGJ 943/16 i datës 21 maj 2016, është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm, ngase me këtë vendim prekte thellë kushtetutshmëria e vendit tonë dhe çka është edhe me e rëndësishme me këtë vendim legalizohen vendimet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit dhe preket interesi i përgjithshëm u qytetarëve të vendit e posaçërisht i atyre të Deçanit. Thënë shkurt, vendimi për të i fal pronat Manastirit të Deçanit, është vendim tepër i keq, dhe vendim anti kombëtar ngase vendim i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës, ka vu një precedent të rrezikshëm në vendin tonë.
Këtu kërkohet tepër maturi, sepse asnjë institucion i vendit tonë nuk ka guxuar as nuk guxon që të marr vendime me porosi, ashtu siç ka marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me 21 maj 2016 e drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi. E nderuara kryetare Osmani, ne, asnjë here që nga dhjetori i vitit 2012, nuk kemi ndejtur duar kryq, dhe gjithë here jemi mundura që më forcat tona të e themi të vërtetët rreth pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” si dhe rreth të shkuarjes gjegjësisht historisë së Manastirit të Deçanit. Ne, që nga viti 2012, kemi kërkuar nga kryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë sa me parë një Ligj të veçante apo Ligj special me të cilin do të i shpallnin ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore të periudhës mars 1989 deri qershor 1999 që i ka marrë Serbia për Kosovën, të shpallën nullë dhe të pazbatueshme në ter territorin e Republikës së Kosovës.
Me këtë ligj të veçante apo ligj special, që do të nxjerrtë Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të kryeni një akt aq sa patriotik por edhe tepër burrnor, ngase institucionet e vendit respektivisht ato të drejtësisë nuk do të sfidoheshin nga ligjet e kohës së Millosheviçit. E nderuara kryetare Osmani, presim nga ana e juaj që kërkesa e jonë do të has në mirëkuptimin tuaj. Jemi optimist se ju do të lëvizni në këtë drejtim. Duke ju uruar punë të mbarë, mbesim me shprese që së shpejtim të kemi edhe një takim zyrtarë ku do të mund të flasim me në detaje rreth idesë për nxjerrjen e Ligjit të veçantë apo Ligjit special, ngase kërkesat tona të përsëritura vit pas viti, tek ish drejtuesit e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për nxjerrën e këtij ligji kanë hasur në vesh të shurdhër. Punë të mbarë dhe suksese në kryerjen e detyrës së kryetares se Kuvendit të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj