Na pret një ditë e bukur me ndeshje Superligën e futbollit të Kosovës, me xhiron e 10 që hapet sot me tri takime që zhvillohen në Gjilan, Suharekë e Kastriot.

Ndeshja më interesante e ditës zhvillohet mes dy skuadrave që pretendojnë Evropën, Gjilanit dhe Feronikelit.


Duelin e parë të këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave, ekipi nga Drenasi e kishte fituar thellë, 4:0, për çka gjilanasit do të mundohen sot të “hakmerren”.

Bedri Greca3

Ndërkohë lideri i klasifikimit, Ballkani, do të jetë sërish vendës, teksa sot ballafaqohet me ekipin e fundit në tabelë, Besën.

Papuqi

Dueli tjetër luhet në stadiumin “Agron Rama” të Kastriotit, ku njëra-tjetrën e sfidojnë Arbëria dhe Trepça ’89.

Gjyqtar kryesor në Gjilan do të jetë Selim Isufi, në Kastriot është Besfort Kasumi, ndërsa në në Suharekë,  Erdal Zasella.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:30.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Gjilani – Feronikeli
Gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Imran Kabashi, Dardan Caka.

13:30 Ballkani – Besa
Gjyqtarë: Erdall Zasella, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Alban Shala.

13:30 Arbëria – Trepça ’89
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Genc Nuza. /Telegrafi/

telegrafi sport app