LAJMI I FUNDIT:

Lideri i Hezbollahut: Trump ka të drejtë, SHBA-të e themeluan ISIS-in

Lideri i Hezbollahut: Trump ka të drejtë, SHBA-të e themeluan ISIS-in

Lider i grupit militant shiit Hezbollah në Liban, Sheik Hassan Nasrallah, ka thënë se është e vërtetë deklarata e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, se administrata amerikane e ka themeluar ISIS-in, raporton AP.

Nasrallah, në një tubim në jug të Libanit, ka thënë se deklarata e Trumpit është e bazuar në fakte dhe dokumente.

Trump insiston se Obama është themelues i ISIS-it
Lexo po ashtu Trump insiston se Obama është themelues i ISIS-it

Lideri i Hebollahut, i cili ka dërguar mijëra luftëtarë në Siri, për ta ndihmuar presidentin sirian Bashar Al-Assad, kaherë ka thënë se SHBA-të kanë ndihmuar në formimin e grupit të ekstremistëve islamik dhe kanë përkrahur zhvillimin e tij në mënyrë që të destabilizohet Lindja e Afërt, raporton AP, transmeton Telegrafi.


Agjencia amerikane e lajmeve thotë se në këtë mënyrë Trump gjeti të paktën një përkrahës në akuzat e tij ndaj presidentit amerikan Barack Obama, se ai e ka “themeluar” organizatën xhihadiste ISIS.

Ndërsa, të premten, Trump ka përsëritur se ishte “sarkastik” kur Obaman e ka quajtur “themelues” të Shtetit Islamik, por ka shtuar se nuk ishte “krejt sarkastik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Kalo në kategori