Liderët shtetërorë të Republikës së Kosovës si dhe ata të partive politike kanë përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Holokaustit.
Presidentja Vjosa Osmani të premten ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.
Osmani ka thënë se kjo ditë shërben si një kujtesë e mizorive të kryera gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë dhe shërben si një thirrje për veprim për të gjithë ne për të kujtuar dhe nderuar viktimat e Holokaustit.
“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë mizoritë e së kaluarës dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe racizmit, sot dhe çdo ditë”, ka thënë Presidentja Osmani.
“Është e rëndësishme që t’i kujtojmë edhe veprimet e shqiptarëve gjatë Holokaustit, të cilët mirëpritën refugjatët hebrenj me krahë hapur, duke dëshmuar dhembshurinë dhe humanizmin. Kjo shërben si një kujtesë për fuqinë e mirësisë përballë së keqes”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë së Holokausti dhe krimet e kësaj lufte, i dhanë forcë dhe njohje ndërkombëtare konceptit “gjenocid”.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ShBA-ja dhe vendet e NATO-s që bombarduan Jugosllavinë më 1999, ndaluan thellimin e gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë, siç tha ai mësim ky i nxjerr nga Holokausti.
“Duke nxjerrë mësime edhe nga Holokausti, ShBA-ja dhe vendet e NATO-s që bombarduan Jugosllavinë më 1999, ndaluan thellimin e gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë. Atë kohë edhe Izraeli priti dhe strehoi disa dhjetëra refugjatë shqiptarë nga Kosova. 20 vite më pas, Izraeli njohu shtetin e Republikës së Kosovës. Duke i përkujtuar gjithherë, populli dhe institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë asnjëherë viktimat e Holokaustit, të asaj kohe kur duke strehuar dhe shpëtuar hebrenjtë e ikur, shqiptarët dhanë provën e tyre tashmë të njohur botërisht, si njerëz fisnikë mes kombesh”, ka shkruar Kurti mes tjerash në Facebook.
Ndërsa, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Holokausti do të mbahet mend përgjithmonë si një nga momentet më të errëta në historinë e njerëzimit.
Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se: “Gjenocidi i planifikuar dhe realizuar me gjakftohtësi gjatë viteve 1941-45 është kujtesë e pasojave shkatërruese që sjell urrejtja. Sot, si një popull që ndajmë bashkë historinë tragjike nga tendencat e shfarosjes, i bashkohemi botës së lirë në thirrjen e përhershme: Asnjëherë më”.
Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga parti Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë shkruar se Kosova e dinë çfarë do të thotë gjenocid.
“Ne e dimë më së miri çfarë do të thotë gjenocidi; plagët i kemi të hapura e kujtesën e freskët nga gjenocidi i kryer nga pushtuesi serb.
E gjithë bota demokratike, e gjithë bota humane, pavarësisht nacionalitetit duhet përulur dhe kujtuar me nderim miliona jetë të humbura, të pafajshëm e të pambrojtur”, kanë shkruar nga LDK. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi